Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen pesë punonjës policie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen pesë punonjës policie
AktualitetKronike

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen pesë punonjës policie

Published: February 1, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të caktuar masat e sigurisë për 5 punonjës policie, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim.

Të akuzuarit janë pezulluar nga detyra dhe iu është ndaluar kalimi jashtë vendit.

Në lidhje me këtë procedim, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier po vijohen hetime për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.

- Publicitet -

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 363/2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 pg.1 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e informacionit referues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Fier-Berat.

Pas kryerjes së veprimëve hetimore që lidhen me natyrën e këtij procedimi, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u kërkua në gjykatë, marrja e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim E.M, D.V, E.B, V.Th dhe F.H., sepse ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto shtetas, në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm duke i përshtatur ato sipas kërkesave të kundërvajtësve.

Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Judiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr.62-2024-1035, datë 31.01.2024, është vendosur pranimi i kërkesës së prokurorisë dhe caktimi i masave të sigurimit për shtetasit me detyrë punonjës policie si më poshtë:

Caktimin ndaj shtetasit E.H, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit D.V, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit E.B, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit V.Th, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit F.H, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Në lidhje me këtë procedim, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier po vijohen hetime në dinamikë për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.

Prokuroria Fier mbetet plotësisht e fokusuar në luftën kundër veprave penale që lidhen me detyrën e funksionarve publike që abuzojnë me detyrën.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tirana në flakë
  • Çfarë nuk kupton kryeministri?
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?
  • 4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor

Komentet e Fundit

  1. Genci paris on Tirana në flakë
  2. K R on Tirana në flakë
  3. HORRI I VIÇIDOLIT DON MJEGULL on Tirana në flakë
  4. Populli on Tirana në flakë
  5. demo on Tirana në flakë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?