Bllokohet një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore jashtë afateve të përdorimit, gjatë një kontrolli fizik të ushtruar në ambientet e një subjekti tregtar të pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv.
Sipas njoftimit zyrtar, punonjësit e doganës kanë konstatuar dhe bllokuar 2.500 kilogramë miell orizi me datë skadence 1 prill 2025, si dhe 5.150 kilogramë miell për pica me datë skadence 7 prill 2025.
Në total, bëhet fjalë për 7.650 kilogramë miell që rezultonte jashtë afatit të përdorimit, referuar datave të skadencës të shënuara në produkt.
Dogana e Durrësit ka nisur procedurat përkatëse në bashkëpunim me strukturat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në përputhje me kompetencat ligjore, deri në asgjësimin e mallit të bllokuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka theksuar angazhimin për zbatimin e ligjit dhe ka apeluar ndaj operatorëve ekonomikë që të respektojnë detyrimet ligjore, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
j.l./ dita

Asgjesimin e miellit apo te pronarit?
Populli yne ha cdo gje sepse ka fituar imunitet ndaj gjerave te skaduara dhe te infektuara. Mish te skaduar, mjell te skaduar,mbane ne pushtet politiqener te skaduar, nje shtet te skaduar, institucione te skaduara, mbeturina qe vijne nga Serbia jo vetem qe jane mbeturina por edhe te skaduara, cdo gje ne kete vend ka skaduar, por ne po e hame dhe nuk na gjene gje. Pra me shume se cfare na ka gjetur, ska cfare te na gjej me. Te na rroj Partia Socialiste dhe Partia demokratike, se sa te kemi keto mbeturina te skaduara qe na drejtojn keshtu do vazhdojm, vetem ushqime te skaduara do te hame, por mos harroni se edhe rrobat qe vijne ne kete ishullin tone te skaduara jane, prandaj klasa e politiqeneve pazarin e rrobave dhe ushqimeve e bene jashte ne storet me te mira dhe te shtrenjeta!
populli ka skaduar shekuj me pare, i shartuar me mbetje osmane.
DITA…. Emrin e subjektit perse nuk e shkruani ?!
Ta mesojme te gjithe kush eshte dhe te mos blej me njeri tek ky shites.
Cfare kuptimi ka thjeshte lajm, sa per te justifikuar rroge, ne vend te ndihmoni daljen nga sistemi te ketyre plerave.
Ti qe e shkrove te uroj ta hashe per dreke buken e bere me ate miell dhe te ndjehesh keq. Dhe pastaj shohim nese do shkruash emrin e hajduteve. E quan edhe alarmuese!!
Mund te jete OLA. Kam gjetur krimb ne miell OLA.