Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA
AktualitetLajmi i fundit

Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA

Published: July 1, 2022
Shpërndaje

Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SFAB), një ekip të cilës do të mbështesë dhe këshillojë Batalionin e Dytë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në prani edhe të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim, u theksua rëndësia e ndërveprueshmërisë mes aleatëve të NATO-s në një terren të ri për sigurinë botërore.

Në fjalën e tij, ministri Peleshi vlerësoi mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA kanë dhënë për Forcat e Armatosura. “Ky grup-batalion është objektivi ynë kryesor në NATO dhe jemi duke punuar intensivisht për të bërë të mundur realizimin e të gjitha detyrimeve në këtë kuadër dhe padyshim asistenca e ekipit amerikan është e një rëndësie të veçantë. Jam i bindur që puna juaj do të japë frytet e saj dhe do të kurorëzohet me certifikimin e suksesshëm që kjo strukturë do t’i nënshtrohet gjatë muajit shtator të këtij viti“, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Duke theksuar vendimet tejet të rëndësishme që u morën në Samitin e NATO-s në Madrid si dhe miratimin e Konceptit të ri Strategjik të Aleancës, ministri Peleshi garantoi forcimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah aleatëve të saj ushtarakë. “Shqipëra, jo vetëm që do të vijojë të jetë pjesë e trupave në krahun lindor të Aleancës me prezencën tonë në Letoni, por do të shtojë kontributin edhe në Bullgari, në kuadër të grup-batalioneve të reja që do të krijohen në disa prej vendeve anëtare të Aleancës. Ne do të vijojmë të përmbushim me seriozitet dhe profesionalizëm detyrimet në Aleancë dhe detyra juaj, të nderuar ushtarakë është të shfrytëzoni në maksimum këtë mundësi që ju jepet për të rritur dhe më tej standardet operacionale në mënyrë që të jeni të ndërveprueshëm me homologët tuaj“, theksoi ministri Peleshi.

- Publicitet -

Në fjalën e saj, ambasadorja amerikane Yuri Kim e vlerësoi aktivizimin e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe të ndihmës së ushtrisë së SHBA si një hap të rëndësishëm për të çuar në lartësi të reja marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. “Është e rëndësishme që ju të përmbushni të gjitha objektivat tuaja që u diskutuan edhe në Samitin e NATO-s. Bota ka ndryshuar, ka sfida të reja, të cilat duhet të përmbushen. Çdo aleat duhet të jetë i gatshëm, i përgatitur dhe për këtë arsye jemi të kënaqur për forcën e sotme në mënyrë që të jemi të gatshëm, që NATO të jetë e gatshme. Nën drejtimin e ministrit Peleshi dhe gjeneral brigade Kingjit, forcat shqiiptare vazhdojnë të përmirësohen përmes modernizimit, zhvillimit të infrastrukturës dhe ndryshimeve strukturore që do të luajnë një rol të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, po për sigurinë rajonale dhe globale. Ndërveprueshmëria e alatëve të NATO-s është vendimtare”, vlerësoi ambasadorja Kim.

Në ceremoni morë pjesë edhe zv.Shefja Shtabit të Përgjthshëm të FA, gjeneralmajor Manushaqe Shehu dhe komandanti i Forcës Tokësore Arben Kingji.

Aktivizimi i ekipit të Brigadës së Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA në Shqipëri vjen pas aktivizimit në vendin tonë edhe të Shtabit të Përparuar të Forcave Speciale Amerikane në Europë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?