Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projektligji i ri, qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike: Të menaxhohen nga privatët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Projektligji i ri, qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike: Të menaxhohen nga privatët
Lajmi i fundit

Projektligji i ri, qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike: Të menaxhohen nga privatët

Published: November 26, 2026
Shpërndaje
Infermier me veshje mbrojtese duke transportuar nje bombul oksigjeni prane Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1.Shifrat e koronavirusit jane ulur ndjeshem edhe pse pesojne luhatje nga dita ne dite. /r/n/r/nNurses at the entrance of Infectious Diseases ward, near Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which is turned into quarantine and received the name COVID 1. Coronavirus figures have dropped significantly although they fluctuate from day to day.

Qeveria “socialiste” u hap rrugën kompanive private për të marrë në dorë administrimin dhe konsulencën e spitaleve publike në vend, ndërsa pajisjet dhe sallat shtetërore do të vihen në dispozicion të privatit kundrejt pagesës.

Një projektligj i ri me emrin për “Autonominë Spitalore” i depozituar në Kuvend nga një deputet anonim socialist me emrin Asfloral, u jep spitaleve publike kompetenca të plota tregtare – si blerëse të menaxhimit privat dhe si shitëse të shërbimeve e kapaciteteve shtetërore.

Pavarësisht emrit pa lidhje që e paraqet në Kuvend, por që as e ka lexuar ligjin, ky ndryshim rrënjësor është paralajmëruar prej kohësh nga kryeministri “socialist” Edi Rama. Gjatë një takimi me mjekët në Lezhë, Rama zbuloi se qeveria “po diskutonte me dy grupe të mëdha ndërkombëtare për të hyrë në marrëdhënie menaxhimi për QSUT-në” dhe madje hodhi idenë e “ndërtimit të një spitali privat brenda territorit të QSUT-së”.

- Publicitet -

Ndërkohë në një tjetër dalje publike, kryeministri mori si shembull spitalet publike në Turqi, duke thënë se atje “gjithë pjesa e administrimit menaxhohet komplet nga privati”.

Menaxhimi dhe konsulenca e spitaleve te privati

Ndryshimi më i fortë i draftit fshihet në riformulimin e nenit 22, pika 1, shkronja “dh”. Spitalet publike autonome fitojnë të drejtën të kontraktojnë subjekte private, vendase ose të huaja, për të marrë “shërbime të asistencës teknike, të konsulencës dhe të mbështetjes në menaxhimin spitalor, tërësor ose të pjesshëm”.

Për më tepër, drafti autorizon spitalet që paratë e arkëtuara nga pacientët dhe kontratat e veta t’i përdorin direkt për të paguar këto kompani konsulence. Nën petkun e “mbështetjes në menaxhim”, ligji krijon hapësirën që drejtimi i spitaleve shtetërore t’u kalojë kompanive private jashtë procedurave klasike të koncesioneve dhe PPP-ve.

Aparaturat shtetërore në shërbim të privatit

Paralelisht me blerjen e menaxhimit, spitalet publike dalin në treg si shitës. Sipas nenit 22 (pika 2), ato mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me subjekte private për t’u vënë në dispozicion infrastrukturën, pajisjet diagnostikuese dhe trajtuese (skanerë, rezonanca, salla operacioni), si dhe stafin mjekësor.

Kjo u mundëson spitaleve shtetërore të shesin shërbime për klinikat private, kompanitë e sigurimeve shëndetësore, korporatat e huaja, ambasadat, si dhe për turizmin shëndetësor. Po ashtu, ato fitojnë të drejtën të lidhin kontrata me kompanitë farmaceutike për kryerjen e provave klinike dhe testimin e pajisjeve mjekësore.

Korsi preferenciale dhe “praktikë e dyfishtë” pa kufij

Drafti heq kufizimin ekzistues që e lidhte autonominë financiare vetëm me shërbimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Tashmë, bordi drejtues i spitalit vendos vetë tarifat për shërbimet jashtë paketës së sigurimeve dhe tarifat për korsinë preferenciale – mundësinë që qytetarët të anashkalojnë sistemin e referimit dhe të marrin shërbim të shpejtë kundrejt pagesës.

Njëkohësisht, projektligji zgjeron “praktikën e dyfishtë” të mjekëve (Neni 27). Duke hequr kufizimin e mëparshëm që lejonte vetëm konsultat ambulatore pas orarit zyrtar, mjekët do të mund të kryejnë privat në ambientet e spitalit publik çdo lloj ekzaminimi, trajtimi apo ndërhyrjeje kirurgjikale.

Paratë në banka private dhe rreziku i dy standardeve

Të gjitha të ardhurat nga kontratat me privatin, korsia preferenciale dhe praktika e dyfishtë do të arkëtohen në llogari në bankat e nivelit të dytë dhe do të administrohen nga vetë spitali.

Edhe pse ligji ndalon tarifat nën kosto dhe përcakton se kontratat me privatin nuk duhet të cenojnë urgjencën dhe të siguruarit, kombinimi i menaxhimit të kontraktuar te privati, shfrytëzimit tregtar të aparaturave publike dhe korsive me pagesë ngre alarmin e konfliktit të interesit dhe të krijimit të dy standardeve në shëndetësi: shërbim i shpejtë për ata që paguajnë dhe pritje e gjatë për qytetarët e siguruar – shkruan Kapitali.

n.s. / dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Projektligji i ri, qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike: Të menaxhohen nga privatët
  • Paketa antidhunë e qeverisë, Kushtetuesja pezullon gjobat për bllokimet e rrugës, në fuqi masat e tjera deri ditën e shqyrtimit
  • FOTO: Një natë, 51 jetë të humbura, shtatë vite kujtesë
  • Irani sulmon Kuvajtin, devijohet trafiku ajror ndërkombëtar
  • ODIHR letër kryetarëve për Komisionin e Reformës Zgjedhore: Presim përgjigje për…

Komentet e Fundit

  1. Drejtoria e Pergjithshme Anti Korrusion, Mbretnia e Shurrelit on SPAK kërkoi 1 vit burg, GJKKO i shmang qelinë, dënon kryebashkiakun e Vaut të Dejës me 100 orë punë
  2. Vajmedet o vajmedet on VIDEO: Rama e bën sërish, i shkon nga pas në mes të deklaratës Presidentit të Malit të Zi
  3. Vlora 97 on Dosja ‘Meta’: Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove. Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit
  4. Vlora 97 on SPAK kërkoi 1 vit burg, GJKKO i shmang qelinë, dënon kryebashkiakun e Vaut të Dejës me 100 orë punë
  5. durrsaku on Katër ish-zyrtarë dëshmojnë për klubin “Partizani”, prokurorja: “Meqë drejtorët nuk mbajnë mend gjë, do thërrasim rojet”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?