Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzat për pastrim parash\ Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë dhe zgjat me 3 muaj hetimet për Alda Klosin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Akuzat për pastrim parash\ Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë dhe zgjat me 3 muaj hetimet për Alda Klosin
KronikeKryesore

Akuzat për pastrim parash\ Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë dhe zgjat me 3 muaj hetimet për Alda Klosin

Published: August 3, 2023
Shpërndaje

 

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-zyrtaren Alda Klosi.

Klosi u arrestua për shkak të shumës së madhe të parave që u gjetën në banesën e pastrueses Rozeta Dobi.

- Publicitet -

Avokati i Klosit, në një komunikim për mediat është shprehur se shtyerja me 3 muaj e hetimit nuk është e ligjshme pas përfundimit të afatit 6 mujor dhe se Prokuroria nuk ka ende asnjë provë të arsyeshme për klienten e tij.

“Vazhdon praktika, ‘masë e arrestit me burg, deri sa të gjenden provat kundër’. Ndërkohë duhet të jetë inversi. Alda Klosi nuk ishte sot prezentë. Ligji procedurial lejon vetëm praninë e avokatit. Vullneti i saj është që duhej të rrëzohej kërkesa e Prokurorisë. Gjashtë muaj kanë kaluar nga urdhri i ndalimit. Ndaj saj duhet të kishte prova, por në rastin konkret nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm” tha fillimisht avokati.

Sa i përket kërkesës së Klosit se nuk ka kush kujdeset për dy fëmijët e saj dhe nënën e verbër, avokati tha se asnjë nuk po kujdeset tani për ta. Ai shtoi se djali i Klosit ka ndërprerë edhe marrëdhënien me shkollën sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit.

“Asnjë nuk po kujdeset. Klosi është e divorcuar. Ka dy fëmijë në ngarkim dhe nënën e verbër. Djali i saj ka lënë edhe shkollën, sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit. Duke parë edhe këtë situatë, masa duhet të ishte ndryshuar, por jemi në kushtet kur masa qëndron e njëjtë, gjykata në kundërshtim me ligjin ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të zgjatur më 3 muaj afatin e paraburgimit”, shtoi avokati.

Në lidhje me përfshirjen e emrit të Alda Klosit në dosjen e Arben Ahmetaj, avokati theksoi se nga SPAK nuk ka asnjë procedim për klienten e tij.

Në lidhje me qëndrimin për paratë e gjetura Hoxhaj u shpreh se qëndrimi i Klosit është i ditur. Për 130 mijë euro ka dokumenta te ligjshme, siç janë deklaratat noteriale të xhaxhait të saj, i cili tanimë nuk jeton më.

Sa i përket pjesës tjetër, ai tha se i takon Prokurorisë të zbulojë origjinën, pasi Klosi pretendon se nuk janë të sajat.

Klosit i janë sekuestruar një apartament dhe një garazh në pronësi të saj, pasuri këto, që nuk i kishte të deklaruara. Ndaj saj rëndojnë akuzat për tre vepra penale: për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ku ka përfunduar Evropa?
  • Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?