Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadori amerikan në Kosovë: Kurti të ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ambasadori amerikan në Kosovë: Kurti të ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës
AktualitetKosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë: Kurti të ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës

Published: May 29, 2023
Shpërndaje

Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës, kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili mori pjesë në takim, tha se “ka një marrëveshje se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë”.

“Ne besojmë se nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale. Për një afat të shkurtër, ne rekomandojmë që kjo të mos bëhet”, tha Hovenier.

- Publicitet -

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka qenë në gjendje të gjejë mënyra që kryetarët të betohen në ndërtesa alternative dhe ta shmangin konfliktin.

Një qasje e tillë, shtoi Hovenier, do të duhej të aplikohej edhe për punën e tyre. Ai nuk pranoi të thotë nëse Kurti e ka pranuar këtë rekomandim ose jo.

“Jemi të shqetësuar për zhvillimet e vazhdueshme atje dhe i kërkuam kryeministrit të ndërmarrë disa hapa për të siguruar që të arrihet de-përshkallëzimi”, tha ai.

Pak më vonë, ambasadori amerikan shkroi në një mesazh në Twitter se “SHBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër pjesëtarëve të KFOR-it”.

“Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, tha Hovenier.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shkencëtari që refuzoi 1 milion euro: Ka zgjedhur të jetojë thjesht dhe pa vëmendje publike
  • 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  • 23 nëntor 2026
  • Na duhet edhe policia e gjuhës
  • Pikat e manifestit nga samiti i parë botëror kundër oligarkisë

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Revoltat e të rinjve
  2. elan on Revoltat e të rinjve
  3. REAL on Revoltat e të rinjve
  4. X on Revoltat e të rinjve
  5. moza 11 on Revoltat e të rinjve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?