Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alarm në Greqi, tre fëmijë humbin jetën nga Streptokoku A
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Alarm në Greqi, tre fëmijë humbin jetën nga Streptokoku A
AktualitetBote

Alarm në Greqi, tre fëmijë humbin jetën nga Streptokoku A

Published: April 3, 2023
Shpërndaje

Tre fëmijë kanë humbur jetën nga Streptokoku A në Greqi, ndërsa shifrat e fëmijëve të prekur nga infeksioni respirator bakterial janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit.

Lajmi është konfirmuar nga Organizata Greke e Shëndetit Publik, pas një kërkese për informim të vazhdueshëm zyrtar nga Qendra Europiane e Parandalimit të Epidemive. Sipas deklaratës, bëhet fjalë për një fëmijë 6 vjeç në 10 shkurt 2023, një fëmijë po 6 vjeç në 24 shkurt 2023 dhe një fëmijë 19 muajsh në 23 mars 2023.

Sipas deklaratës së kësaj organizate, tre rastet nuk kanë të dhëna për lidhje epidemike, si dhe akoma nuk kanë udhëzime nga Qendra Europiane e Parandalimit të Epidemive (ECDC) për masa ekstra, përveç sensibilizimit të opinionit publik në masat e hershme të higjienës shëndetësore.

- Publicitet -

Ndërkohë që gjatë muajve të fundit ECDC ka aktivizuar një periudhë vrojtimi dhe informimi të detajuar më intensiv të infeksioneve serioze në nivel europian, ndërsa është hera e parë sivjet që ka kërkuar shifrat e fëmijëve të prekur si dhe të humbjeve të jetës çdo javë nga të gjitha vendet europiane.

Kjo ndodh për shkak të numrit të lartë të fëmijëve të prekur nga streptokoku b-hemolitik i grupit A (GAS ose GBS) në Angli e Mbretërinë e Bashkuar si dhe në mjaft vende të Europës. Megjithatë, akoma nuk ka një raportim zyrtar nëse rastet e shtuara të infeksionit janë për shkak të një aktivizimi ekstra të bakterit apo sepse testimet janë shtuar pas pandemisë, e si rezultat vërtetohen më shumë raste se vitet e kaluara.

Në Greqi rastet e fëmijëve të prekur nga streptokoku janë shtuar, ndërsa pediatrët janë në gatishmëri të plotë, duke udhëzuar përveç masave të zakonshme mbrojtëse edhe një test klinik në çdo rast që fëmija shfaq temperaturë të lartë e dhembje fyti apo simptoma të tjera të zakonshme edhe për viruse të stinës.

Simptomat shqetësuese janë temperatura, dhembje fyti, dhembje muskujsh, humbje oreksi, simptoma që nuk shfaqin përmirësim edhe pas 2-3 ditëve.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Radarët inteligjentë nisin nga janari, survejim në këto 14 akse rrugore
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për trajtimin e Veliajt në burg
  • VIDEO: E rëndë në Shkodër, shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar
  • Revolta rinore e Europës: Një brez që refuzon të ardhmen e zgjedhur për të
  • Një në pesë arrestime gjatë protestave, në shkelje të ligjit

Komentet e Fundit

  1. image2img.net on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  2. prehistoriku on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  3. Ethem Lalaj on FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  4. nastradini on FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  5. anti25642654censurë on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?