Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksidentet në punë, 32 persona humbën jetën në 2022 (sektori më me rrezik)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Aksidentet në punë, 32 persona humbën jetën në 2022 (sektori më me rrezik)
KronikeKryesore

Aksidentet në punë, 32 persona humbën jetën në 2022 (sektori më me rrezik)

Published: March 23, 2023
Shpërndaje

Inspektorati Shtetëror i Punës ka kërkuar që të ketë vëmendje të shtuar sa i takon sektorit të shërbimit ‘delivery’ (shpërndarje) për shkak se punonjësit kryesisht motoristët janë ata që rrezikojnë më shumë jetën.

Ambienti i tyre i punës është rruga dhe rezultatet e vitit 2022 tregojnë se nga totali i aksidenteve të ndodhura në punë ato në rrugë zënë 32 për qind.

“Përqindjen më të lartë të aksidenteve me pasojë vdekje e zënë aksidentet rrugore të cilat zënë 32% të aksidenteve me pasojë vdekje në total. Bazuar në këtë analizë të aksidenteve me vdekje, duhet t’i kushtohet vëmendje e shtuar sektorit të shërbimeve delivery në raport me kryerjen dhe kontrollin e dokumentit të vlerësimit të riskut për profesionin “motorist”, pasi vendi i tij i punës është lëvizja në rrugë”, thuhet në raport.

- Publicitet -

Ndërkohë sa i takon aksidenteve në punë por pa pasojë vdekje janë disa sektorë që kanë përqindje të lartë të ndodhjes ku të paktën katër janë më tipikët.

Në vendin e parë klasifikohen ndërmarrjet prodhuese. “Duhet theksuar se në këto subjekte kanë ndodhur aksidente të lehta ose incidente dhe aksidente rrugore, e cila tregon për një rritje të ndërgjegjësimit të punëdhënësve për të deklaruar çdo aksident apo incident pranë ISHPSHSH-së”, thuhet në raport.

Aktivitete të tjera, ku këtu një përqindje të lartë(14,1% të totalit të aksidenteve) zënë aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur kryesisht në shërbimet delivery dhe gjatë rrugës nga shtëpia për në punë dhe anasjelltas.

Sipas raportit, një tjetër sektor është edhe ndërtimi, por krahasuar me vitet paraardhëse kemi ulje të numrit të aksidenteve në punë në këtë sektor dhe më pas miniera-kariera, aksidente të cilat kanë ndodhur në galeri, ku inspektimi në nëntokë nuk është kompetencë e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, por e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera (AKSEM). Megjithatë të gjitha rastet e aksidenteve në punë të ndodhura në miniera janë shoqëruar me inspektime për aksident në punë.

Gjatë vitit 2022 rezultojnë të aksidentuar 184 punëmarrës, nga të cilët 32 punëmarrës me pasojë fatale humbjen e jetës. Në vitin 2021 punëmarrësit me pasojë fatale humbjen e jetës ishin 31.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit
  • Kurti pas incidentit në Kuvend: Nëse gjuajtja me vezë është çmimi që duhet të paguaj për marrëveshjen, jam i lumtur ta bëj

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?