Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E çoi në SPAK, ish-deputeti nuk i ndahet Metës: Kam dy padi të tjera, kërkoj ndihmën e Ambasadës USA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > E çoi në SPAK, ish-deputeti nuk i ndahet Metës: Kam dy padi të tjera, kërkoj ndihmën e Ambasadës USA
KryesorePikantePolitike

E çoi në SPAK, ish-deputeti nuk i ndahet Metës: Kam dy padi të tjera, kërkoj ndihmën e Ambasadës USA

Published: 22 Qershor, 2022
Shpërndaje

Duke e konsideruar Ilir Metën si ‘simbol i korrupsionit’ në vend, ish-deputeti demokrat Halit Valteri, paralajmëroi edhe 2 padi të tjera nga kjo dosje, për skandalin e lobimit të LSI-së.

Përballë gazetarit Denis Minga në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Valteri tha se kjo forcë politike ka deklaruar vetëm 15 mijë dollarë për udhëtimin në SHBA-së, por e vërteta është ndryshe. Ai tha se ky skandal i publikuar fillimisht nga media austriake, është vetëm maja e ajsbergut.

Në Report Tv, Valteri i kërkoi ambasadës së SHBA-së që të bëjë një kërkesë në kompanitë e lobimit, se nga i kanë ardhur paratë dhe aty do zbulojë të vërtetën.

- Publicitet -

“Simbol i korrupsionit në vend, ai i shantazhin dhe i detyron njerëzit që të kërkojnë azil, zana. Janë lekë të përdorur për fotografi, po për jetën e shfrenuar, i përdorur janë shqiptarët, jo vetëm nga Meta, po nga klasa politike.  Dalin vetëm 15 mijë dollarë të deklaruara, kaq nuk i kanë bileta avioni, po të shkosh 10 veta në Amerikë dhe të rrish në hotel, nuk mjaftojnë. (…). T’i bëjnë kërkesë ambasadës së SHBA, kompanive se nga të kanë ardhur këto para dhe del e vërteta! Kjo është vetëm maja e këtij skandali, milion dollarë për lobim. SPAK ku të pyes për Metën, të pyes për Bashës, Ramën, Berishën”, tha Valteri.

Ai tha se nëse Meta del i pafajshëm në këtë histori, atëherë ai do t’i kërkojë falje publike kreut të shtetit, teksa shtoi se është i gatshëm që të shkojë të dëshmojë në SPAK, e të vërë në dispozicion çdo informacion.

“Besoj që do më thërrasin për këto informacione, do deklaroj çdo gjë që më pyet drejtësia. Nuk do e padisë Meta median austriake dhe nëse fiton, do i kërkoj falje Metës dhe nuk do merrem me këtë punë. Ajo media nuk është një portal, kanë rënë 2 qeveri nga ajo gazetë”, tha Valteri.

Në fund, përtej dosjes së skandalit të lobimit, Balteri u ndal edhe për “fatin” e tij, ku shtoi shumë shpejt do të kthehet deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

“Besoj se do rikthehem shumë shpejt në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të bëj detyrën e jo të jem kukull e manekinë, zgjedhjet e tjera sistemi do jetë ndryshe, numërimi do jetë elektronik, me lista tërësisht të hapur”, përfundoi ish-deputeti.

Skema e pastrimit të parave sipas Valterit
Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin, paratë e përfituara nëpërmjet korrupsionit derdhin paratë e tyre te biznesmeni Muharrem Berisha, Elona Guri, Iris Zajmi, Gace, Prifti dhe Xhafa. Sipas tij, këto llogari bankare janë përdorur për pastrim parash me anë të transfertave bankare për interes të çiftit Meta-Kryemadhi. Më pas këto para kalojnë nga bankat, në kompani ofshorë dhe LSI, të cilat përdoren më pas për lobime të ndryshme.

“Personat e kallëzuar, me veprimet e tyre aktive e në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë krijuar një skemë të mirfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni e nga vjedhja e pasurive publike ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi. Ata kanë konsumuar elementët e figurave të veprave penale të: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a i K.Penal; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 i K.Penal”, thuhet në dokument.

Ai ka listuar edhe një listë me emrat e amerikanëve me të cilën Meta dhe ish-ministrat e tij kanë zhvilluar takime.

Shërbime për Ilir Metën
Datë 11.05.2016:
-Takim me Pete Sessions dhe Michael McCaul
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt
Datë 12.05.2016:
-Takim me Drejtues të Projekteve të Sigurisë Kombëtare Truman
-Takim me Bruce Sartz
Datë 13.05.2016:
-Takim me fondacionin Helle Dale
-Takim me John Katko
-Takim me Hoyt Yee
-Takim me Alan Bersin
Datë 16.05.2016:
-Takim me John Cornyn
-Fjalim në Institutin e Politikave Progresive
Datë 06.06.2016:
-Takim me Ëilliam R. Bronfield
-Takim me Timothy Ëeddin dhe Bill Moeller
Datë 08.06.2016:
-Takim në Universitetin Georgetoën Washington
Shërbime për Edmond Panaritin:
Datë 12 dhe 13.06.2016:
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt

Skandali i lombimit të LSI
Në 16 maj, gazetar e madhe austriake, “Kronen Zeitung”  hapi faqen e pare ku akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited. Gazeta e njohur denoncoi edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi. Meta mohoi të ketë lidhje me një lobim të tillë, ndërsa Kryemadhi u shpreh se po akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna./shqiptarja.com

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Komente
  • Asd thotë:
    23 Qershor, 2022 te 6:11 am

    Walter Haliti po behet nje person i vlefshem ne politike. Pavaresisht dyshimeve per ndjekjen e interesave te tij personale, ato perputhen deri tani shume mire me interesat e vendit. Une do ta votoj (nese ai hedh kandidature) per kurajon dhe drejtimin qe ka marre. Haliti po e provon qe lufta e tij pa mezzemisure (pa frike dhe pa kompromis) mund te prodhoje rezultate me te mira se vete Spak, qe eshte squllur shume me pritjet pa fund per “fakte”. Spak po spekulon shume me argumentimin “duhen fakte”, dhe kur ato jane sheshit spekulon prape me “argumentin” qe ato (faktet) duhen “vertetuar”.
    Per reformen ne drejtesi jane shpenzuar qindra miliona euro, por barka merr uje nga gjithe anet sepse me sa duket nuk eshte e lehte te gjesh njerez te guximshem.

    Përgjigjiuni
  • KOLONEL P thotë:
    23 Qershor, 2022 te 8:08 am

    Ish Deputeti VALTERI ka të drejtë.Ilir Meta është personi më i korruptuar në Ballkan dhe sipas fakteve-Vrasës me dorën e të tjerëve.
    -Ka shumë dosje e vidio për I.Metën.
    -GjK duhet ta kishte shkarkuar kur e shkarkoi Kuvëndi.Por GjK shumicën e kishte emëruar I.Meta.Për Thyerjen e Kushtetutës nuk ka fakte të rënda ose 5ë lehta.Kjo është absurde,kur VENECIA i numëroi shkeljet e Kushtetutës..!
    -Me këto fakte që po dalin GjK duhet të mblidhet orgjent dhe ta shkarkoi Im nga detyra.
    -SPAK po bën gabimin tjetër që padinë e bërë po e lë pa EMËR.Ky absurditet e ka emrin ASPAK i tredhur nga S.Berisha.Pasi po ra njëri nga kolltuku-bien të dy.Pasi këta 2 janë fatkeqsia Kombëtare.pikë

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  • “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  • Programi bërthamor i Iranit, ministrat e jashtëm evropianë mblidhen sot në Gjenevë
  • Morën vilën me qira dhe e përdorën për ushtrim prostitucioni, arrestohen katër kineze në Durrës
  • Qëllohet me armë lokali i ish-shoferit të Arjan Ndojës, i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje

Komentet e Fundit

  1. Detari në “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  2. Teo në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  3. NATO në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  4. demo në Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran
  5. Ethem Lalaj në Qëllohet me armë lokali i ish-shoferit të Arjan Ndojës, i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?