Dr. Sadri Ramabaja
Ndryshimet globale që po imponon lufta në Ukrainë dhe sidomos rikthimi i Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, pasqyrohen edhe në lëvizjet e reja me karakter gjeopolitik në rajone siç është Europa Juglindore, alias Siujdhesa ilirike.
Ky ndryshim në realitet kishte filluar të ngjizej një vit më parë, megjithëse si ide daton që prej vitit 2012, por asaj do t’i kthehet qeveria aktuale e Kosovës me seriozitetin më të madh, duke punuar në këtë plan në relacionin Prishtinë-Zagreb deri në detaje, ndërkaq ajo do t’i imponohej Tiranës zyrtare atëherë kur lidershipi do ta kuptonte se ka marrë fund epoka kur Serbia impononte agjendën politike në Ballkan.
Ajo agjendë kishte shtyrë përpara dy procese, nga të cilat duhej të dilte fituese Serbia:
1. Ndarja e Kosovës, përmes të të ashtuquajturit proces të ripërkufizimit të kufijve me shqiptarët, si e cilësonte pala serbe, ose shkëmbimit të territoreve, si e cilësonin marionetat e Beogradit në Prishtinë.
2. Ballkani i Hapur, si ide për faktorizimin e Serbisë në rajon dhe “konservimin” e statusit të Kosovës si territor!
Këto dy procese kishin marrë fund që atëherë kur në Kosovë kishte fituar revolucioni i heshtur i 14 shkurtit 2021, duke dërguar në opozitë forcat politike dhe eskalonin e vjetër politik.
Në korrik të vitit 2023, Kryeministri Edi Rama pati deklaruar se nisma “Ballkani i Hapur” e kishte përmbushur misionin e saj për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tani fokusi kryesor duhet të jetë ky proces. Ndërkohë në një konferencë për shtyp në fund të dhjetorit 2023, Rama do t’i rikthehej sërish asaj ideje, duke i bërë një interpretim deklaratës së tij të korrikut dhe duke e trajtuar si keqinterpretim nga palët që e kishin cilësuar atë si një lloj dalje të lehtë të Shqipërisë nga nisma për “Ballkanin e Hapur”. Në këtë konferencë me media ai theksoi se, kjo nismë vazhdon dhe nuk mund të mbyllet nga një palë e vetme.
Pavarësisht këtyre luhatjeve dhe mëdyshjeve që në prapavijë mund të kishte elemente shantazhi, po çante tutje përpara ideja për realizimin e një aleance ushtarake me karakter strategjik, që do t’i stivonte në sirtarët e historisë që të dy idetë e agjendës serbe: atë për aneksimin e veriut të Kosovës dhe “Ballkanin e Hapur”, por edhe do ta përmbyste historinë e aleancave ushtarake në Ballkan.
Përmbysja e historisë
Le të kujtojmë se aleanca e parë ushtarake në Ballkan ishte Lidhja Ballkanike, e krijuar në fillim të shekullit XX. Kjo aleancë u formua në vitin 1912 mes Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë që në aparencë kishte luftën kundër Perandorisë Osmane, por në realitet po bëhej që të realizonte projektin shoven për copëtimin e tokave shqiptare dhe ekspansion të secilit nga anëtarët e aleancës në dëm të gjeografisë shqiptare.
Kjo aleancë qe krijuar me nxitjen e Rusisë, e cila kërkonte të dobësonte Perandorinë Osmane dhe të forconte ndikimin e saj në rajon. Si e tillë ajo provokoi Luftën e Parë Ballkanike (1912-1913), në të cilën aleatët fituan territore të mëdha në dëm të shqiptarëve. Ndërkaq do të shpërbëhej pas Luftës së Dytë Ballkanike (1913), kur Bullgaria do të shpërfaqte pakënaqësitë e saj me ndarjen e presë dhe do të hidhej në luftë kundër ish-aleatëve të saj për ndarjen e territoreve.
Por le të kujtojmë faktin se kësaj aleance i kishte paraprirë një aleancë tjetër dypalëshe – ajo greko-serbe që rezultoi me Marrëveshjen Greko-Serbe të nënshkruar në vitin 1867 në Wesllau – Vjenë, ku u ndanë sferat e influencës mbi territorin shqiptar (1)
Aleanca shqiptaro-kroate e krijuar ndërkohë nuk ka kurrfarë pretendimesh territoriale as ndaj Serbisë e as ndaj ndonjë shteti tjetër në rajon. Përkundrazi, ajo po krijohet si alencë mbrojtëse dhe kundër ekspansionit serb, që tashmë është proklamuar përmes Deklaratës Politike të qershorit të 2024 të aprovuar në Kuvendin e Madh Serb në Beograd, që ka për objektiv realizimin e të ashtuquajturës “Bota serbe”.
Deklaratën trelaterale për aleancë ushtarake (2) e nënshkruan në Tiranë tre ministrat e mbrojtjes të vendeve përkatëse në mënyrë krejt solemne pas pritjes nga ana e ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Pirro Vengu, me nderime të larta ushtarake të homologëve të tij nga Kosova, Ejup Maqedonci dhe atij nga Kroacia, Ivan Anushiq.
Sipas nënshkruesve, sfondi i bashkëpunimit të planifikuar është “ndryshimi i rrethanave gjeopolitike dhe rritja e rrezikut të sigurisë në Evropën Juglindore”.
Në të ardhmen, do të ketë bashkëpunim në të dy nivelet e armatimit dhe stërvitjes së ushtarëve, me qëllim që ushtritë pjesëmarrëse të jenë “më kompatibile” në përballje të çfarëdo mësymjeje nga ana e Serbisë.
Në një fazë krizash rajonale dhe ndërkombëtare, status quo-ja në Ballkan nga ana e Serbisë, siç paralajmërojnë zhvillimet në Republikën Srbska në BeH, po vihet në pikëpyetje. Shih për këtë, kjo aleancë e re ushtarake, do të duhej të shihej si kundërpërgjigje e duhur dhe në kohën e duhur ndaj politikave ekspansioniste të Serbisë.
Reagimi irracional i Beogradit
Beogradi menjëherë reagoi ashpër. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në mbrëmjen e nënshkrimit: “Ne i kemi kuptuar ata dhe jemi shumë të shqetësuar” (3). Ndërkaq i ndodhur nën presionin e brendshëm për shkak të protestave të vazhdueshme në vend, ai theksoi: “Ne kemi doktrinën tonë dhe jam i sigurt se do të kemi sukses në ruajtjen e stabilitetit dhe të mbrohemi kundër çdo agresori të mundshëm ushtarak” (4).
Ndërkaq pas kësaj deklarate pasoi ajo e Ministrisë së Jashtme të Beogradit ku theksohej se Serbia ishte “garantuese e paqes dhe neutralitetit ushtarak në Ballkan” dhe për këtë arsye ishte “veçanërisht e shqetësuar që kjo aleancë ushtarake u formua pa konsultim me Beogradin” (5).
Beogradi ende e konsideron Kosovën si territor të tij, duke e mbajtur atë jo vetëm në preambulën e kushtetutës, po edhe si substrat substancial të saj. Ndërkaq çfarëdo përpjekje për ta forcuar sistemin mbrojtës të Kosovës, rrjedhimisht edhe pjesëmarrjen e Kosovës në këtë aleancë ushtarake, sipas Ministrisë së Jashtme serbe, do të ishte “goditje e drejtpërdrejtë për rendin juridik ndërkombëtar dhe kërcënim për paqen në rajon” (6)! Në anën tjetër, armatimin dhe militarizimin e Kosovës, Beogradi pretendon ta propagandojë si kërcënim për minoritetin serb që jeton në Kosovë.
Retorika politike serbe po pregatitë kështu terrenin për të ndërtuar alibinë e duhur për ndërhyrje ushtarake, disi ngjashëm me atë ruse në Ukrainë.
Ç’ka fshihet pas retorikës serbe?
Retorika e Beogradit që paraqet Serbinë si “garantuese të paqes dhe neutralitetit ushtarak në Ballkan” e shpërfaqur tani, mund të lexohet në disa mënyra, duke pasur parasysh kontekstin historik dhe politik të rajonit. Kjo deklaratë duket se shërben për disa qëllime strategjike dhe propagandistike:
1 – Viktimizim dhe legjitimitet ndërkombëtar – Serbia shpesh e portretizon veten si faktor stabiliteti në Ballkan, ndërsa në të njëjtën kohë akuzon fqinjët për destabilizim. Duke pretenduar neutralitet ushtarak, ajo përpiqet të krijojë një imazh të moderuar përpara fuqive ndërkombëtare, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së.
2 – Kundërshtim ndaj integrimeve rajonale të Kosovës – Aleanca ushtarake tripalëshe (Zagreb-Tiranë-Prishtinë) përfaqëson një sfidë të drejtpërdrejtë për Serbinë, sepse e forcon pozitën e Kosovës si një subjekt i pavarur në skenën ndërkombëtare. Duke e paraqitur këtë aleancë si kërcënim, Serbia synon të minojë legjitimitetin e saj.
3 – Frikësimi dhe retorika nacionaliste e brendshme – Kjo qasje i shërben politikës së brendshme të Serbisë, duke forcuar narrativën se vendi është i rrethuar nga forca armiqësore dhe se duhet të jetë vigjilent. Kjo ndihmon qeverinë aktuale të justifikojë politikat e saj dhe të ruajë mbështetjen popullore.
4 – Lidhja me aleatët tradicionalë – Duke e portretizuar aleancën shqiptaro-kroate si një kërcënim, Serbia kërkon të justifikojë afrimin me Rusinë dhe Kinën, duke paraqitur veten si një vend që mbetet i pavarur nga NATO dhe ndikimi perëndimor.
Në realitet, kjo retorikë është një përpjekje për të penguar afrimin e vendeve të rajonit me NATO-n dhe BE-në, ndërsa në të njëjtën kohë fsheh politikat ekspansioniste të Serbisë dhe përpjekjet e saj për ndikim në Ballkan, veçanërisht në Bosnje dhe Kosovë.
Le të përkujtojmë faktin se Serbia aktualisht me ndihmën e aleatëve të saj [Rusisë, Kinës dhe nga disa shtete perëndimore, me theks Franca] ka arritur të modernizojë forcat e armatosura.
“Trading Economics”, vuri në dukje një rritje në 2135.80 milionë dollarë në vitin 2023 nga 1723.50 milionë dollarë në vitin 2022 në fushën e shpenzimeve të mbrojtjes. Historikisht, buxheti i Serbisë ka pasur rritje të konsiderueshme. Për shembull, buxheti u rrit nga 1.14 miliardë dollarë në vitin 2019 në 1.43 miliardë dollarë në vitin 2022, duke reflektuar një prirje të rritjes së investimeve ushtarake (7).
Përgjigjia e rreptë e Kroacisë
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq duke mos përfillur fare gjuhën diplomatike i dha një përgjigje të rreptë Beogradit. Ai tha troç se Zagrebi për marrëveshjen e fundit ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë “nuk ka nevojë ta pyes Serbinë apo NATO-n.” Plenkoviqi iu përgjigj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova shkelën marrëveshjen e vitit 1996 dhe hapën një garë armësh.
“Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta kohë për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, ka thënë Plenkoviq, duke shtuar se me këtë akt palët “krijuan një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma.” Si i tillë dokumenti “nuk është i një natyre armiqësore. Unë e kuptoj që duhet kërkuar një armik më tej, por kjo marrëveshje nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë të pyesë askënd për këtë, as Serbinë dhe as NATO-n”, u shpreh Plenkoviq.
Ndërkaq Ministria Kroate e Mbrojtjes nënshkrimin e memorandumit trilateral e cilësoi si produkt të “një interesi të madh për stabilitetin dhe sigurinë në këtë pjesë të Evropës dhe veçanërisht në Kosovë”.
Këto deklarata megjithatë nuk ka gjasa të reduktojë zemërimin e Beogradit.
Ja disa nga arsyet që merr në konsideratë Beogradi. Së pari, sepse Kroacia, të cilën Vuçiç e ka pranuar të jetë e fortë ushtarakisht, sipas Beogradit po na krijoka një aleancë pas shpinës së Serbisë që përfshin edhe vende të tjera fqinje. Sipas logjikës serbe dhe aleatëve të saj, para së gjithash, ata rus, ky fakt nxit rivalitetin historik mes dy ish-republikave ish jugosllave.
Kosova si faktor paqeje dhe balanci në rajon
Prishtina, është e qartë, mund dhe duhet të jetë përfituesja më e madhe e kësaj aleance. Shih për këtë, ministri kroat i mbrojtjes, Ivan Anushiç, theksoi pas nënshkrimit jo vetëm në terma të përgjithshëm: “Me qëllim të zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ne dëshirojmë të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë me partnerët dhe të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet industrive të mbrojtjes të vendeve tona. Anushiç deklaroi shprehimisht se qëllimi ishte “të mbështesim Kosovën dhe Shqipërinë në rrugën e tyre euroatlantike”.
Anushiq në deklaratën në fjalë paralajmëroi se kjo aleancë nuk do të duhej të mbetet vetëm një aleancë trepalëshe: “Ka partnerë të tjerë nga NATO dhe BE që janë të interesuar të marrin pjesë në iniciativë,” tha Anushiç.
Kush mund t’i bashkohet aleancës duket qartë nga deklarata me nuanca e tone trishtimi të Ministrisë së Jashtme të Serbisë: Bullgaria. Prandaj Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e kombinoi këtë paralajmërim me një kërkesë që merr diçka nga retorika politike, kur apeloi për sqarim: “Nëse kjo marrëveshje, siç pretendohet, nuk është e drejtuar kundër askujt, ne kërkojmë një shpjegim se pse Serbia është e përjashtuar nga çdo negociatë për sigurinë kolektive në rajon”.
Beogradi tani e ka të qartë se dekada e tretë e shekullit 21 po përmbys plotësisht historinë e fillim-shekullit 20-të, kur aleancat ndërtoheshin për ekspansion të Serbisë në dëm të tokave shqiptare. Kosova ka kohë që me strategjinë e saj, me këtë aleancë, gradualisht po shndërrohet në faktor paqeje dhe krijimit të balancave të reja në rajon.
1. Kolonel Dr.SC. Veip Proda, TRIPTIK – Jetëshkrim i shkurëtr me rastin e 80-vjetorit të lindjes, Tiranë, 2023, f. 160
2. Shih tkstin e plotë të deklaratës:
https://ishgj.net/aktualiteti/deklarata-trelaterale-e-aleances-ushtarake-shqiptaro-kroate/
3. https://www.gazetaexpress.com/reagon-vuciq-pushteti-e-ka-kuptuar-mesazhin-e-ketij-numri-te-madh-te-njerezve-por-qytetaret-sduan-revolucion/
4. Po aty
5. Po aty
6. https://www.aa.com.tr/sq/ballkani/serbia-e-quan-provokim-marr%C3%ABveshjen-e-mbrojtjes-shqip%C3%ABri-kosov%C3%AB-kroaci-/3513643?utm_source=chatgpt.com
7. Dr.Selim IBRAIMI: https://portalb.mk/forcimi-i-sigurise-pakti-kroaci-shqiperi-kosove/?fbclid=IwY2xjawJNhNxleHRuA2FlbQIxMQABHYhfl1OIhcq1Cce-MP0BgBxQR53KgRjIMSjCWHf2j4_UP0CwFXw67KwgSQ_aem_rmesksMXnqBW2ltYmxnD4A
Kjo Analize eshte botuar nja tri here deri sot.
O Edi Ramaaaa! Albin Kurti ka taxur 1 miljard euro per Buxhetin e Ushtrise ne Kosove.Buxheti i kosoves nuk eshte as sa gjysma e buxhetit te Shqiprise.
Mbarove pune me shurren e Vilma Nushit,me Brisqet e Beqes,me Plerat e Zoto-Gungales,me Strategjiket e Holtes,me Alabarin e Durresit,me shallupat e Bangladeshit,se nuk mbarojne MREKULLITE E TUA!
Po te them qe Albin Kurti ka taxur 1 miljard Euro per Armatimin e Kosoves.Ku je tani?Te kalata zbarkimit trageteve,apo te terminali daljes te pasagjereve te Rinasit?I numurove mire?450 mije ishin kete muaj? Belindes i kishin dale 780 mije.Do kete bere ndonje gabim IA-ja.Kane akeruar hakerat Iranjane.
Po te them qe Albin Kurti ka taxur 1 miljard euro per ushtrine e Kosoves.
Apo edhe Ti si ky(kjo) CH.P,qe pyet i habitur:Ce do Ushtrine Shqiperia,Me ke do luftoje??????Tamam.Enveri kesaj(ketij) e kishte Ushtrine si Kasapi per te ruajtur bagetine mos i dilnin nga thertorja.Tani qe dhente moren dhene,,C`e do ushtrine Enveri?
Ushtria e Republikes se Kosoves,eshte faktori kryesor per te mbrojtur lirine ,pamvaresine nga armiqet shekullor,te cilet synimet e tyre ,i cfaqin edhe sot.Bota perparimtare,eshte e bindur se kulcedra rusoserbe,jane dy forca te ereta qe kane planet e tyre per aneksim ,koloni ,vrare dhe shkaterruar ekonomine e “viktimes”.Pikerisht kjo ide ,ky organizim ,i nevoitet edhe kombit tone ,qe armet dhe ushtria jone shqiptare,te jete ne gjendje te mbroje sovranitetin,te ruaj siperfaqet e tokes te Atdheut tone.Nuk mundemi ne shqiptaret te tregohemi te “emancipuar ,demokrat ,largpares” kur armiku yne shekullor rusoserb,armatoset per cdo dite,pos kesaj armiku ka edhe fabrikat e veta ku i prodhon armet shume te ofistikuara,nga ato edhe shet..Vetem sali serbi,grekofili,shkaterroj Ushtrine e lavdishme ,hodhi ne rruge te gjithe oficeret.shiti shkaterroj ato arme ,te blera me djersen e mbare shqiptareve.Prandaj them se : ky artikull kurr nuk vjetersohet,i ka vlerat e veta,ja vlen te shkruhet per tu lexuar,per tu rene kokes kolaboracionalisteve ,te ndergjegjesohen..Ne shekuj kombi yne eshte mbrojtur me armet te cilat i ka patur ne disponim….Ceshtja e armatimit,mbrojtja e Atdheut jane detyra kryesore…
Avash avash po vin momenti qe Serbise ti kthejme kusurin per ca na ka bere ne 150 vitet e fundit
Ky Romibaja nuk eshte aspak i sinqert.Flitet se ka qene bashkepunuar me ubden.Te jeshe kunder marrjes se Lugines dhe mbajtjes se veriut serb,eshte ta mbajsh Kosoven nen Serbi.Ashtu si u nda Kosova prej Serbis per shkak te terrorit qe benteSerbia dhe kulmin e arriti me miloshevicin.Ashtu edheUkraina do lishoje tokat me shumice autoktone ruse.Kete duhet te kerkojne shqiptaret ne teritoret ku jane shumic si ne Maqedoni e gjetiu.Populli vendos kujt itakon teritori dhe jo dogmat birokratike,integritet,sovrsnitet…
Po nuk i vjen asgjë e keqe Kosovës që Ramabaja ka qenë “shpiun” i serbit. Madje e lufton më mirë se ia di sekretet e punës. E mira do të ishte të gradohej si kryeministër të Kosovës, siç e bëmë në Sali kërmën e Viçit.
Marrëveshja Shqipëri -Kosovë -Kroaci është një veprim i drejtë, që i kundërvihet politikës militariste serbe. Por, duhet thënë që nuk do të bëhej në se Rusia nuk do të sulmonte Ukrahinës, gjë që rriti tensionet në Europë. Suedia dhe Finlanda u bënë antare të NATO-s dhe prishën neutralitetin e tyre. Çdo shtet filloi të mendojë se si do të mbrohet nga agresioni i mundëshëm. Serbia reagon sepse i prishen planet dhe duhet të bëjë plane të tjera, duke patur përballë tre shtete. Në shkrimin e mësipërm nuk duhet që të bëhen me faj qeveritarët e mëparshëm sepse, siç u tha, Rusia nuk e kishte sulmuar Ukrahinën dhe asnjëri nuk mund që t’a parashikonte se çfarë kishte në mëndje Putini. Veprimet politike kryhen në përputhje me veprimet e të tjerëve.
_____________________________________________________
Permbysje e historise, apo pershtatje e organizimit
te maredhenieve nderkombetare ne kushte te reja
qe ndryshoje shume nga e kaluara?
______________________________________________________
Mareveshjet ndermjet Serbise me Kinen qe kane filluar
me kohe per armatosjen e Serbise me armatime Kineze
dhe “Tendencat e Serbise” qe interpretohen nga disa
shtete te Ballkanitse se AJO desheron te jete nje Fuqi e
Konsiderushme e ne Ballkan qe te kete potencialin te
zgjeroj kufijt e saj, eshte SHKAKU i themelimit te Aleances
se Shteteve Shqiptare me Kroacine qe kane origjine Iliriane.
Maredheniet e mira ndermjet Rusise dhe Serbise
jane afer 300 Vjecare, por prania e Kines eshte nje f
aktor i ri.
Ne se Tre Fuqite e Medha Amerika, Rusia dhe Kina
do meren veshte per sferat e tyre te influence qe te
sigurojne nje bashkepunim te Ri shum te dobishem,
qe i menjanon perplasiet ndermjet tyre do jete nje
Faktor Madhor per Shqiperine, Shtetet e Vogla e
te Mesme, por ndofta e pakenaqeshme per Fuqi te
e tjera ne rritje, qe kerkojne te jene dominuse
Ne situaten e sotme, kur Europa Po Kerkon nje Pamvaresi
te Plote ne te gjitha drejtimet, Situata Po Komplikohet dhe
ne kete moment eshte veshtire te besh kalkulime te sakta
per te ardheshmen.
Un besoj se Amerika do jete gjithmone e interesuar per Ballkanin,
vecanerisht ate Perendimor qe laget nga deti Adriatik por kerkon
te “Jete e Sigurte” qe ne rast se ndodhin situata kritike
kur AJO eshte e zene me probleme ne fronte te tjera:
Ne duhet te jemi te pregatitur, “te Mos Flejme gjume”
sikur Bota eshte nje PARAJSE por te bejme detyrat tona
te shtepise per tu mbrojtur.
Ne qofte se do arrihet nje marreveshje paqe ndermjet Amerikes
dhe Rusise dhe me vone edhe me Kinenqe do jete nje garanci per
“Disa Dekada te Mos Kemi nje Lufte” tjeter qe perputhet plotesisht
me interesat e Shqiptareve, kudo qe jane ne Ballkan.
Ato histori te e para luftes se dyte boteror e dhe asaj te pare, jo te gjithe lidhen vetem me Rusine. Lidhen me te gjithe vendet kryesore te Europe’s. Shtremberimi fillon me heshtjen ndaj te vertetave:shqiperia si nje shprehje gjeografike, – konferenca e Londres qe coptoi teresisht trojet shqiptare dhe eshte strumbullari i gjithe te keqijave qe erdhen ndaj kombit shqiptarja, – platforma engleze e konfederates ballkanike me qender Beogradit. Perfundojeni te ligjin i luftes nga greqia qe lulezon sot e kesaj dite dhe “miqte tane te medhej” qe na luftuan per te coptuar prej 200 vjetesh, sot heshtin, madje me nenin 5 te Nato-s i hapin rruge ushtrise greke te pushtoj e vorio epirin. A nuk ishin angloamerikanet qe i thane Greqise ne 1949 “… futuni ne Shqiperi, por jo me shume se 20 km…”?. Dhe te gjithe heshtin. A ju kujtohet, ku shkuan, kush i organizon, financoi, serviti kriminelit e luftes se populli shqiptarja, te shpallur publikisht dhe ligjerisht? Te” miqte “tane te medhej. Dhe te gjithe heshtin, sikur nuk ka ndodhur gje. Dhe kriminel et e luftes sot shpallet intelektual e te medhej, dallendyshe te demokracise, ndersa Ata qe luftuan nazifashizmin, ish alleate te miqve te medhej, Ata qe moren nje Shqiperi feudale te shkaterruat nga lufta, me 85%te popullsise analfabete dhe e shnderruan me shkolla ne cdo cep, me universitete e akademi shkencash, me industria moderne per kohen.,me bujqesie te perparuar e mbrojtje te fuqishme, u shpallet kriminele. A nuk Jane keto teresisht shtremberime te historise se kombit shqip tar? Perse nuk flet njeriu, ASNJE historian per diskutimet ne konferenca e paqes te Parisit ne 1946?Botojeni te plote, bottoni fjalen e Enver Hoxhes, pr pa e shtremberuar sipas oreksit. Eshte botuar ne veprat e tij. Mos valle keto Jane pasoje vetem e Rusise? Po’ agjenturat e fuqive te medha e te voglia, ne zbatim te ciles strategji POLITIKE e ushtarakeve luftuan Shqiperine ? Po’ ngritja e institucioneve te posacme per Shtremberimin e historise pse u be, nga kush u nxit? Sa prej nxitesve shqiptaret ishin agjente te Cia, is, gjermane, italiane, francese, UDB, asfalti, kgb? Hapin dosjet e sigurimit, por jo me kete komision ne konfllikt interessi. ME KOMISION TE PERZGJEDHUR NGA POPULLI, TE VERIFIKUAR NJE PER NJE. Vetem keshtu thuhet dhe publikohet e vertetaaaa, jo Duke pastruar dosjet. Edhe kjo eshte pjese e pandare e Shtremberimi te historise,te se vertetes.