Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hita mbledh drejtorët e Policisë dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hita mbledh drejtorët e Policisë dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve
AktualitetKronike

Hita mbledh drejtorët e Policisë dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve

Published: July 15, 2026
Shpërndaje

Intensifikim masash për parandalimin e ngjarjeve kriminale, rritjen e parametrave të sigurisë përgjatë sezonit turistik, si dhe ndjekjen në dinamikë të shqetësimeve të qytetarëve.

Këto ishin tematikat e mbledhjes së thirrur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtorët e departamenteve.

Fokusi u vendos në vlerësimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike, si dhe përcaktimin e detyrave prioritare për periudhën në vijim.

- Publicitet -

“Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi angazhim maksimal të të gjitha strukturave policore për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e tyre në kohë dhe ndjekjen në dinamikë të çdo shqetësimi të adresuar nga qytetarët, duke theksuar se çdo rast duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe profesionalizëm, deri në përfundimin e plotë të veprimeve procedurale dhe hetimore. Në vijim, Drejtori kërkoi rritjen e efikasitetit të shërbimeve për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe rritjen e prezencës së Policisë në terren, veçanërisht gjatë sezonit turistik, duke siguruar reagim të menjëhershëm dhe mbështetje për qytetarët dhe turistët në çdo rast nevoje”, thuhet në njoftimin zyrtar të institucionit për këtë takim.

Hita ka theksuar gjithashtu edhe domosdoshmërinë e respektimit të etikës policore, integritetit dhe rritjes së performancës së çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.

Një vëmendje të veçantë kryepolici i ka kushtuar edhe fenomenit kriminal të kultivimit të drogës.

“Drejtori kërkoi intensifikimin e masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si në ambiente të mbyllura me llamba, ashtu dhe në terren, si dhe goditjen pa kompromis të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke e konsideruar këtë fenomen një kërcënim serioz për sigurinë publike dhe për të ardhmen e të rinjve. Drejtori i Përgjithshëm urdhëroi vijimin me intensitet të goditjes së armëmbajtjes pa leje, kapjen e personave në kërkim, goditjen e lojërave të fatit të paligjshme, luftën kundër krimeve mjedisore, si dhe rritjen e rezultateve në çdo drejtim të veprimtarisë policore”, theksohet më tej.

Hita kërkoi angazhim maksimal edhe për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të çdo rasti zjarrvënieje, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit mbetet prioritet i Policisë së Shtetit.

Në përfundim të takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi që drejtuesit e drejtorive vendore dhe shefat e komisariateve të jenë personalisht në krye të shërbimeve, të shtojnë praninë në terren aty ku ka problematika, të ushtrojnë drejtim dhe menaxhim efektiv të strukturave që drejtojnë, si dhe të forcojnë bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ligjzbatuese dhe institucionet përgjegjëse, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë vendin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hita mbledh drejtorët e Policisë dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve
  • Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, ja kush u caktua relator në vend të tij
  • Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin
  • Sulmet e Ramës dhe Berishës kundër SPAK, përgjigjet Braho: Retorikë politike, më vjen mirë
  • Lirohen pastruesja e Alda Klosit, e qindramijë eurove të fshehura në banesë dhe zyrtarja trafikante droge e AKSHI-t

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  2. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  3. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho
  4. Anonymous on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. demo on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?