Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Amnesty International: Numri më i lartë i ekzekutimeve prej 10 vjetësh! Shifrat më të larta në Kinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Amnesty International: Numri më i lartë i ekzekutimeve prej 10 vjetësh! Shifrat më të larta në Kinë
BoteLajmi i fundit

Amnesty International: Numri më i lartë i ekzekutimeve prej 10 vjetësh! Shifrat më të larta në Kinë

Published: May 29, 2024
Shpërndaje

Në raportin e fundit të Amnesty International bëhet bilanci i zbatimit të dënimit me vdekje në mbarë botën. Irani zbatoi më shumë dënime me vdekje. Shifrat më të larta mendohet të jenë në Kinë, por të dhënat mungojnë.

Në esenë e tij “Vëzhgime mbi dënimin me vdekje” nga viti 1957, shkrimtari, Albert Camus mbrojti me forcë refuzimin e dënimit me vdekje. Për shkrimtarin dhe filozofin, dënimi me vdekje është shprehje e hakmarrjes dhe shpagimit. Nëse e ke parasysh këtë qëndrim të Camus kur lexon raportin e fundit të AI, e kupton se drejtësia globale nuk i ka punët mirë.

Sipas raportit të fundit të organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International vitin e kaluar janë ekzekutuar 1.153 vetë në të gjithë botën -me prerje koke, të varur, të qëlluar me armë apo helmuar. 31% më shumë. AI shkruan se kjo është shifra më e lartë që “prej një dekade”.

- Publicitet -

Ekzekutimet: Kina para Iranit dhe Arabisë Saudite

Nga 16 vendet që zbatojnë dënimin me vdekje, vetëm pak vende janë përgjegjëse për numrin e lartë të ekzekutimeve. Irani është përgjegjës për 853 ekzekutime, Arabia Saudite 172. Somalia 38, SHBA 24 ekzekutime.

Amnesty International është e mendimit, se në Kinë ekziston numri më i lartë i ekzekutimeve, por për shkak të sekretit shtetëror, raporti nuk përmban të dhëna për ndoshta mijëra të ekzekutuar në vend. Politikanja e FPD-së, Renata Alt, drejtuese e komisionit të Bundestagut për të drejtat e njeriut është shprehur se “rritja dramatike e ekzekutimeve në mbarë botën është shokuese. Në një kohë që shifrat e Amnesty International tregojnë vetëm majën e ajsbergut, sepse nga disa vende nuk jepen të dhëna”.

Si sukses mund të konsiderohet sipas AI, rënia e numrit të përgjithshëm të shteteve që kryejnë ekzekutime. “Gjithnjë e më shumë vende heqin dorë nga praktika mizore e dënimit me vdekje”, raporton Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International për Gjermaninë, Julia Duchrow. Nga 20 vende në vitin 2022, në vitin 2023 kjo shifër ishte 16. Në Bjellorusi, Japoni, Mianmar dhe Sudanin Jugor nuk kryhen më ekzekutime. Deri më sot 144 vende e kanë shfuqizuar dënimin me vdekje.

Dënimi me vdekje si mjet shtypjeje, sidomos në Iran

Në vendet që zbatojnë dënimin me vdekje, ky dënim përdoret edhe si instrument politik. “Ekzekutimet publike prej kohësh janë mjet i represionit politik dhe frikësimit shoqëror”, thotë Max Meißauer, ekspert në AI. Kjo vlen sidomos për Iranin. Aty autoritetet e kanë shtuar dënimin me vdekje, për të frikësuar popullsinë dhe për të forcuar pushtetin e tyre.

60% e dënimeve me vdekje të zbatuara janë për vepra penale që sipas të drejtës ndërkombëtare nuk duhet të pasojnë me dënim me vdekje, mes tyre ka edhe delikte të drogës. Në Iran ka pasur 246 ekzekutime në vitin 2020, thotë eksperti Meißauer. “Në raportin tonë aktual janë tanimë 853.” Këto janë shifra shumë të larta, thekson eksperti. Politikanja liberale, drejtuesja e komisionit për të drejtat e njeriut, Renata Alt kërkon nga BE që të ushtrojë më shumë presion ndaj regjimit të mullahëve. “Për fat të keq vendet e BE nuk janë të një mendimi, ndryshe BE do t’i kishte vendosur prej kohësh Gardat e Revolucionit në listën e terrorit.”

Arabia Saudite i vetmi vend që praktikon prerjen e kokës me shpatë

Në anën tjetër të Gjirit Persik në Arabinë Saudite, vendin e tretë me numrin më të lartë të ekzekutimeve gjendja është përmirësuar vetëm në vështrim të parë. Vërtet që numri i ekzekutimeve me vdekje është ulur me 12% në 172, por sipas raportit të AI, aty janë marrë “deponime” me forcën e torturës dhe dënimet me vdekje janë dhënë pas proceseve jo të rregullta sipas të drejtës ndërkombëtare. Për shembull rasti i Mohamad al-Ghamdit. Ish mësuesi u dënua me vdekje për shkak se kishte postuar në mediat sociale deklarata kritike për qeverinë. Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë që dënimin me vdekje e kryern duke prerë kokën me shpatë.

Me shqetësim AI shikon edhe nga SHBA, ku numri i ekzekutimit të dënimit me vdekje u rrit nga 18 në 24 vetë. Shtetet federale Idaho dhe Tenesi kanë sjellë projekligje që mundësojnë ekzekutimet me komandon e vdekjes. Montana po verifikon zgjerimin e listës për zbatimin e dënimit me vdekje me substanca të reja për injeksionit vdekjeprurëse.

Eksperti i AI për Gjermaninë Meißauer është i mendimit se nuk mjafton vetëm përmendja e dënimit me vdekje në bisedimet bilaterale apo nota proteste. “Ne dëshirojmë që qeveria gjermane t’i japë më shumë rëndësi luftës kundër dënimit me vdekje dhe në rastin e vendeve që bien në sy negativisht të marrë masa të qarta diplomatike.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • mali says:
    May 29, 2024 at 10:21 am

    Kete foto zj.dita duhet ta heqesh menjehere.Mos kerko spiegime.

    Reply
  • xyz says:
    May 29, 2024 at 12:05 pm

    Unë jam plotësisht dakort rreth dënimit me vdekje. Gjithë keqbërësit apo kriminelët duhet të varen. Si dhe të gjithë grabitësit, vrasësit, pedofilët, mafiozët, gangsterët etj.etj. Shoqëria duhet të pastrohet nga e keqja.

    Reply
  • mali says:
    May 29, 2024 at 4:47 pm

    Kete foto zj.dita e paci ne shtepite tuaja.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 29, 2024 at 4:50 pm

    Të lumtë goja o mali.
    Gazeta “DITA” duhet të ndërrojë foton.

    Reply
  • mali says:
    May 29, 2024 at 5:14 pm

    Ne fakt “Rroft luli” nuk ia uroj asnjeriut ne bote.
    Ne po shohim qe pothuaj c’do dite ndodhin vetevrasje ne Shqiperi.
    Duke reklamuar dita keta litare eshte sikur iu ben thirje personave me depression ” c’fare prisni?”.
    Ata shohin dhe nuk mendohen.
    Ata e kane ne tru vetvrasjen por kjo figure eshte shkendije .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?