Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksidenti me Jet Ski në Durrës, e mbijetuara tregon detajet: Jeleku i shpëtimit s’na mbajti mbi ujë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aksidenti me Jet Ski në Durrës, e mbijetuara tregon detajet: Jeleku i shpëtimit s’na mbajti mbi ujë
AktualitetKronike

Aksidenti me Jet Ski në Durrës, e mbijetuara tregon detajet: Jeleku i shpëtimit s’na mbajti mbi ujë

Published: June 3, 2025
Shpërndaje

Dy turistët anglezë me origjinë ganeze, të cilët u përfshinë në një aksident me Jet Ski paraditen e së dielës tek Shkëmbi i Kavajës, hynë në thellësi, edhe pse nuk dinin not.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 34-vjeçari Sylvester Obeng, i cili ditën e ngjarjes kishte dalë në det së bashku me partneren e tij për të lundruar me një Jet Ski të marrë me qira, ndonëse nuk ishte i pajisur me patentë.

Në rrëfimin e saj, e mbijetuara Vera Baume ka deklaruar se ajo dhe partneri kanë rënë nga Jet Ski si pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe nuk janë përplasur.

- Publicitet -
Kanë rënë në det dhe, sipas saj, jeleku i shpëtimit nuk i ka mbajtur mbi ujë.
“Në orën 10:00 të së dielës, shkuam me disa shokë për të marrë motora uji. Personi që ishte aty na mësoi si t’i drejtonim. I dhamë lekët, morëm motorin dhe hymë në ujë. Përpara, na veshi me jelekë; më pas, hymë në ujë avash-avash, pasi nuk jemi specialistë. Kur shkuam larg, Sylvester-i i dha gaz dhe e ktheu motorin në mënyrë të menjëhershme. Aty u rrëzuam dhe ramë në ujë të dy. Nuk dinim not dhe po përpiqeshim të mbijetonim. Duke u përpjekur të mbijetonim, Sylvester-in nuk e mbajti mbi ujë jeleku, dhe unë, në mbijetesë e sipër, nuk e pashë më çfarë ndodhi me të,” tregoi e mbijetuara Vera Baume.

Pas këtij momenti, ndihma e parë u është dhënë nga policia kufitare, e cila rastësisht ka qenë duke patrulluar në zonën ku ndodhi ngjarja.

E mbijetuara tregon edhe momentin e mbërritjes së policisë kufitare dhe të skafit të subjektit që jepte Jet Ski me qira.

Vetë pronari i subjektit, Luiz Xhumari, ka deklaruar se ka bërë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë turistëve, por distanca e largët ku çifti anglez kishte lundruar e ka bërë të pamundur shpëtimin e 34-vjeçarit.Kur dy turistët u nxorën në breg, stafi i një autoambulance, që po i priste në kalatë, konstatoi se ai kishte humbur jetën.

Pas veprimeve hetimore, policia arrestoi pronarin e subjektit që lëshonte me qira mjetet lundruese, pasi rezultoi se u kishte dhënë Jet Ski-n turistëve, ndonëse ishin pa patentë.

Xhumari tha në polici se turistët i kishin dhënë një dokument të huaj si leje drejtimi dhe se kishte menduar që ishte patentë e rregullt për Jet Ski.

Gjithashtu, sipas policisë, ai duhet t’i kishte pajisur turistët edhe me skafandër mbrojtëse.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  • Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?