Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AKUZAT: SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren dhe bashkëshortin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > AKUZAT: SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren dhe bashkëshortin
AktualitetKronikeLajmi i fundit

AKUZAT: SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren dhe bashkëshortin

Published: October 16, 2026
Shpërndaje

Ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Xhaçka akuzohet për veprat penale “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”.

Hetimet përfshijnë edhe bashkëshortin e saj, biznesmenin dhe ish-deputetin socialist Artan Gaçi.

Çështja po hetohet nga prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani.Pjesë e dosjes janë edhe të dhëna të mbërritura nga jashtë vendit përmes letërporosisë.

- Publicitet -

Sipas informacioneve të raportuara, nga hetimet e deritanishme kanë dalë të dhëna që dyshohet se e lidhin ish-ministren me veprime korruptive dhe transaksione përmes kompanive të bashkëshortit të saj.

Në qendër të vëmendjes është edhe aktiviteti i Artan Gaçit, i cili ka përfituar statusin e investitorit strategjik dhe po ndërton një resort turistik.Prona mbi të cilën po ndërtohet resorti dyshohet se është përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.

Kujtojmë se Xhaçka u paraqit në ambientet e SPAK të mërkurën, vetëm pak minuta pasi ambientet e godinës së xhamtë i kishte lënë bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, i cili po ashtu është nën hetim për të njëjtat akuza.

Hetimet e deritanishme e implikojnë ish-ministren e Jashtme në afera korruptive dhe transaksione përmes kompanive të të shoqit.

Resorti në Himarë, dyshimet për tjetërsimin e tokës

Çështja që ka vënë prej vitesh në qendër të vëmendjes çiftin Gaçi-Xhaçka lidhet me një sipërfaqe toke në Gjilekë të Himarës, ku ishte planifikuar ndërtimi i resortit turistik “Dreamades Luxury Suites”.

Në vitin 2021, kompania “AG.TCC”, në pronësi të Artan Gaçit, përfitoi statusin e investitorit strategjik për projektin, me vlerë të deklaruar rreth 5.5 milionë euro. Projekti parashikonte ndërtimin e një strukture turistike luksoze, ndërsa kompania përfitoi edhe të drejtën e përdorimit të një zone bregdetare për 30 vjet.

Por përfitimi i këtij statusi u vu në pikëpyetje pas denoncimeve për mënyrën se si ishte përfituar toka ku do të ndërtohej resorti.

Kallëzimi penal i bërë nga Fredi Beleri në SPAK përfshinte Artan Gaçin, Olta Xhaçkën dhe ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Në qendër të denoncimit ishte një sipërfaqe prej 5.512 metrash katrorë në Gjilekë, për të cilën pretendohej se ishte regjistruar në pronësi private përmes dokumenteve të falsifikuara.

Sipas pretendimeve të paraqitura në kallëzim, dokumentacioni i pronësisë kishte parregullsi dhe toka ishte kaluar nga pronë shtetërore në favor të subjekteve private, përpara se të blihej nga kompania e lidhur me Gaçin dhe të përdorej për projektin turistik.

Në tetor të vitit 2023, SPAK sekuestroi truallin prej 5.512 metrash katrorë në kuadër të hetimeve për dyshime mbi falsifikimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi. Në vijim, u sekuestrua edhe një sipërfaqe tjetër prej rreth 5.080 metrash katrorë, e lidhur me projektin.

Hetimet për këtë çështje çuan në arrestimin e Jorgo Goros në mars të vitit 2024, nën dyshimet për shpërdorim detyre, në lidhje me kalimin e pronave shtetërore në favor të subjekteve private. Sipas hetimeve të raportuara nga mediat, dyshohej se zyrtarë të bashkisë dhe të institucioneve të tjera kishin ndërmarrë veprime që mundësuan tjetërsimin e tokës.

Në kallëzimin e asokohe, u përfshi edhe emri i ish-ministres Olta Xhaçka për shkak të lidhjes bashkëshortore me Gaçin dhe dyshimeve për konflikt interesi, në një kohë kur ajo ushtronte funksionin e Ministres së Jashtme.

Në kallëzim pretendohej se Xhaçka nuk kishte deklaruar konfliktin e interesit dhe se, nëpërmjet regjimit martesor, mund të kishte përfituar të drejta pasurore nga investimi i bashkëshortit. Këto pretendime u lidhën me statusin e investitorit strategjik dhe përfitimet që shoqëronin projektin.

Në prill të vitit 2025, Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistronte kallëzimin penal ndaj Xhaçkës dhe Gaçit lidhur me këtë çështje. Kallëzimi përfshinte dyshime për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Ndërkohë, paraqitja e fundit e Artan Gaçit në SPAK lidhet me një hetim të ri, të ndryshëm nga çështja e pronave në Himarë.

Gaçi është nën hetim për dyshime për pastrim parash, pas të dhënave që dyshohet se janë zbuluar gjatë këqyrjes së telefonit të një shtetaseje që ka bashkëpunuar me drejtësinë në një çështje tjetër.

Nga këto materiale, dyshohet se janë zbuluar komunikime që lidhen me transferta monetare drejt disa shteteve. Hetuesit po verifikojnë rrethanat e këtyre lëvizjeve financiare dhe lidhjet e mundshme me persona të tjerë.

Gaçi u paraqit në SPAK më 8 tetor, i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa më 14 tetor u paraqit edhe Xhaçka. Pas paraqitjes në SPAK, ish-ministrja ashtu si bashkëshorti i saj janë marrë zyrtarisht nën hetim për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Vl says:
    October 16, 2026 at 9:10 am

    Ne qyp do dhisni te gjith majtas e djathtas rrace BUCASH

    Reply
  • Liria says:
    October 16, 2026 at 10:20 am

    Dyshimet kane filluar qysh me tenderin e rrobave te ushtrakeve ne vitin qe nuk mbahet mend, por bukuroshja kishte strehe te forte kryeministrore…

    Reply
  • realisti says:
    October 16, 2026 at 10:30 am

    Bravo SPAK e hapet dhe nje kapak pusete por dijeni se “qenin e ngordhur” do te gjeni si here tjera deri tani. Mbani njerez ne burg pa afat dhe ne fund asgje. Kemi nje thenie andej nga anet tona qe thote:”Mori fjale dhene se kapi pashaj te rene,e kapi apo jo nuk ka rendesi”. Deri tani si zagaret e gjuetarit po beni,thote Saliu kape kte dhe ju e kapni. Po kapeni edhe nje pa ju urdheruar Saliu o derzinj.

    Reply
  • Adri says:
    October 16, 2026 at 12:22 pm

    RRac e shpifur .hajdute te gjith o kryeminister e te gjith i ke sjell ti…pyes veten po per ty sa kan vjedh..ik o i babzit

    Reply
  • Anonymous says:
    October 16, 2026 at 12:42 pm

    Do me merzitet Ethemi shume.

    Reply
  • Pashpresë says:
    October 16, 2026 at 2:29 pm

    Spak, mos ta dëgjofsha më emrin. Ju jeni mjeshtra të ndyrë, jeni shokët e Ramës, dhisni gjalp prej tij, se jeni të shitur.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    October 16, 2026 at 3:43 pm

    Se u korrigjua ca, tani po:

    Olta Xhaçka devollesha

    Olta Xhaçka kaçurrelse
    Ec krenare ballë lart
    Me shije kremkaramelse
    Të një të larti standard.

    Olta Xhaçka flokëdendur
    Ngjyrë lajthie gjithë nur
    Kaperce ti çdo pengesë
    Dhe të Madhin Kinez Mur.

    Demo le të inatoset
    Le t’i bjerë me kokë murit
    Ti vazhdo me hap të sigurt
    Dy hapa para prej burrit.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    October 16, 2026 at 3:53 pm

    KJO ‘PROSTITITE POLITIKE’ MEQENESE NUK JEP DORHEQJE PSE NUK I KERKOHET NGA KREU I BORDELLOS EDVINI!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 06 nëntor 2026
  • VIDEO: “Hiqe dorën”, Flamur Noka sulmon gazetarin në studio
  • BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  • PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË
  • Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Komentet e Fundit

  1. Etem Tralalaj on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  2. K R on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. Ethem Tralalaj on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Vlora 97 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. demo on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?