Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadorja Yuri Kim drejt mbarimit të mandatit, Ministria: Procedura e zëvendësimit ka nisur zyrtarisht!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ambasadorja Yuri Kim drejt mbarimit të mandatit, Ministria: Procedura e zëvendësimit ka nisur zyrtarisht!
KryesorePolitike

Ambasadorja Yuri Kim drejt mbarimit të mandatit, Ministria: Procedura e zëvendësimit ka nisur zyrtarisht!

Published: December 8, 2022
Shpërndaje

Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit.

Kjo konfirmohet nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme ku thuhet se “për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht”.

Ndërkohë kjo ministri thekson që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk i mundëson të bëjnë komente.

- Publicitet -

Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe pasi të jetë dakortësuar emri i propozuar, nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti i SHBA-së.

Por nuk përfundon këtu dërgimi i ambasadorit të ri.

Kandidatura e nominuar duhet të paraqitet në senat nga zhvillohet një dëgjesë e më pas është senati që e miraton.

“Në përgjigjet e interesave të mediave gjatë gjithë ditës dhe për të “mbi çdo spekulim” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk mund të bëjmë komente”, shkruhet në faqen e Twitterit.

Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekullim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente.

— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) December 8, 2022

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në janar të vitit 2020.

Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë.

Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Poëell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Mandatet e saj jashtë SHBA-së përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • fteri says:
    December 8, 2022 at 5:11 pm

    Shteti shqiptar duhet ti bëjë kërkes Amerikës zyrtare për zgjatjen e mandatit të Ambasadores Yuri Kim për një perudhë të paktën katër vjet ardhëshme .Kjo për arsye të konsoindimit të SPAK ,dhe të funksionimit normal të shtetit ligjor në Shqipërinë e trazuar t kalbur nga korrupsioni galopant që ekziston në të gjitha institucionet qeveritare ,dhe të pozitës me një mal krime të pa ndëshkuara mbi supe.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 8, 2022 at 5:42 pm

    SHAME ON YOU MRS. KIM!

    Zonja Kim duhet te ike me nje leter turpi ne kurriz nga Shqypnia sepse ofendoi dhe perdhosi keq dhe me dashje kujtimin e viktimave te komunizmit duke shkuar per te bere homazhe me lule tek varrezat e xhelateve te Enverit qe likuiduan intelektualet shqyptare dhe qe mbollen Murtajen e tyre Boleshevike me pasoja te papara per vendin dhe qe i beri shqyptaret si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu.

    Nga ana tjeter:

    Kjo ambasadore e panerume mashtroi shqyptaret per Reformen e reklamuar ne Drejtesi duke ngritur dhe brohoritur SPAK qe rezultoi nje “brime ne uje” qe mbylli syte per inceneratoret e hajnise antikombetare dhe per krimet e Edi Rames qe po kryen duke vjedhur prona publike per t’ja falur Alabareve te Allahut Akbar si nje hajdut i babezitur enverist i papare

    SHAME ON YOU MRS. KIM!

    sepse:

    Nuk ndryshon fare nga ambasadori i panerum Withers qe mbeshteti Saliun dhe groposi me te 26 feije dhe prinder ne Gerdec dhe para se te largohej nga Shqypnia me leter turpi ne kurriz tregoi nje perralle me molle te krimbura te pushtetit te korruptuar, por harroi e thonte se krimbi i molleve te pushtetit ishte ai vete.

    Reply
  • amerika hoqi lulin,vuri saliun says:
    December 8, 2022 at 6:11 pm

    shyqyr qe po iken se kemi shprese se edhe saliut do i hiqet non grata.me ate arben llallen e keni dhjere,jepini ca fakte per saliun se e hengri nje grusht dhe ja bene fytyren si kpuca,dhe na eshte ber si al pacino maloku qelbur.

    Reply
  • mali says:
    December 8, 2022 at 6:24 pm

    D.m.th.Zj Kim ,Sali Berisha doli me i forte.Nuk e mposhte.

    Reply
  • The truth says:
    December 8, 2022 at 9:26 pm

    Vetem nje te mire kemi nga kjo e dergusr e Sorosit. Ka emrin shqiptar/turk Kimete. Kemi pasur probleme me te tjeret tua shqiptonim emrin korrekt.

    Reply
  • Koha says:
    December 9, 2022 at 8:07 am

    Ky shkrim i MEFA-se tregon sa me padurim e presin largimin e ambasadores amerikane. Po perse? Seose zuri kreret e shtetit duke kercenuar prokuroret e gjykatesit shqiptar.
    Sali Berishen me te drejte amerikanet e shpallen non grata.
    Po Edi Rama perse u prish me amerikanet dhe me ambasadoren amerikane?!
    Te gjithe e dijme se sa kane demtuar vendin kreret e politkes shqiptare, te opozites dhe te pozites.
    Ne interes te kujt shkon prishja me amerikanet?!
    Po mediat si ka mundesi qe nuk pergatiten nje opinion te shendosh shqiptar per shet te se drejtes dhe pergjithesisht per shqiptari.

    Reply
  • ?+ says:
    December 9, 2022 at 8:44 am

    intelektuali sorry fatos lubonja
    kaq shameless je saqë edhe pse u demaskove kush je dhe e le për njëfarë kohe komentimin ktu te dita nuk i rezistoje dot makutërisë për para, që të paguajnë për të komentuar ktu te dita.

    do ta shohësh o fatos. do të të demaskoj publikisht dhe nuk fo kesh më sy e faqe të na dalësh e të na bësh demagogun nëpër emisione.

    njerëz hale të ndyrë si ky fatos lubonja gjenden plot në shqipëri.
    ata i shajnë e nëmin të tjerët vetëm se mund të kenë kushëririn e 5 kriminel dhe nga ana tjetër dënojnë krimin komunist që vriste njerëzit se kishte kushëririn e 7 me ballin.

    njerëz plehra oportunistë e morracakë.
    çdo shtet i nderon heronjtë e vet. vetëm në shqipëri heronjtë çlirimtarë quhen kriminelë bile edhe pushtues.
    që thua ti o intelektuali i nderuar i ditës që të kam demaskuar publikisht që je fatos lubonja dhw që edhe ti vet e kuptove dhe u largove nga dita por me një tinëzi të paparë makiaveliste erdhe përsëri të vjelësh vrerin e atyre që të paguajnë të koemntosh këtu, a e di ti që njerëzit i bëjnë sistemet?
    pse su ngrit todi në protestë kur ia thyen kockat loni adhamit?
    apo i pëlqente posti te KQ PPSH dhe sekretar i apr i partis në korç?

    plehrë..
    pa merak do të të demaskoj që të kesh turp pastaj të dalësh përjashta… do rrish vetëm me anëtarët e tjer LGBT… apo do ikësh si legen jashtë shtetit… siç bënë nacionalistët maskarenj që bënin si atfhetarë por sa e pan që se mwrrnin dot pushtetin ikën e us trehuan në perënfimin krimindl imperialist

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite për Julian Meçen
  • HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  • EMRAT: Konflikt me armë mes fqinjëve në Shkodër, dy të arrestuar dhe një në kërkim
  • BE-ja propozon planin për integrimin gradual, çfarë përfitojnë vendet kandidate
  • A mund të bëhet një protestë destinacion turistik?

Komentet e Fundit

  1. Shqiptar on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  2. Sinapi on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. nastradini on VIDEO: Qytete të rrafshuara dhe njerëz nën rrënoja, rritet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
  4. realisti on Dordolecët e Propagandës
  5. Ppsh on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?