Ben Blushi ka reaguar pas deklaratës së vajzës së shkrimtarit Ismail Kadare, e cila tha se ai kishte sajuar një intervistë të babait të saj pa dijeninë e tij, ndërsa kishin zhvilluar një bisedë të rëndomtë private rastësisht në një kafene.
Në një reagim të bërë në Facebook, Blushi shkruan se ai e ka marrë në telefon Ismail Kadarenë dhe i ka thënë se “kam ndërmend të botoj bisedën që zhvilluam bashkë”, dhe se ai ishte gëzuar dhe kishte pranuar.
Reagimi i Blushit:
NJË PËRGJIGJE PËR VAJZËN E ISMAIL KADARESË
Vajza e Ismail Kadaresë ka bërë një reagim shumë të padenjë në adresën time, të cilit nuk do i përgjigjem siç e meriton, meqë është vajza e Ismail Kadaresë. Shkak i këtij reagimi, është një bisedë e imja me Ismailin, e cila është botuar.
Me Ismail Kadarenë nuk isha takuar asnjëherë deri në tetor të vitit të kaluar. Shumë njerëz, në disa raste miq të përbashkët, më sillnin herë pas here gjykime të Ismailit mbi librat e mi, por kjo nuk ishte një nxitje për ta takuar. Unë kisha mendimin tim për letërsine e tij dhe kjo më mjaftonte.
Ndoshta nuk do ishim takuar ndonjëherë, nëse vitin e kaluar Alda Bardhyli, një mikeshë e afërt e familjes Kadare, nuk do më kishte dërguar një mesazh ku thoshte: Beni a do të pish një kafe me Kadarenë? I thashë se atë ditë ishte e pamundur sepse po nisesha për varrimin e një njeriu të dashur, në Korçë. Një muaj më vonë, Alda më ftoi sërish për një kafe me Ismailin dhe i thashë se atë ditë duhet të shkoja në Shëngjin, për të fotografuar një basketbolliste afgane.
Me këmbënguljen e Aldës dhe sigurisht për kënaqësinë time, u takuam të tre, tetorin e vitit të kaluar. Në atë kohë, unë merresha shumë me fotografi, duke rendur nga veriu në jug, nëpër plazhe të boshatisura e nëpër provinca, për të kapur fytyra njerëzish të cilët në fakt më mësuan të fotografoj. Kur u mundësua ky takim, mendova se ja vlente ta kisha edhe Ismailin në katalogun tim të portreteve të cilat sot janë më shumë se 50 mijë.
Megjithëse nuk njiheshim, biseda jonë ishte aq e thjeshtë dhe spontane saqë, mendova ta shkruaj dhe ta botoj në librin tim 41 Sekrete, ku përveç Ismailit janë dhe 40 personazhe të tjerë disa të njohur, disa të panjohur dhe disa shumë të njohur sic ishte dhe rasti i Kadaresë.
Këtë plan, të cilin nuk e kisha, në fakt ma imponoi vetë Ismaili. Ai foli aq qetë, saqë mua më lindi dëshira për ta shkruar atë tekst në mënyrë artistike. Në këtë mënyrë, Ismail Kadare u bë pjesë e librit që u botua në nëntor.
Sidoqoftë, për të qenë i kujdesshëm deri në fund, para botimit të librit 41 Sekrete e kam marrë Ismail Kadarenë në telefon dhe i kam thënë se kam ndërmend të botoj bisedën që zhvilluam bashkë. Natyrisht i thashë, kam treguar gjërat e thjeshta për të cilat folëm, çfarë ha, sa fle,kur zgjohesh, a shef televizor, a lexon, a pi cigare, a i jep makinës, a ke ftohtë, si do doje ta kishte emrin, a je i vetmuar,a ke frikë të vdesësh etj. Ismaili u gëzua dhe më falendëroi.
Kur libri 41 Sekrete u botua, i dërgova një kopje edhe Ismail Kadaresë. Pasi lexoi pjesën e vet të titulluar, Ismail Kadare Pasdite, ai më mori në telefon dhë më falënderoi, duke më thënë se i kishte pëlqyer ai tekst.
Që nga dita që jemi njohur, flas me Ismailin në telefon dhe siç më merr edhe e marr sa herë mendoj se ky komunikim shumë i thjeshtë, nuk përbën asnjë angazhim për asnjërin, por është një mirësjellje reciproke.
Herën e fundit Ismaili më mori dhe më uroi Krishtlindjen, siç e urova unë përpara disa ditësh për ditëlindjen.
Kjo është historia ime me Ismail Kadarenë, për të cilin dikur kam menduar se është një shkrimtar i shkëlqyer, tani mendoj se është një shkrimtar shumë i mirë. Së fundi, kur e njoha, e simpatizova shumë edhe si njeri.
Meqë vajza e Ismail Kadaresë pretendon se unë nuk kam marrë pëlqimin e tij, duhet ti them se kjo është e pavërtetë çka vlen edhe për tekstin, i cili respekton në çdo gërmë gjishka që kemi biseduar unë, ai dhe Alda Bardhyli. Në këtë pikë, unë e mirëkuptoj vajzën, sepse natyrisht Ismaili nuk ka pse t’i tregojë asaj çfarë flet me mua, siç edhe nuk i tregoj vajzës sime çfarë flas me Ismailin.
Megjithatë nuk është kaq.
Ismail Kadare është jo rrallë, një temë bisede në rrethet që unë frekuentoj dhe prandaj kohët e fundit, nga njerëz që e takojnë, kisha dëgjuar se ai refuzon të bisedojë, se mbyllet dhe nuk flet për ditë të tëra me njeri, se bën sikur nuk njeh ata që takon, ose edhe nuk i njeh vërtet dhe se për shkak të perëndimit të moshës mund të mos jetë shumë i kthjellët.
Për hir të së vërtetës, kur e takova, nuk gjeta asnjë gjurmë përhumbjeje apo seniliteti gjatë gjithë kohës që qëndrova me të, por edhe më pas kur kemi komunikuar. Ismaili ishte plotësisht i qartë, lucid dhe i përqëndruar dhe nëse bënte sikur harronte apo nuk kuptonte gjë, kjo ishte një lojë e tij. Sipas meje një kapricio. Kjo është pikërisht ajo që kam shkruar dhe ky tekst ka vetëm këtë qëllim: të fotografojë një shkrimtar në pasditen e jetës së tij.
Nisur nga ky qëllim, nuk do kisha menduar kurrë se vajza e Ismail Kadaresë dhe rrethi i tij, do ishin përgjigjur kaq pa takt dhe në mënyrë agresive, fyese dhe ofenduese për mua siç natyrisht nuk kisha pritur të më falënderonin.
Por tani që lexoj çfarë kanë shkruar, që nga vajza e tij e para, kuptoj se unë dhe ata kemi një dallim të madh: ata mendojnë se Ismaili është i përhumbur, nuk është i kthjellët, nuk është fare lucid dhe për këtë shkak mendojnë se duhet mbrojtur dhe izoluar në mënyrë që bota mos njohë Ismailin që është, por atë që ka qenë.
Me shumë pakujdesi, duke menduar më shumë se si të më fyente mua dhe jo si të mbronte babain e saj, këtë gjë kishte pohuar vajza e Ismailit në ndërhyrjen e shëmtuar ndaj meje.
Ndërsa unë mendoj të kundërtën.
Ismail Kadare po luan me ata dhe ndoshta edhe me veten. Kështuqë çdo përpjekje për ta mbrojtur nga unë është e kotë. Siç është pa kuptim mbrojtja e Kadaresë nga Ismaili, edhe kur kjo vjen nga një vajzë e paedukuar siç është rasti i të bijës.
Lexova me vëmendje shkrimin e Ben Blushit me titull” Biseda ime me Kadarenë, i mban mend gratë, ka foto nudo “ në gazetën DITA datë 1 shkurt 2023. Sa i shkurtër, liliput, pinguin, më duket ky z.Beni , njësoj si muaji shkurt, që është vetëm i cunguar gjithnjë në raport më 11 muajt e tjerë, tre herë me 28 e një herë me 29 ditë! Ashtu edhe z. Beni para z. I. Kadare. Madje i shkurtër si rigoni para lisit!
Shkrimin e z.Ben Blushi, si një lexues i rregullt i gazetës DITA,e konsideroj një ndotje mediatike. Jo vetëm se autori është i përfolur për abuzime, por sepse guxon e shkruan “kodra pas bregut” për një shkrimtar e një nga personalitetet më të larta të letërsisë shqipe. Shkrimi i z. Beni, është me vlera shumë të pakta madje me antivlera të spikatura, siç janë ato broçkullat për kthimin e shqipes në gjuhë shtëpiake, të femrave nudo, e të tjera që më vjen rëndë t’i përmend.
Nuk bëhet kurrë shkrimtari I. Kadare që të stigmatizohet nga askush e ca më pak nga një farë z.Beni që e quan veten shumë të zgjuar.
Jam dakord me qendrimin e të bijës së Kadaresë, shkrimtarit të madh, vepra e të cilit është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe që i ka shtuar famën dhe lavdinë letërsisë shqipe. I bashkohem tërësisht edhe vlerësimeve që bën z.Mero Baze. Shtoj se z.Beni është vetprezantuar si një rigon i tharë pa aromë që kërkon t’i afrohet e t’i bëjë karshillëk lisit degëshumë e simbol i fortësisë.
Kadareja eshte nje kushuri i familjes se Enver Hoxhes nga Gjirokastra. Kjo eshte arsyeja pse Kadareja u be kaq i fameshem ne Shqiperi dhe pastaj edhe ne France. Enver Hoxha ishte nje sherbetor i elites se Londres pra Illuminatit qe sundon boten edhe prandaj u be Kadareja i fameshem ne France. Se ndryshe nuk behej dot i fameshem Kadareja ne France.
Or ti prej Ndroqi,
meso te shkruash njehere pa gabime.
Kur edhe ti te jesh botuar ne 45 gjuhe, atehere hajde na bej zhurme per endrren qe ke pare pasi ke kullotur lopen.
Shqiperi e gjore, paska qene e shkruar te pjellesh budallenj me shumice.
O “Tironci,, ! Shko pi noj boz misri mo lal e lyj ne mythen. E me që është dimër e ka ujë Lana, futja noj zhytje të mbledhës lakrat e kokës se të jan shkapërda.
Beno, po Mero Bazes si do i pergjigjesh?
260 milione leke ne muaj jane ca si shume per te te lene te qete. Nga dalin keto leke?
Me të vetmin që luajti Kadare, besoj, se është Karrabush Blushi i Pa Identitet.
Ky karrabushi Mediokër, që çoç e ditka veten, e pati një mundësi të Artë-Të kishte ca minuta me Kadarenë, dhe për faj të tij nuk arriti rë kishte As bisedë As Intervist e Aq më pak Dialog me Kadarenë.
Besoj se Kadare i Madh, duke nuhatur mediokritetin dhe ligësinë (që i burojnë nga origjina e fshehur e Blushit), nuk ja dha këtë mundësi.
Kadare i Madh, Autori i shum kryeveprave , përfshi edhe Dialog me Alain Bosque, e trajtoi blushin si një rrugaç ordiner, nuk i dha asgjë që të ngelej. Ai thjesht e pati blushin për origjinën.
Këtë tallje të Kadaresë nuk u kupton As Blushi, As Mero Baze e As e bija e Kadares.
Blushit, kullotësin e plehrave të inceneratorëve si thotë Mero, Kadareja i la vetëm plehrat, asgjë më shumë.
Mendoj se ajo gruaja e zezë me mbiemër Bardhyli, nuk duhet të lejohet afër Kadares.
Ismaili Kadare, nepermjet Aldes se Famshme dhe te Mirnjohur Bardhyli, kishte kohe qe lobonte dhe donte te takonte te Madhin Ben Blushi!!
Pas disa perpjekjeve te deshtuara te Ismailit, si rezultat i refuzimit te Bilushit per tu takuar dhe Agjendes se ngjeshur te tij me Fotografimet ne Hukrahine e Drenove, ata u takuan nje fund tetori.
Blushi, mosperfilles si te gjith Gjenite e Lojit dhe Sojit te tije, zhvilloi nje bisede ordinere me Ismailin, te cilin e dinte dicka por nuk qenka ndonje gje e madhe.
Ismaili, pas takimit me te madhin blushi, u shpreh se kjo ishte ngjarja me e madhe ne jeten e tij. Per me teper, Ismaili tha se ndihej edhe me i lumtur qe do te perfshihej ne Botimin e librit te Blushit ne gjuhen Vllahe.
P.S Bravo dhe ju te Dites qe i lejoni hapsire nje shkrimi te tille, ku ish nenpunesi blushi na tregon se sa shume eshte perpjekur Ismail Kadare te Takohet me benin.
Eshte e kuptueshme qe ai nuk paska asnje lloj turpi ne kete pis berje te Kadarese, Po ju a keni ndopak Etik Gazetarie???
Duam nje interviste me ze te Kadarese per te verifikuar ose hedhur poshte fjalet e Blushit.
O ti Lala i Lushnjes. Ti nuk e paske marr vesh akoma qe te gjithe keta politikanet si Rama, Nano, Berisha, Meta i kane vene Ilir Hoxha e Sokol Hoxha (djemte e Enverit) ne politike edhe i komandojne ata per te zbatuar lojen e teatrit politike te elites se Londres pra Illuminatit ne Shqiperi me urdhrat qe sjell Sorosi se Sorosi eshte vetem nje lajmetar.
Ku banojne Ilir Hoxha e Sokol Hoxha? Pse nuk flitet per ata neper televizione e gazeta?
me nje fjale, vajzes se malos nuk i plasi bytha per ismailin e sotem por te dikurshmin, 40. 50 vjecar te shkathet, vrapues ….ah moj vajze, pleqeria, pleqeria ste do biri as dhe bija.
PO ME MBUSHET ME SHUME MENDJA SE NE SHQIPERI KANE MBETUR VETEM MASKAREBJ DHE PANSIONISTE DHE NJE NGA KETA ESHTE Blushi i cili”me talentin e madh qe ka” dhe i Madhi Kadare i lutet per te pire kafé ….hajde paturpesi ,hajde mendjemadhesi ,hajde ligesi nga ana e Blushit.Kadareja i Madh i ben nder kombit te vet dhe e çoi letersine shqipetare ne elitat e letersise boterore dhe kjo fale talentit te Madh dhe te veçante te tij duke u perkthyer ne me sume se 40 gjuhe te ndryshme te botes.Respekt dhe jete te gjate te Madhit Kadaré.
O njerez. Kadare edhe Blushi po bejne vetem nje loje teatri per pak zhurme me kete intervisten e sajuar edhe asgje tjeter. Nuk e keni kuptuar akoma kete? Kadare edhe Blushi jane bashke te lidhur me familjen e Enver Hoxhes. Kadare eshte nje kushuri i familjes se Enverit nga Gjirokastra edhe. Kurse Blushi eshte i lidhur me familjen Hoxha per shkak te babait te tij kico Blushi qe ishte nje regjisor i fameshem i Enverit.
BLUSHI NUK KA HYRE NGA DERA,POR NGA SPORTELI ada bardhylit ne kete tavoline qe ky e quan interviste me nje 87 vjecar. Si nje hidraulik haleshe,qe sheh duke shurruar nje plak te mbaruar nga prostata se nuk e di qe ne wc ndodhet hidrauliku.10 vjet me pare,20 vjet me pare Bliushi nuk kishte shans te ulej ne tavoline me Kadarene.As Kico Blushi eshte takuar me Kadarene.
Do thote ndokush qe ne nje mbledhje te kryesise Lidhjes i kane patur karriket ngjitur,Ne nje takim per Letersine ne kantjerin e Hidrocentralit,,kane qene bashke,,kane bere edhe foto,,por une them prape: Kadare nuk eshte takuar me Kico Blushin, Nga gjithe brezi ketyre,Kadare ka takuar vetem Faslli Halitin.
Te gjithe keta Kico Blushi,Vath Korreshi,Nasi Lera,Teodor Laco,Mollotov Zeqo,Zija Cela,e ca dhjetra si keta,Kadare i ka permbledhur ne shprehjen e goditur:MEDIOKERR TE DOBISHEM.
jO te kete biseduar Kadare me skerbythjen e Kicos,,Ben Blushin!
qE DESHTOI NE POLITIKE DHE TANI PO I ZVARRITET LETERSISE MOS I NGJITET SI MORR BYTHE NDONJE GJENIU.