Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
BoteKuriozitete

Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West

Published: August 7, 2026
Shpërndaje

Ambasada e Izraelit në Portugali i ka bërë thirrje zyrtare organizatorëve për anulimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West, i cili është planifikuar të mbahet në rajonin e Algarves. Sipas përfaqësisë diplomatike, muzikanti ka promovuar hapur antisemitizmin dhe ka glorifikuar nazizmin përmes deklaratave të tij të mëparshme publike.

Përmes një videomesazhi të publikuar në mediat sociale, ambasadori i Izraelit në Portugali, Oren Rosenblatt, njoftoi kërkesën zyrtare për anulim dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë eventin.

Ambasadori Rosenblatt theksoi se veprimet e reperit i kalojnë kufijtë e provokimit artistik:

- Publicitet -

“Një person që lavdëroi Adolf Hitlerin, promovoi antisemitizmin dhe pretendoi se skllavëria ishte çështje zgjedhjeje, nuk po përhap provokime, por gjuhë urrejtjeje,” tha ai.

Diplomati kujtoi qëndrimet e mëparshme problematike të artistit, ku ky i fundit kishte deklaruar se “e do Hitlerin” dhe se është “nazist”. Rosenblatt nërmendi se disa shtete kanë marrë tashmë masa konkrete për të ndaluar shfaqjet ose hyrjen e West në territoret e tyre, duke nëvizuar se shoqëritë demokratike nuk duhet t’u ofrojnë hapësirë publike njerëzve që promovojnë ideologji të tilla.

“Nëse nuk do të blije një biletë për një interpretues që nxit urrejtje kundër zezakëve, myslimanëve, të krishterëve ose komunitetit LGBT, pse duhet të jetë ndryshe kur shënjestra janë hebrenjtë?” u shpreh ambasadori, duke sqaruar se kjo kërkesë nuk lidhet me qëndrime politike ndaj shtetit të Izraelit, por me luftën kundër urrejtjes ndaj hebrenjve.

Nga ana tjetër, kompania organizatore i ka hedhur poshtë kategorikisht thirrjet për bllokimin e shfaqjes. Torquato George, drejtori i përgjithshëm dhe bashkëthemeluesi i “Raya Culture”, deklaroi se nuk ekziston asnjë arsye sigurie për anulimin e koncertit. Sipas tij, kërkesat e ambasadës bazohen tërësisht mbi dezinformata dhe spektakli do të vijojë sipas planit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas
  • “Me plumba gome, vazhdoni”, urdhri nga megafoni teksa protestuesit përballen me policinë
  • Një prej tyre…
  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?

Komentet e Fundit

  1. Jeta on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  2. Socialpis i nershëm... on 24 tetor 2026
  3. fshatari.pafshat on Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  4. Dajti on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  5. xxx on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?