Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turistët serbë shpëtohen në Malin e Jezercës, një i plagosur sillet në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Turistët serbë shpëtohen në Malin e Jezercës, një i plagosur sillet në Tiranë
KronikeKryesore

Turistët serbë shpëtohen në Malin e Jezercës, një i plagosur sillet në Tiranë

Published: March 26, 2023
Shpërndaje

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me shpëtimin e 4 alpinistëve në Malin e Jezercës, ku njëri prej tyre ishte në gjendje të rënduar, pasi kishte dëmtuar gjymtyrët e poshtme.

Mësohet se pas ndihmës së parë në zonë, turisti serb është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë: 

- Publicitet -

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ekipin mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë, i vijnë në ndihmë  një turisti serb që ishte rrëzuar në malin e Jezercës dhe e kishte të pamundur lëvizjen, për shkak se kishte dëmtuar gjymtyrët.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan 50 forca policore nga Komisariati i Policisë Tropojë, Njësia Alpine e Reneas,  forcat ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë malor dhe me dëborë, Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, për të dërguar një helikopter, për ta transportuar turistin drejt spitalit, në Tiranë.

Rreth orës 10:05, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë 4 turistë serbë kanë kërkuar ndihmë, pasi njëri prej tyre, duke eksploruar zonën e Valbonës, në malin e Jezerces, kishte rënë nga një lartësi dhe kishte dëmtuar këmbën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në ndihmë të turist serb janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe një skuadër alpine e Reneas, së bashku me ekipin mjekësor.

Shërbimet e specializuara të Policisë së Shtetit kanë mundur të shkojnë në vendin ku kishte rënë turisti dhe për shkak të terrenit të vështirë malor dhe me dëborë, skuadra alpine e Reneas dhe shërbimet e Policisë kanë kërkuar ndihmën e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes, për të bërë të mundur transportimin e turistit.

Me ndihmën e helikopterit, pas shumë përpjekjesh, shërbimet e Policisë e kanë futur në helikopter turistin e dëmtuar dhe më pas e kanë zbritur në rrugën e automjeteve, ku dhe helikopteri ka qëndruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore turistit serb.

Pas ndihmës mjekësore, turisti serb është transportuar përsëri me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Turisti serb ka falënderuar shërbimet e Policisë, ekipin e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe stafin mjekësor, që i erdhën në ndihmë në kohë reale, për t’i shpëtuar jetën.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik
  • Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?