Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti lë jashtë garës presidenciale Vjosa Osmanin, Konjufca: Konsensus kanë vetëm anëtarët e familjes Jashari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti lë jashtë garës presidenciale Vjosa Osmanin, Konjufca: Konsensus kanë vetëm anëtarët e familjes Jashari
KosovëLajmi i fundit

Kurti lë jashtë garës presidenciale Vjosa Osmanin, Konjufca: Konsensus kanë vetëm anëtarët e familjes Jashari

Published: February 25, 2026
Shpërndaje

Pak ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, lëvizja Vetëvendosje duket se ka lënë përfundimisht jashtë garës Presidenten në detyrë Vjosa Osmani.

Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka thënë në një prononcim për mediat se i vetmi kandidat që ka consensus në shoqëri është një prej anëtarëve të familjes Jashari.

“Deri tani të vetmit emra që kanë Konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një President nga familja e nderuar Jashari”, tha Konjufca ka dhënë detaje se cili prej anëtarëve të kësaj familje mund të ishte kandidat për President.

Për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin presidentin e ri të vendit më së largu më katër mars.

- Publicitet -

Edhe pas takimeve ndërpartiake, nuk ka një emër konkret për kandidatin për të parin e shtetit.

Megjithatë, nga këto takime u bë e qartë që asnjëra prej partive politike nuk i ka dalë në krah, Vjosa Osmanit që synon edhe një mandat tjetër si presidente, madje as Lëvizja Vetëvendosje.

Albin Kurti të hënën tha se nuk ka mbledhur nënshkrime për asnjë kandidatë për mungesë votash, por njohësit thonë se ai e do një president që nuk e “sfidon” në nivelin ndërkombëtar.

Presidentja aktuale Vjosa Osmani synon edhe një mandat tjetër e Ramush Haradinaj i dorëhequr së fundmi nga pozita e kryetarit të partisë, është shprehur i gatshëm për garë, por asnjëri nuk i kanë mbledhur 30 nënshkrimet që parasheh kushtetuta për të kandiduar për të parin e shtetit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    February 25, 2026 at 12:09 pm

    Nuk me intereson fare edhe PSE me keqardhje Kosova ne duar te UDB-asheve Batove,Beraye e,koqeVare e….por me problemi ‘prrsident’ duhet nje figure qe Bashkon.Bashlon familia Jashari?Urgjent ta votojme!

    Reply
  • skela says:
    February 25, 2026 at 12:23 pm

    Kurti po vepron gabim. Vjosa Osmani e meriton një mandat të dytë. Aq më shumë që e ka mirë me Shtëpinë e Bardhë. Çfarë kërkon Kurti?! nuk e kuptoj!

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    February 25, 2026 at 1:32 pm

    Albishti Kurti eshte egoist, smirzi, qe e ka hale ne sy Vjosen sepse ajo e le ne bisht me reputacionin e saj qe Albishti me sperdredhjet e tij populiste nuk e arrin dot.

    Reply
  • demo says:
    February 25, 2026 at 1:43 pm

    Deri tani qendrove si nje Romak.Ishe i vetmi Romak midis shqiptareve. Te keqen vellai mos shko n`fis.Mos u bej Enver Hoxha,Sali Berisha,Edi Rama,qe per nje kapricio Hyqmi kane marre ne qafe popullin dhe Atdheun.
    Asaj Vjosa Osmanit shko terhiqi floket,qe behet babysitter per Edi Ramen,sikur nuk e di c`ka hequr Kosova prej tij dhe kaq.
    Vjosa Osmani dhe Diplomacia e saj I DUHEN SOT KOSOVES. ESHTE E PAZEVENDESUESHME.
    Te medhejte e kesaj Bote nuk kane as Parime,as Drejtesi.

    Reply
  • Arbër says:
    February 25, 2026 at 4:01 pm

    “President, dikush nga familja Jashari”?
    Domethënë, mjafton të jete “dikush”; s’ka rëndësi se kush (!)
    Kjo logjikë në shekullin XXI ?
    Kjo përdorej para 100 vjetesh në Veriun e Shqipërisë (ndoshta edhe në Jug), si organizim fisnor i vendit feudal të sapodalë nga otomanizmi.
    “…Dikush nga fisi X të sjellë krushk…” lol.
    Por para 100 vjetesh, ama!
    Çuditërisht, Kosova është ende aty, në atë logjikë, në atë mentalitet.
    Kosovarë, ky post duhet te përdoret për çokë, apo për të kryer një detyrë me përgjegjësi përfaqësuese të shtetit, si numri 1 i tij ?
    A duhet zgjedhur president një person sipas cilësive intelektuale, aftësive, formimit, personalitetit, apo mjafton që është “i fisit X”?
    Doni të bëheni shtet europian, apo shoqëri tribale, fisnore, primitive, otomane?
    Sidoqoftë, nuk po na zhgënjeni…

    Reply
  • Nik says:
    February 25, 2026 at 4:37 pm

    Kosova ka kaluar vështirësi të mëdha në shtrirjen e sovranotrtit në veri, që sigurisht ishte një arritje e madhe. Në se Kosova nuk u izolua plotësisht kjo ishte merita e Znj. Osmani! Pa dyshim Z. Kurti ka meritat e tij për shtrirjen e sovranitetit por do kishte dështuar plotësisht pa përkrahjen e presidentes Osmani! Në një rast Znj. Osmani gaboi rëndë duke e gotitur indirekt Z. Kurti, por s’ka gjë, shqiptarë jemi dhe inat kemi! Atë autoritet, përgatitje, Anglishten perfekte që ka Znj. Osmani është një fat për Kosovën! Në se Z. Kurti dhe VV nuk e përkrahin për mandatin tjetër për fat të keq atyre do t’u kthehet në të kundërt rrjedha politike në Kosovë, nga vetë qytetarët e Kosovës! Kandidatët anonim për presisentet në se emërohen, janë thjeshtë kukulla në duart e emëruesve!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qytetarët ndalin makinat dhe duartrokasin protestën në Tiranë
  • Guacka e Zvërnecit
  • Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  • 06 qershor 2026
  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?