Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksidenti tragjik/ Shefi i trafikut të Tiranës tregon arsyen përse 20-vjeçari e kishte ende patentën, edhe pas 5 shkeljeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Aksidenti tragjik/ Shefi i trafikut të Tiranës tregon arsyen përse 20-vjeçari e kishte ende patentën, edhe pas 5 shkeljeve
Kronike

Aksidenti tragjik/ Shefi i trafikut të Tiranës tregon arsyen përse 20-vjeçari e kishte ende patentën, edhe pas 5 shkeljeve

Published: March 10, 2023
Shpërndaje

Shoferi i aksidentit tragjik te mbikalimi i TEG-ut, i ndjeri Klevis Ruçaj, nuk kishte kryer asnjë shkelje, në 5 të evidentuara, që ta çonte tek heqja e patentës, por ndëshkimet kanë qenë administrative me gjobë, për kundravajtje. Ndërsa ende ekspertiza po kryhen rreth ngjarjes, mbi të ka folur edhe shefi i trafikut të kryeqytetit, Taulant Gjoka, i cili shpejtësinë shumë të lartë e ka parë si shkak kryesor. Ruçaj në fakt kishte postuar disa herë video në median sociale Tik-Tok, ku shfaqej në timon me shpejtësi përtej çdo norme të qarkullimit rrugor. Përtej kësaj, ai kishte një vit që kishte marrë lejen e drejtimit dhe ishte ndëshkuar pesë herë nga Policia Rrugore, në një hark kohor prej vetëm pesë muajsh, nga shtatori deri në janar. Mbi këtë fakt, Gjoka parashtroi se gjithçka qëndron dhe se 20-vjeçari ishte ndëshkuar me masat administrative të parashikuara në ligj.

Por, në asnjë prej tyre nuk parashikohej pezullimi apo heqja e patentës. Ajo çfarë mbetet gjithsesi, është shqetësimi i radhës mes qytetarëve, për shoferët problematikë në akset rrugore dhe ngjarja e djeshme, e dëshmoi të gjithë këtë shqetësim.

Klevis Ruçaj, 20 vjeç, Erisilda Adedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, ishin viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e 9 marsit, te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë, në zonën e Saukut. Të plagosur mbetën edhe tre shtetas të tjerë, të cilëve mjeti tip “Audi” nën kontrollin e të riut, i erdhi nga lart dhe e goditi mbi kofano.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?