Eurodeputetja holandeze Tineke Strik iu bashkua protestuesve në rrugët e Tiranës në fund të muajit të kaluar, duke shprehur solidaritet dhe duke premtuar se zëri i tyre do të dëgjohet në Bruksel.
“Të jem e sinqertë, është shumë e çuditshme të shohësh se jeni ju ata që po mbroni vlerat dhe të drejtat e Bashkimit Evropian, ndërsa qeveria nuk po e bën këtë,” u tha ajo protestuesve.
“Unë do t’i çoj këto mësime në Bashkimin Evropian, në Bruksel, se qytetarët janë të gatshëm të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, por qeveria ende nuk është gati për këtë,” shtoi ajo.
Strik drejtoi një mision faktmbledhës të Parlamentit Evropian në Shqipëri.
Në një intervistë për BIRN, Strik ishte shumë e drejtpërdrejtë kur foli për ligjin shqiptar për zonat e mbrojtura, i miratuar në vitin 2024, i cili lejon zhvillimin e projekteve luksoze brenda këtyre zonave.
E pyetur nëse ky ndryshim ligjor është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, ajo u përgjigj: “Jo, nuk është.”
“Ndryshimi ligjor… që lejon ndërtimet në zonat e mbrojtura nuk është në përputhje me legjislacionin e BE-së, nëse kemi parasysh Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet. Komisioni Evropian e ka paralajmëruar tashmë Shqipërinë se duhet ta ndryshojë këtë ligj,” tha Strik.
“Pikërisht për këtë arsye, edhe Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që ta shfuqizojë këtë ligj dhe të hartojë një ligj të ri në përputhje me standardet e BE-së” shtoi ajo.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të mos ndërmarrë asnjë aktivitet të mëtejshëm në këto zona derisa të miratohet një ligj i ri që është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.”
Shqipëria është përfshirë prej më shumë se 40 ditësh nga protesta kundër qeverisë.
Protestuesit kërkojnë shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, si edhe dorëheqjen e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe mungesë transparence.
Më 17 qershor, eurodeputetët shprehën “keqardhje të thellë” për dy ligje shqiptare, të cilat vendosin interesat e zhvilluesve të turizmit luksoz mbi mbrojtjen e zonave natyrore.
Sipas Parlamentit Evropian, zgjatja e vlefshmërisë së Ligjit për Investimet Strategjike të vitit 2015 mundëson “procedura të përshpejtuara për dhënien e lejeve dhe ul nivelin e kontrollit, duke rrezikuar të ndikojë negativisht në zonat e mbrojtura”.
Parlamenti Evropian kërkoi gjithashtu shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligj, të cilat, “lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbojtura”.
Këto dy ligje janë thelbësore për projektin e planifikuar në zonën e lagunës Vjosë–Nartë në bregdetin shqiptar, i udhëhequr nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner.
Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur këtë projekt.
I pyetur nga Deutsche Welle, në një intervistë të publikuar më 3 korrik, lidhur me ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, Rama u përgjigj: “Po, kemi bërë ndryshime në ligj. Por e dini çfarë? Nuk kemi ndryshuar thelbin e ligjit dhe ndryshimet tona nuk bien ndesh me standardet dhe kriteret evropiane. Këtë do ta verifikojmë përmes procesit që lidhet me negociatat tona të anëtarësimit.”
Strik këmbëngul se ndryshimet ligjore duhet të shfuqizohen menjëherë.
“Përndryshe do të ketë negociata shumë të vështira, nëse Rama vazhdon të thotë: ‘Unë do të vazhdoj me këtë projekt zhvillimi, nuk do t’i ndal aktivitetet.’ Atëherë ai do të përballet me një problem shumë të madh me Bashkimin Evropian,” tha ajo.
“Nëse ai është serioz në ambicien e tij për t’u anëtarësuar shumë shpejt në Bashkimin Evropian, duhet ta shfuqizojë menjëherë këtë ligj dhe të sigurohet që të mos kryhet asnjë ndërtim në zonat e mbrojtura,” përfundoi ajo.
Rama ka premtuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, ndërsa vendi konsiderohet një nga kandidatët kryesorë në Ballkanin Perëndimor, së bashku me Malin e Zi.
Strik tha se njerëzit që pa në Tiranë janë gati për t’u bërë pjesë e BE-së dhe i bëri thirrje qeverisë t’i dëgjojë ata.
“Do të përsëris atë që u thashë edhe protestuesve: ata tregojnë qartë se janë gati për anëtarësim. Ata po mbrojnë vlerat e Bashkimit Evropian dhe Rama duhet t’i dëgjojë, duke u siguruar që edhe ai të ecë në hap me progresin.”
“Do t’u thosha: ‘Ju lutem, vazhdoni rezistencën tuaj, sepse kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë. Natyrisht, bëjeni këtë në mënyrë paqësore,’” tha ajo.
“Këtë pashë edhe kur isha në Tiranë: shumë familje, një atmosferë shumë konstruktive. Tani është vërtet koha që politikanët dhe qeveria t’i marrin seriozisht këta qytetarë.”
“Ata kanë një pretendim shumë të ligjshëm se Shqipëria u përket atyre dhe duan të sigurojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Por njëkohësisht duan të garantojnë edhe mbrojtjen e natyrës së tyre,” shtoi ajo.
Strik kritikoi gjithashtu mënyrën se si Rama i ka trajtuar protestat, si edhe pretendimet e tij se ato janë të keqorientuara ose po manipulohen nga faktorë të jashtëm.
“Protestuesit po zemërohen gjithnjë e më shumë, sepse Rama vazhdon të heshtë ose, edhe më keq, zhvillon fushata denigruese kundër tyre,” tha ajo.

Ajo iu referua gjithashtu një mosmarrëveshjeje për pronën, e cila aktualisht është nën hetim. “Protestuesit, me të drejtë, kërkojnë më shumë transparencë për këtë çështje, bashkëpunim të plotë me SPAK-un në hetimin e korrupsionit që lidhet edhe me zonën e Vjosë–Nartës” shtoi ajo, duke iu referuar edhe aeroportit të ri të ndërtuar në një zonë të mbrojtur të lagunës Vjosë–Nartë, e njohur për rëndësinë e saj për shpendët.
Në muajin maj, zona ku është planifikuar ndërtimi i resortit u rrethua me gardh dhe nisën punimet për pastrimin e terrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme përpara se ekskavatorët të ndalonin punën më 4 qershor.
Sipas ekspertëve vendas, rruga e re me zhavorr dhe dëmtimi i pyllit, përbëjnë një kërcënim serioz për biodiversitetin e zonës.
“Ne pamë dëmet e shkaktuara në zonën Vjosë–Nartë: një rrugë rreth shtatë kilometra e gjatë, e ndërtuar në të gjithë zonën e mbrojtur, si edhe në pjesët e përcaktuara për folezimin e breshkave. Pamë gjithashtu ligatina të thara e dëme të tjera,” tha Strik.

“Bashkimi Evropian nuk mund të ndërmarrë masa tani, sepse Shqipëria ende nuk është shtet anëtar, por mund t’i thotë: ‘Duhet ta ndaloni këtë, sepse përndryshe nuk jeni në përputhje me standardet e BE-së dhe, rrjedhimisht, nuk do të ketë përparim në negociatat e anëtarësimit,’” shtoi ajo.
“Shqipëria nuk mund të thotë se ‘këto kushte do të zbatohen vetëm në fund të vitit të ardhshëm’. Nuk funksionon kështu. Nuk është e lejueshme që, ndërkohë që po negociojnë për mbrojtjen dhe përmirësimin e natyrës, ta përkeqësojnë situatën.”
“Rama duhet të ndryshojë kurs. Ai duhet të sigurojë që një zonë e mbrojtur të mbetet vërtet e mbrojtur dhe të garantojë që korrupsioni në nivelet më të larta të mos tolerohet në vendin e tij,” përfundoi ajo.
n.s. / dita

Kjo teoria e zonave te mbrojtura, eshte ne fakt nje rezervim per grabitjen e hapesirave dhe resorseve ne Shqiperi, nga klika Financiare Globale. Zbrazin territorin nga Shqiptaret, dhe e shpallin zone te mbrojtur duke e parapergatitur per grabitje. Kjo Deputetja rri e na tregon vlerat e BE-se. Cilat vlera moj zonje? Shkaterrimin e demografise dhe grabitjen e Kontinentit Europian? Thanks but no Thanks, per “demokracine” dhe vlerat e Bashkimit Sovietik Europian.
O fëndix, po ik or gjytyrym se le koqen e namit me ato teoritë e tua konspirative. Kjo zonja të paktën ka marrë mundimin të shkojë në terren e ti bashkohet protestave, duke e konsideruar të domosdoshme ndaljen e marrëzizë me grabitjen e truallit dhe dhënien e lejeve të falsifikuara “investitorëve hajduto-strategjikë”. Me përkushtimin e saj ajo të paktën po i del përkrah një populli të nëpërkëmbur e të shtypur ndër shekuj, kurse ti? Çfarë bën ti o mut muti, përveç se hedh shashka të tymosura në rrjet?
Kjo nuk po flet per grabitjen e Shqiperise, por per folete e Breshkave. Me ate me xham, apo me ate pa xham lexon ti o trangull. Jeni mbledh nje kope me idote ketu te Dita e ne rrjete sociale. Arrini dhe kercenoni e ofendoni njerezit qe nuk duan te shkojne ne protesta te kapura e te stisura. Nuk na do trapi te shkojme neper protesta, se e dime se kush i ka gatuar dhe i financon.
Mëso të lexosh fëndixo. Nuk të vuri njeri kusht që të shkosh, as me qef dhe as me zorr, në protesta. Se ç’bën ti është puna jote. Ngujohu aty pas komputeri dhe ja hodhe kësaj jete. Aq e ke kapacitetin, nuk ndryshon dot. Që ke dalë haptazi kundër mijëra shqiptarëve që po ngrysen çdo natë në rrugët e kryeqytetit nuk të bën detyrimisht as më të mirë dhe as më të zgjuar se ata. Kushdo qofshin. Je shumë renacak fëndixo. Nga përgjimet prapa porte nuk ka mundësi ta dish se cilët janë dhe kush i financon. Ti para atyre në këndvështrimin tim je një hiç dhe asgjë më shumë. Hajde tung dhe të fala gamor cakos.
Pirdh pirdh se c’fryhesh. Te ben mire per kolitin.
Keto na thone ne qe shqiptaret te jetojne ne nje rrenoje si Verrneci (jo Zverrrrrneci). Pra, ne te jetojme ne fusha e kodra me ferra, ndersa ju te jetoni mes ldistriktit me dritat e kuqe – mbushur me kurva qe detyrohen nga kurvaret te kurverojne ne mes te Amsterdamit. Shko pastro Amsterdamin nga maskarenjte qe perdorin trupat e vajzave te reja ne shekullin e 21-te, pa ju hyre asnje gjemb ne kembe. Nje shtet dhe nje Parlament qe ka legalizuar abuzimin e vajzave, me histori horrori, ku detyrimi i vajzave shkon deri ne kercenime ndaj familjareve te tyre. Hajd qerohu, mos nderhy ne punet tona te brendeshme te Shqiperise. Kapitalizmi do te zhvillohet edhe ne Shqiperi. Ne nuk do te jetojme si ne kohen e fiseve te shpellave, dhe te ruajme mamuthet se mos na zhduken.
Hahahahaaa
A ju jeni njisha
Hajdutet e Ramutit i japin mend holandes
Hahahaa
Me mire vone se kurre!
Europa u kujtua shume vone per rendesine strategjike te Ballkanit dhe Shqiperise ne vecanti.
Ballkani eshte dhe do te ngelet strategjik per Europen, e dinte shume mire perandoria austriake.
Fatkeqesisht, Politikanet europiane u kujtuan vone dhe lejuan grabitjen dhe plackitjen e Shqiperise.
Por e keqja nuk ka fund dhe e perseris, me mire vone se kurre. Ne jemi Ballkanas, jemi Mesdhetar, jemi Europian.
Keta te gjelbrit jane si komunistet, duan te imponohen pa futur asnje lek ne buxhet. Kane ide per mbrojtje mjedisi, subvencionohen nga buxheti per idete idiote qe kane, te cajne trapin per nje zog, ne fund te gjithe punojne ne shtet e te ardhurat nuk e dine as nga vijne.
Kesaj hollandezes doja ti kujtoja disa gjera te vendit te saj:
-cdo lume ne holland eshte i lundrueshem me varka me motor me benzine apo nafte. Me lokale anes bregut etj.. Keshtu i mbrojne lumenjte keta, ndersa na bejne moral ne per lumin Vjosa ta mbajme te eger, a ke sikur 1 lume te eger ne Holland?
-hollandeset kane bere hotele ku ju ka dashur qejfi dhe interesi tyre, ne duhet te bejme kujdes, ne te mbetemi te eger qe te vijne hollandezet e te argalisen me ne.
-hollandezet kane porte anijesh ne cdo qytet apo province qe eshte afer detit, nuk ju vjen keq per ambientin?
-ik o hollanda mos na hap barkun, apo ske me se merresh neper zyrat e burokrateve europiane.
Keta hollandezet me kujtojne kur na conte gjyshi ne fshat per te pare pula, rosa, qen e gomere.
Keshtu kerkon edhe kjo te vij ne shqiperi te shoh gjera te egra direkt nga sallonet mondane te europes.
Keta pijne maruanen etj… etj… hapur neper rruget e cdo qyteti hollandez, dhe sot na japin leksion neve !?
O koqet e Edi Rames, na nxoret edhe Hollanden te korruptuar ? Avash-avash do te na beni prape « fanar ndriçues » si ne kohen e Kristaqit, sherbetorit besnik te Qoftelargut.
BE Vs (lufton) USA
Te nderuar komentues,ne radhe te pare duhet te falenderojme deputeten Hollandeze qe u be ze i halleve tona.Me pas desha te ju kujtoj se Hollanda apo vende te tjera te Europes ,kane ligje shume te rrepta per mjedisin,atje nuk vendos nje Ramuq,nje Kumbaruq apo nje Balluq per regullat dhe ku ndertohet e si ndertohet,atje vendos vetem ligji i sakte dhe pa hapesira.Desha tu kujtoj edhe gjendjen dhe menyren si ndertohet ne Shqiperi.Ne te gjithe Shqiperine duke filluar nga Tirana pothuajse nuk ka impiante real te perpunimit te mbetjeve te ngurta apo te lengeta,vetem lendfillde dhe ujra te zeza qe lundrojne neper lumenj dhe me pas ne det.Tu kujtoj se vetem ne te famshmet rezorte te GJIRI I LALEZIT derdhen ne veri dhe jug Lumi i Ishmit dhe Lumi i Erzenit qe permbledhin ujrat e zeza te Tiranes ,Durresit dhe rrethinave,ne Qerret te Kavajes,jo me shume se 100 metra nga Htelet me 5 yje derdhen ujrat e pothuaj tere plazhit nga Golemi deri Kavaje,qe gjoja kalohen ne pastrim,por fakti tregon qe hidhen ne det keto ujera.Ka shume te tjera raste ne tere Shqiperine si keto dhe ne kritikojme Hollanden…….po te doni me….,te gjitha keto tregojne ate kujdesin e madh te qeverise rama per turizmin elitar dhe hyrjen ne Europe.
“Shqiperia socialiste”, je i madh!
Injorantet qe i ben plazhet si vende lufte flasin per hollandwn, qe jane pararoje ne shume fusha pa harruar seksin. Kur ti marrim toke detit si fillim atehere flisni o ju qe vetem shemtira keni ndertuar dhe jetuar.