Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alda Klosi ndërron avokatin dhë kërkon lirinë: Do pësoj infarkt në burg!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Alda Klosi ndërron avokatin dhë kërkon lirinë: Do pësoj infarkt në burg!
AktualitetKronike

Alda Klosi ndërron avokatin dhë kërkon lirinë: Do pësoj infarkt në burg!

Published: April 3, 2023
Shpërndaje

Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave dhe shefe e kabinetit të ish-ministrit dhe ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, i është drejtuar me një tjetër kërkesë Gjykatës së Tiranës. Ajo kërkon ndryshim të masës së sigurisë, për shkak të gjendjes shëndetësore. Dhoma penale pritet të caktojë këtë të hënë një ekspert mjeko-ligjor, që të përcaktojë nëse i rrezikohet shëndeti gjatë qëndrimit të saj në paraburgim. Klosi pretendon se ka rrezik për infarkt të miokardit, rrezik që e përjetoi edhe pas arrestimit, duke qëndruar për një javë në QSUT, Reparti i Kardiologjisë, pasi pati komplikacione me organin më jetësor të trupit.

Ndërkohë, këtë të hënë, gjatë procesit gjyqësor u bë me dije edhe ndryshimi i avokatit mbrojtës të Alda Klosit. Në vijim të procesit ajo do të përfaqësohet nga avokati Arbër Hoxha, ndërsa deri më tani mbrohej nga Ilirjan Muho. Më 20 shkurt, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Alda Klosit për masë më të lehtë sigurie, pavarësisht pretendimeve të ish-zyrtares, e cila deklaroi se duhej të kujdesej për dy fëmijët e mitur dhe nënën e sëmurë.

Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë përballë OPGJ. Prokuroria dhe Policia vunë nën sekuestro një garazh dhe një apartament në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, në pronësi të ish-zyrtares Alda Klosi.

- Publicitet -

Klosi ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit, pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit. Sanitarja tha për hetuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo, për t’ia ruajtur, pasi kishte konflikte me ish-bashkëshortin. Por avokati i Alda Klosit thotë se është deklarim i rremë. Vetë Klosi pranoi autorësinë e 120 mijë eurove, si të vjedhura nga Dobi dhe i biri, e që ishin grumbulluar për xhaxhanë e saj të sëmurë në SHBA.

Akatualisht ish-zyrtarja e lartë e administratës është e dyshuar për veprat penale; “refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen e pasurisë ”, “pastrimi i produkteve të veprës penale, ose të veprimtarisë kriminale” dhe “deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Vetë Alda Klosi nëpërmjet avokatit të saj i ka mohuar akuzat ndërsa gjykata vendosi ta lërë në masën “arrest në burg”, deri në përfundim të hetimeve. Ish-zyrtarja, pasi ka qëndruar disa ditë në QSUT, është transferuar për në Paraburgimin 325 në kryeqytet, ku do të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve, nëse masa e sigurisë nuk ndryshohet deri në fund të procesit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?