Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
AktualitetKronike

Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Published: November 3, 2026
Shpërndaje

Një grup organizatash të shoqërisë civile i kanë kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të bllokojë zbatimin e paketës së qeverisë kundër tubimeve, duke e cilësuar atë të paargumentuar dhe në cenim të lirive dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

Pesëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile në Shqipëri kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku shprehin shqetësim mbi paketën e re të akteve normative të miratuara nga Këshilli i Ministrave më 28 tetor 2026. Sipas organizatave, masat e reja, megjithëse synojnë luftën kundër dhunës gjatë protestave, rrezikojnë të kufizojnë ushtrimin e të drejtës së tubimit paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e lëvizjes.

Ndryshime ligjore kontraverse u ndërmorën nga qeveria pas një vale protestash të zhvilluara gjatë muajit tetor 2026, të cilat në disa raste u shoqëruan me episode tensioni e dhune. Lëvizja e qeverisë ka hapur menjëherë një debat të gjerë mbi ruajtjen e balancës mes rendit publik dhe të drejtave thelbësore demokratike.

- Publicitet -

Paketa e re qeveritare përfshin ndryshime në ligjin “Për tubimet”, krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik për personat e dyshuar për dhunë dhe një akt normativ për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga protestat. OJQ-të theksojnë se dhuna duhet dënuar e hetuar pavarësisht autorëve, por ngrenë shqetësimin e penalizimit të të gjithë protestuesve njëlloj.

“Veprimet e dhunshme të individëve të veçantë nuk mund të përdoren për të kufizuar në mënyrë të përgjithshme të drejtën e qytetarëve për tubim paqësor dhe as për të vendosur përgjegjësi kolektive ndaj pjesëmarrësve apo organizatorëve të protestave,” thuhet në deklaratë.

Një prej pikave më të debatuara të paketës është krijimi i regjistrit të posaçëm elektronik, i cili u jep mundësi autoriteteve t’u kufizojnë administrativisht daljen jashtë shtetit personave të referuar në polici, pa qenë e nevojshme një masë sigurie nga gjykata. Duke paralajmëruar mbi rreziqet e ndarjes së këtyre të dhënave me subjekte private dhe autoritete të huaja, organizatat nënvizojnë se “një person nuk duhet të përballet me kufizime të lirisë së lëvizjes apo pasoja në jetën private dhe profesionale vetëm sepse emri i tij figuron në një regjistër policor.”

Nënshkruesit theksojnë mungesën e argumentimit publik nga qeveria për kriterin e emergjencës kushtetuese dhe i bëjnë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të bllokojë këto masa. “Kuvendi ka detyrimin të ushtrojë kontroll real dhe efektiv mbi ekzistencën e kritereve kushtetuese, përmbajtjen dhe proporcionalitetin e masave, jo thjesht të formalizojë vendimmarrjen e ekzekutivit, në përputhje me parimin e ndarjes dhe ekuilibrimit të pushteteve dhe shtetin e së drejtës”.

Ata kërkojnë rishikimin e gjobave të larta financiare dhe të kompetencave të policisë, duke e përmbyllur reagimin me theksin tek detyrimet e autoriteteve. “Shteti ka detyrimin të ndalojë dhunën, jo të dekurajojë protestën”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, CRCA-ECPAT Shqipëri, Instituti i Studimeve Politike, Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), Rrjeti Erasmus Tirana, Albanian Center for Economic Research, All Green Centre, Lëvizja Europianë Shqipëri, Civil Rights Defenders, Res Publica, Partners Albania, Qendra ALTRI, Qëndresa Qytetare, Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” dhe Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
  • KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?
  • Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  • ​Tre skenarët e mundshëm: Si pritet të zbërthehen rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara
  • ​Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj: Nga beteja me kancerin, te drama personale e divorcit dhe aksidenti i fundit fatal

Komentet e Fundit

  1. Ish-naftetar on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  2. Luan Myrtaj on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  3. Fieri 11 on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  4. RROFTË QENDRESA !!! on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  5. Kokpalari 21 janarit on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?