Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përmbysur së bashku me një fadromë, duke përfunduar në mes të rrugës dhe duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Nga të dhënat e para dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit.
Në vendngjarje po mbërrijnë shërbimet e emergjencës dhe efektivët e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Informacioni mbetet paraprak dhe pritet të ketë të dhëna të tjera në vijim.
j.l./ dita
