Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ana Veizi rrëfehet mes lotësh 13 vite pas vrasjes së babait: Lutem që kjo çështje të mos zvarritet më
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ana Veizi rrëfehet mes lotësh 13 vite pas vrasjes së babait: Lutem që kjo çështje të mos zvarritet më
Kronike

Ana Veizi rrëfehet mes lotësh 13 vite pas vrasjes së babait: Lutem që kjo çështje të mos zvarritet më

Published: January 21, 2024
Shpërndaje

Ana Veizi rrëfehet mes lotësh 13 vite pas vrasjes së babait: Lutem që kjo çështje të mos zvarritet më me hapa të ngadalë, i afrohet vendit ku 13 vite më parë në mes të bulevardit iu vra babai.

Në këtë përkujtim të 13-të të 21 Janarit, dhimbja nuk është ndalur. Vitet kalojnë me shpejtësi duke vijuar së prodhuari lot te familjarët e katër viktimave. Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit në një rrëfim të gjatë e intervistuar për programin “Exclusive” në Top Channel nga gazetari Muhamed Veliu, me emocione të forta tregon se ç’do të thotë të rritesh vetëm, pasi plumbat e Gardës së Republikës i morën jetën e babait duke e lënë jetime bashkë me vëllanë, Keidin.

Muhamed Veliu: Ana, ju kaloni shpesh në këtë vend ku babai juaj u vra në 21 Janar 2011. Çfarë ndjesie keni sa herë kaloni këtu?

- Publicitet -

Ana Veizi: Realisht për mua është shumë e vështirë sa herë kaloj këtu. Unë duke qenë se jetoj në Tiranë ndaloj shpesh te ky vend dhe më sjell kujtime jo të mira. Më kap ankthi. Ndjehem shumë keq. Përlotem dhe iki.

Muhamed Veliu: Ankthin për mungesën e babait si e amortizoni?

Ana Veizi: Përpiqem duke e mbushur veten time se një ditë do të zbardhet e drejta. Më mungon shumë, ndjej një pjesë të paplotësuar në veten time, një boshllëk shumë të madh, sidomos tani që jam rritur. Se kur kam qenë e vogël, nuk i mendoja kaq gjatë gjërat. Por sot, duke qenë më e rritur, edhe përgjegjësitë, hidhërimet, gëzimet, bëhen më të mëdha. Do të kisha nevojë për një përqafim, për një këshillë, për të më thënë që nuk jam vetëm. Malli dhe mungesa për të nuk do të më shuhet kurrë. Nuk do të mësohem kurrë.

Muhamed Veliu: Pra, vakumi që ka lënë babai në jetën tënde, është i parikuperueshëm?

Ana Veizi: Absolutisht që po. Ka qenë për mua gjithçka. E kam shumë të vështirë të mësohem me këtë idenë e vonesës së drejtësisë. Kur babai im iku nga jeta, unë isha vetëm 10 vjeçe. Kam imazhin e tij, kam imazhin këtu, nuk më ikën asnjëherë nga mendja. Ka raste që zgjohem me këtë imazh nga gjumi. Ta dija se nuk do ta takoja më, do t’i jepja një përqafim. Ta ndieja edhe njëherë aromën e tij, ngrohtësinë e tij.

Çelësi për të bërë drejtësi është të mos bëjmë sikur nuk i shohim ose nuk i dimë gjërat, shprehet Ana.

“Unë e di që shumë prova janë fshirë, për mos të thënë të gjitha. Por, besoj se ka ende dëshmitarë që duhet të pyeten. Ka ende prova të dala dhe të padala për të arritur në zgjidhjen e çështjes së 21 Janarit.

Nëse do të ishte në dorën e Anës dhe të familjarëve të tjerë, 21 Janari do të ishte një përkujtimore për Dëshmorët e Atdheut dhe jo një kërkesë me zë të lartë për drejtësi. Vitet kalojnë, gjërat nuk kanë ndryshuar. Unë shpresoj që të ndryshojnë, por ne si familjarë, asnjëherë nuk kemi nguruar për të kërkuar drejtësi. Megjithatë, unë shpresoj dhe lutem që kjo çështje të mos zvarritet më tepër.

“Ende nuk fle e qetë me mendimin se shpirti i tij ende nuk është rehatuar akoma. Por, them me sinqeritetin më të madh që nuk e kam gënjyer asnjëherë veten, duke shpresuar te drejtësia. Asnjëherë nuk do të mësohem me mungesën e tij. Shpresoj të vihet e drejta sa më shpejt”, apelon Ana Veizi.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?