Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut, identifikohet grupi nga Irani dhe Rusia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut, identifikohet grupi nga Irani dhe Rusia
AktualitetBote

Alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut, identifikohet grupi nga Irani dhe Rusia

Published: April 25, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka deklaruar se mbi 720 objekte kanë qenë target i kërcënimeve kibernetike që nga muaji Tetor, përmes paralajmërimeve të rreme për vendosje të bombave. Siç informoi Spasovski, në periudhë prej gjashtë muaj janë dërguar rreth 1.000 denoncime të rreme për “bomba”.

Spasovski gjithashtu shtoi se është gjetur grupi nga Irani dhe Rusia që kishte bërë denoncime të rreme për “bomba” dhe se punohet zbardhjen e rasteve.

“Grupi nga Irani dhe Rusia që ka bërë denoncimet e rrejshme për bomba në Maqedoni është lokalizuar. Po punohet në ekspertizën e materialeve e më pas do të vijojë edhe dorëzimi i kallëzimeve penale. Punojmë intensivisht në zbulimin e autorëve. Të gjithë autorëve që janë lokalizuar përmes adresave IP nga ana e shtetit tonë dhe të njëjtat ishin siguruar nga serviset përmes së cilave është krijuar e-mail adresa në të cilat dërgoheshin denoncimet e rreme janë zbuluar, janë dorëzuar kallëzime penale, për disa nga rastet po zhvillohen ekspertizat”, tha Spasovski.

- Publicitet -

Ndërkohë, shefi i Prokurorisë Publike, Gavril Bubevski, tha se duhet qasje më serioze ndaj këtyre kërcënimeve. Ndërkohë që autorët e këtyre paralajmëbrimeve nuk do të akuzohen për veprën penale “terrorizëm” por për “paralajmërim të rremë”.

“Fillimisht duhet të vijmë deri te burimi të shohim se nga kush dhe si vijnë këto kërcënime, t’i qartësojmë motivet e tyre dhe qëllimet që duan t’i arrijnë. Për këtë gjë na duhet një dinamikë dhe mjete. Qasjen tonë ndaj këtyre kërcënimeve gjatë gjithë kohës ta përmisojmë dhe modernizojmë. Kjo është vështirë të arrihet dhe kërkon resurse të mëdha financiare, por është mënyra e vetme që t’i mbrojmë qytetarët nga këto sulme hibride,” tha Bubevski.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, tha se në kontekst të sistemit shëndetësor, sulmet kibernetike paraqesin kërcënim aktual.

Duke folur për sulmin e fundit kibernetik ndaj Fondit Shëndetësor, ajo tha se rëndësia e sistemeve shëndetësore elektronike i vë ato në infrastrukturë të rrezikshme të informacionit dhe për këtë mbrojtja e tyre nevojitet të jetë në nivel më të lartë të mundshëm, ndërsa nevojiten edhe mekanizma për ballafaqim me krizat që mund të dalin nga sulmet hibride.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës
  • Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
  • Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  2. Koha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Kujtim Hoxha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Gjergj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. demo on Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?