Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një humbje e madhe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Një humbje e madhe
KryesoreRajoni

Një humbje e madhe

Published: February 14, 2025
Shpërndaje

Nga Albin Kurti

Mësova sot për ndarjen e papritur nga jeta të diplomatit dhe ambasadorit të shquar, z. Shaban Murati. Për mua ka qenë i shenjueshëm çdo takim me të dhe veprën e tij.

Ai nuk ishte thjesht diplomat, ai nuk ishte thjesht ambasador. Shaban Murati ishte një kronikan i lartë i marrëdhënieve të shqiptarëve me rajonin, kontinentin ku përkasim dhe botën.

- Publicitet -

Si rrallëkush, Shaban Murati shkroi një vepër monumentale mbi pozicionet gjeopolitike të shqiptarëve.

Në 19 veprat e tij, Shaban Murati na ndihmoi të orientohemi në rrafshin gjeopolitik dhe të diplomacisë, si shqiptarë, si Kosovë dhe si Shqipëri. 

Ai ishte kritik për pamjaftueshmëritë e diplomacisë sonë, për disa nga qëndrimet e diplomacisë evropiane në rajon, si dhe për rrezikun e kthimit të dëmshëm të vëmendjes së Rusisë në rajonin ballkanik dhe më gjerë.

Ambasador Murati ka shkruar dhe folur me këmbëngulje për aleancat rajonale jetike të shqiptarëve me Kroacinë dhe Turqinë, siç ka bërë edhe për mendësitë dhe tabutë që cungojnë plotninë e vizionit politik mbarëshqiptar, veçanërisht mbi çështjet dhe historikun e territoreve dhe kufijve.

Është një humbje e madhe për ne të mos e kemi më ambasadorin dhe këshillat e tij dashamirëse e largpamëse në kohët që vijnë. Por, nga ana tjetër, jemi besëplotë mbi jetëgjatësinë e reflektimeve të tij.

Ne i ftojmë me këtë rast të gjithë diplomatët tanë dhe studentët e shkencave humane të drejtohen te librat e ambasadorit Shaban Murati, për t’i kuptuar pozicionet e shqiptarëve në rrjedhën e dinamikave të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë kombëtare.

Ne humbëm një njeri, por i kemi gjithnjë në bibliotekat tona mendimet e tij.

Me këtë përkujtim ndaj Shaban Muratit, u shpreh ngushëllimet e mia familjes Murati, miqve të ambasadorit Murati, trupës diplomatike dhe kolegëve të tij, për humbjen e një reflektuesi të madh të çështjes kombëtare!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit
  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Komentet e Fundit

  1. Ottousa on Qytete pa Qytetarë
  2. Uber on Qytete pa Qytetarë
  3. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Buda on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?