Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kësti i katërt të BE-së, Marta Kos: Shqipëria do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kësti i katërt të BE-së, Marta Kos: Shqipëria do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
Lajmi i funditPolitike

Kësti i katërt të BE-së, Marta Kos: Shqipëria do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes

Published: November 27, 2026
Shpërndaje

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka vlerësuar ecurinë e reformave në Shqipëri, duke bërë të ditur se vendi ka përmbushur 80% të angazhimeve të kërkuara në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë samitit që po zhvillohet në Tiranë, Kos njoftoi se Shqipëria do të përfitojë 185.6 milionë euro në kuadër të pagesës së katërt të këtij plani, si shpërblim për zbatimin e reformave.

Në vlerësimin e saj, komisionerja renditi edhe rezultatet e vendeve të tjera të rajonit. Mali i Zi kryeson me 94% të reformave të realizuara, ndërsa Maqedonia e Veriut ka përmbushur 56% të tyre dhe pritet të përfitojë 70.9 milionë euro.

- Publicitet -

“Plani i Rritjes është hartuar për të ndihmuar ekonomikisht vendet e rajonit. Tre shtete kanë bërë përparim të mirë në reforma. Mali i Zi ka vënë në zbatim 94% të tyre, që është mbresëlënëse. Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave dhe do të marrë 185.6 milionë euro në pagesën e katërt. Maqedonia e Veriut ka zbatuar 56% dhe do të përfitojë 70.9 milionë euro”, deklaroi Kos.

Ajo theksoi se shpërndarja e fondeve europiane bëhet në bazë të performancës së secilit shtet dhe rezultateve konkrete në zbatimin e reformave, duke përgëzuar vendet që kanë shënuar progres.

Gjatë fjalës së saj, komisionerja europiane u ndal edhe te situata në Serbi, Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë. Sipas saj, qeveria e mëparshme në Serbi nuk kishte përfituar mbështetjen e parashikuar për shkak të qasjes së saj, ndërsa me qeverinë e re kanë nisur bisedimet.

Për Kosovën, Marta Kos u shpreh se qeveria e re ka një mundësi për të përmbushur reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian, ndërsa paralajmëroi edhe një vizitë në Prishtinë.

“Qeveria e re në Kosovë ka mundësinë të arrijë reformat që dëshiron Bashkimi Europian. Do të jem në Prishtinë dhe mezi pres këtë vizitë. Edhe Bosnjë-Hercegovina duhet të zbatojë reforma të rëndësishme”, u shpreh komisionerja.

Deklaratat e Marta Kos vijnë në kuadër të diskutimeve për përshpejtimin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfitimin e fondeve të lidhura drejtpërdrejt me rezultatet e reformave.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kësti i katërt të BE-së, Marta Kos: Shqipëria do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
  • Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës
  • “Kundërshtimet, si erërat që forcojnë pemën”, Rama flet për përjashtimin e Spiropalit: Tani është e lirë
  • Zgjidhet presidenti i ardhshëm i Bankës Qendrore Evropiane, do të pasojë Christine Lagarde
  • Goditi me petrogaz në kokë efektivin e burgut të Burrelit, kush është autori, i dënuar me 25 vite burg

Komentet e Fundit

  1. Diaspora on VIDEO: Përgatitje në vigjilje të protestës së 28 Nëntorit? Struktura të ngjashme me çadra kampingu, pranë Kryeministrisë
  2. Ethem Lalaj on VIDEO: Përgatitje në vigjilje të protestës së 28 Nëntorit? Struktura të ngjashme me çadra kampingu, pranë Kryeministrisë
  3. TURTULLI on RENDITJA: Tirana, e dyta në Evropë për pamundësinë e blerjes së një banese me pagë. Lë pas Milanon, Romën, Parisin, Londrën, etj
  4. MH on Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët
  5. durrsaku on Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?