Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aleatët diskutojnë ndihma të reja për Ukrainën, nga ana tjetër Rusia intensifikon sulmet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aleatët diskutojnë ndihma të reja për Ukrainën, nga ana tjetër Rusia intensifikon sulmet
AktualitetBote

Aleatët diskutojnë ndihma të reja për Ukrainën, nga ana tjetër Rusia intensifikon sulmet

Published: May 25, 2023
Shpërndaje

 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të mbajë një takim virtual të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), i cili përbëhet nga dhjetëra vende që kanë mbështetur Kievin në luftën e tij kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë, mes thirrjeve të presidentit Volodymyr Zelensky për aleatët që të shpejtojnë dorëzimin e avionëve luftarakë të premtuar F-16 për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit të tij.

Sipas Pentagonit, takimi virtual i planifikuar i UDCG-së do të fokusohet në strategjitë për të ruajtur aftësitë e manovrimit të Ukrainës dhe për të përmirësuar mbrojtjen ajrore të vendit në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme nga Rusia.

- Publicitet -

Takimi vjen pasi Rusia po intensifikon sulmet ajrore kundër qyteteve dhe rajoneve të Ukrainës.

Moska lëshoi një valë të re të dronëve sulmues të prodhuar nga Irani në Kiev dhe disa rajone të Ukrainës gjatë natës, por të gjithë dronët u rrëzuan, njoftoi mbrojtja ajrore e Ukrainës më 25 maj.

“Gjithsej 36 dronë u nisën drejt Ukrainës nga veriu dhe jugu. Me sa duket, armiku synonte të sulmonte infrastrukturën kritike dhe objektet ushtarake në rajonet perëndimore të vendit”, tha mbrojtja ajrore.

Më herët, zyrtarët ukrainas thanë se alarme për sulme ajrore ishin lëshuar në rajonet e Kievit, Çernihivit, Zhitomirt, Kirovohradit, Mikolaivit, Hersonit, Dnipropetrovskut, Odesas, Volinit, Ternopilit, Vinitsjas dhe Lvivit.

Luftimet vazhduan për qytetin e Bahmutit, i cili është bërë epiqendra e luftës në rajonin Donjeckut të Ukrainës, tha ushtria ukrainase në përditësimin e saj të përditshëm se çfarë po ndodh në vijën e frontit, më 25 maj.

Mbrojtësit ukrainas zmbrapsën 28 sulme ruse në Bahmut, tha ushtria.

Granatimet ruse vranë gjithashtu një civil në Çasiv Jar, një lokacion afër Bahmutit, tha më 25 maj guvernatori rajonal i Donjeckut, Pavlo Kyrylenko.

Në adresimin e tij të rregullt me video, Zelensky theksoi se dorëzimi i avionëve F-16 të prodhuar nga SHBA në Kiev shërben si një tregues domethënës se Rusia është do të mposhtet në luftën në Ukrainë.

Zelensky tha se “F-16 i parë ukrainas do t’i dërgojë një mesazh të fuqishëm botës se agresioni i Rusisë do të çojë vetëm në humbjen e saj. Ai do ta bëjë Rusinë më të dobët dhe më të izoluar”.

Ai theksoi më tej rëndësinë e trajnimit të pilotëve dhe furnizimit të shpejtë, duke nënviziar nevojën për vendime të shpejta për të mbrojtur në mënyrë efektive hapësirën ajrore të Ukrainës.

Ndërkohë, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) më 25 maj u citua nga agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë se ka arrestuar dy ukrainas për të cilët pretendon se po planifikonin të sulmonin termocentralet bërthamore ruse.

“Një grup sabotazhi nga shërbimi i inteligjencës së jashtme ukrainase u përpoq të hidhte në erë rreth 30 linja energjetike të centraleve bërthamore në Leningrad dhe Kalinin”, citohet të ketë thënë FSB.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, më 24 maj, tre anije sipërfaqësore të telekomanduara me origjinë ukrainase bënë një përpjekje për të sulmuar një anije luftarake ruse në Detin e Zi. Ministria tha në një postim në Telegram se anija ruse kishte mbrojtur tubacionet e gazit TurkStream dhe Blue Stream që transportojnë gaz nga Rusia në Turqi, nuk u dëmtua dhe se të gjitha anijet sulmuese u shkatërruan.

Kievi nuk komentoi menjëherë pretendimin, i cili nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. \rel\

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
  • Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa shkon për të dëshmuar në GJKKO
  • Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote
  • Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s
  • Organizonin përdhunimet e grave, Europol zbulon rrjetin kriminal që vepronte online, 57 të arrestuar në Evropë

Komentet e Fundit

  1. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  3. Shqipe on Arkivoli në protestë
  4. Linda R... on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  5. Ethem Lalaj on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?