Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alban Dokushi rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Alban Dokushi rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Alban Dokushi rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës

Published: July 13, 2026
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, duke mundësuar rikthimin në detyrë të Alban Dokushit, si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës.

Sipas njoftimit, urdhrat janë protokolluar në Bashkinë e Tiranës në zbatim të vendimit gjyqësor, i cili ka shpallur të pavlefshme aktet që çuan në largimin e Dokushit nga shërbimi civil.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Administrative e Apelit ka vlerësuar se vendimi për lirimin e Alban Dokushit nga detyra, si edhe urdhri për përfundimin e marrëdhënieve financiare, janë absolutisht të pavlefshëm, duke i konsideruar juridikisht sikur nuk kanë ekzistuar asnjëherë.

- Publicitet -

Sipas gjykatës, këto akte nuk kanë krijuar asnjë pasojë juridike, nuk kanë hyrë në fuqi dhe nuk mund të korrigjohen apo legjitimohen më vonë nga organi që i ka nxjerrë.

Vendimi i formës së prerë konfirmon përfundimisht rikthimin në detyrë të Alban Dokushit dhe përcakton se aktet e shpallura me pavlefshmëri absolute nuk prodhojnë asnjë efekt juridik që nga momenti i nxjerrjes së tyre.

Me firmosjen e urdhrave nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, vendimi i gjykatës hyn në fazën e zbatimit administrativ, duke i hapur rrugë rikthimit të Dokushit në funksionin që mbante para largimit nga detyra.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sufllaqe me mish të kalbur në Fast Foodet e Tiranës, Mishi në dysheme shtyhej me këmbë
  • Kësti i katërt të BE-së, Marta Kos: Shqipëria do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
  • Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës
  • “Kundërshtimet, si erërat që forcojnë pemën”, Rama flet për përjashtimin e Spiropalit: Tani është e lirë
  • Zgjidhet presidenti i ardhshëm i Bankës Qendrore Evropiane, do të pasojë Christine Lagarde

Komentet e Fundit

  1. Diaspora on VIDEO: Përgatitje në vigjilje të protestës së 28 Nëntorit? Struktura të ngjashme me çadra kampingu, pranë Kryeministrisë
  2. Ethem Lalaj on VIDEO: Përgatitje në vigjilje të protestës së 28 Nëntorit? Struktura të ngjashme me çadra kampingu, pranë Kryeministrisë
  3. TURTULLI on RENDITJA: Tirana, e dyta në Evropë për pamundësinë e blerjes së një banese me pagë. Lë pas Milanon, Romën, Parisin, Londrën, etj
  4. MH on Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët
  5. durrsaku on Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?