Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aldo Avdyli “i dyshuari kryesor” për zhdukjen e Ervis Martinajt, SPAK drejt tërheqjes së dosjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Aldo Avdyli “i dyshuari kryesor” për zhdukjen e Ervis Martinajt, SPAK drejt tërheqjes së dosjes
KronikeLajmi i fundit

Aldo Avdyli “i dyshuari kryesor” për zhdukjen e Ervis Martinajt, SPAK drejt tërheqjes së dosjes

Published: October 21, 2025
Shpërndaje

Nga Elton Qyno

Një ndër operacionet e suksesshme policore që solli arrestimin e shumë të kërkuarit Aldo alias Elidon Avdyli në Tiranë, ka shumë gjasa që tashmë të kthejë sytë e SPAK, tek një çështje mjaft të njohur për interesin publik, siç është ajo e zhdukjes pa adresë e biznesmenit, Ervis Martinaj.

Kjo dosje sensitive që aktualisht është e pezulluar në prokurorinë e Lezhës, flet për fatin tragjik të zhdukjes se “mbretit” të lojërave të fatit në Shqipëri, Ervis Martinaj, për të cilin prej muajit Gusht 2022 nuk ka asnjë gjurmë.

- Publicitet -

Në atë periudhë dosja u regjistrua për akuzën e “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” kryer në formën e bashkëpunimit.

Por pas disa vite hetim çështja nuk solli asgjë, veç disa kontrolleve në banesat e Astrit Avdylit, Jasin Avdylit dhe Aldo Avdylit.

Kontrollet nuk sollën asnjë rezultat për hetimin, por për policinë dhe prokurorinë e Lezhës, Aldo Avdyli, ka qenë një ndër personat kryesorë të dyshuar se ka marrë pjesë në zhdukjen e Ervis Martinaj.

Ndaj pas kapjes së këtij personi në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, mësohet se SPAK ka shfaqur interes për tërheqjen e akteve të kësaj dosje me qëllim studimin dhe pyetjen e mëtejshme në burg të Aldo Avdylit.

Ballafaqimi i Aldo Avdylit me këtë dosje, mund të çojë SPAK drejt një mundësie të zbardhjes së misterit më të madh të botës së krimit në Shqipëri.

Aktualisht, Aldo Avdyli ka vetëm tre akuza zyrtare siç është ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen e Durim Bamit kryer në formën e Grupit kriminal me 16 persona të tjerë si dhe “Vrasjes me paramendim” kryer në formën e “Grupit kriminal” ndaj Edmir Bregut alias “Malokut”.

Aldo Avdyli, nuk është nip i Astrit Avdylit siç raportohet shpesh në media. Me Astrit Avdylin ata të dy janë kushërinj dhe jo lidhje xhaxha dhe nip.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • kasem gahinji says:
    October 21, 2025 at 10:52 am

    Sapo lexova ne gazeten sot nje shkrimet bombastic TE zedhenesit TE krimit te organizuar Artan Hoxha. Nje perpjekje e tij per te devijuar hetimin nga klanet qe qendrojne pas Avdylajve, te Edi Rama. Nje gomar te tille zorr se è gjen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?