Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një satelit bërthamor rus mund të lëshohet brenda 60 ditësh? Ragimi i NATO-s dhe përgjigja e Kremlinit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Një satelit bërthamor rus mund të lëshohet brenda 60 ditësh? Ragimi i NATO-s dhe përgjigja e Kremlinit
BoteLajmi i fundit

Një satelit bërthamor rus mund të lëshohet brenda 60 ditësh? Ragimi i NATO-s dhe përgjigja e Kremlinit

Published: November 24, 2026
Shpërndaje

Raportimet e mediave gjermane (NDR, WDR dhe Süddeutsche Zeitung), të bazuara në burime të inteligjencës dhe ushtrisë, kanë ndezur alarmin mbi mundësinë që Rusia të lëshojë brenda 60 ditësh satelitin e quajtur “Sputnik-S”, të dyshuar si të pajisur me kokë bërthamore dhe të aftë të godasë apo të dëmtojë satelitë të komunikimit dhe vëzhgimit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca është e gatshme të mbrohet nga çdo kërcënim në hapësirë, pas raportimeve se Rusia po përgatitet të lëshojë një satelit të pajisur me armë bërthamore.

Sipas mediave gjermane, gjatë këtij muaji, vendet anëtare të NATO-s kanë shkëmbyer informacione të inteligjencës për mundësinë që Rusia ta lëshojë satelitin brenda 60 ditëve të ardhshme.

- Publicitet -

Nuk është e qartë se cili shtet i ka përgatitur raportet.

“Ne gjithmonë do të sigurohemi që të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, dhe kjo përfshin edhe sigurinë tonë në hapësirë”, tha Rutte gjatë një konference për media në Berlin.

Ai shtoi se NATO-ja ka disa mundësi reagimi dhe se aleanca do t’i rishikojë dhe përshtatë masat e mbrojtjes dhe të parandalimit sa herë që të jetë e nevojshme.

Televizionet gjermane NDR dhe WDR, si dhe gazeta Sueddeutsche Zeitung, duke cituar burime anonime ushtarake dhe të inteligjencës gjermane, raportuan se sateliti rus, i quajtur “Sputnik-S”, është i pajisur me një kokë bërthamore.

Sipas këtyre raportimeve, ai mund të përdoret për të penguar funksionimin ose për të shkatërruar satelitë të tjerë, përfshirë ata që shërbejnë për komunikim dhe vëzhgim.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili u paraqit në konferencën për media përkrah Ruttes, nuk i konfirmoi as nuk i mohoi raportimet.

Megjithatë, ai tha se ato “tregojnë nivelin e përshkallëzimit që Rusia duket se është e gatshme ta ndërmarrë”.

“Raportimet se Rusia po planifikon të vendosë armë bërthamore në hapësirë nuk janë të reja, por mbeten po aq tronditëse”, tha Merz.

Një zëdhënës i Qeverisë gjermane tha se autoritetet po i trajtojnë raportimet “shumë seriozisht”, por paralajmëroi kundër shqetësimit të tepruar për rreziqe hipotetike.

Rusia, ndërkaq, i hodhi poshtë pretendimet.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk i kishte parë raportimet e fundit, por se pretendimet e bazuara në burime të paidentifikuara “vështirë se meritojnë të merren seriozisht”.

Edhe Ambasada ruse në Berlin i cilësoi raportimet si “akuza të pabazuara” dhe pjesë të një “fushate propagandistike”.

Drejtori i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Josef Aschbacher, tha se vendosja e armëve bërthamore në hapësirë do të përbënte “skenarin më të keq të mundshëm”.

Rusia është nënshkruese e Traktatit të vitit 1967 për Hapësirën e Jashtme, i cili ndalon vendosjen e armëve të shkatërrimit në masë në orbitën e Tokës.

Megjithatë, shtete të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, kanë zhvilluar ose planifikojnë të zhvillojnë kapacitete të tjera ushtarake në hapësirë, përfshirë sisteme që mund të godasin satelitët kundërshtarë.

Satelitët luajnë rol kyç në komunikimet ushtarake, mbikëqyrjen dhe navigimin.

Në vitin 2024, Shtetet e Bashkuara pretenduan se Rusia po zhvillonte një armë kundër satelitëve, të pajisur me kokë bërthamore, që do të vendosej në hapësirë.

Moska i mohoi akuzat.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe transparent. Ne gjithmonë kemi qenë kategorikisht kundër vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë dhe vazhdojmë të jemi kundër”, deklaroi atëkohë presidenti rus, Vladimir Putin.

Në shtator të këtij viti, sekretari amerikan i Forcave Ajrore, Troy Meink, tha se SHBA-ja ka armë për kontrollin e hapësirës, tashmë të vendosura në orbitë, por nuk dha hollësi.

Pas kësaj deklarate, Kremlini përsëriti qëndrimin se hapësira “duhet të jetë e lirë nga çdo armë”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një satelit bërthamor rus mund të lëshohet brenda 60 ditësh? Ragimi i NATO-s dhe përgjigja e Kremlinit
  • Me armë dhe makinë të blinduar, tre ushtarakë dhe një civil ndalohen në Tiranë
  • Shkon në dy numri i viktimave nga ngjarja e rëndë kriminale në qytetin e Fierit
  • Afera e Porto Palermos, “lufta” pёr Muzeun e Luftës së Ftohtë
  • Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Durrësi harron tërmetin
  2. Nato on Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes hedhin poshtë raportimet se dronët që goditën anijen ruse në Libi u nisën nga Shqipëria
  3. abdiaga on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  4. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Afera e Porto Palermos, “lufta” pёr Muzeun e Luftës së Ftohtë
  5. labi vlonjati on Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?