Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq, ku një 43 vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka goditur makina nga pas.
Sipas të dhënave, mësohet se 43-vjeçari kishte ndaluar makinën dhe po nxirrte rroba nga bagazhi, por dyshohet se mjeti ka rrëshqitur dhe në tentativë për ta mbajtur nga pas, mjeti e ka zënë poshtë.
43-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.
j.l./ dita
