Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fati i Protestës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Fati i Protestës
Lajmi i funditopinion

Fati i Protestës

Published: June 19, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Po bëhen tri javë që Tirana zien nga protestat. Ç’do të ndodhë me to?

Do të zgjerohen më tej në pjesëmarrje? Do të përhapen jashtë kryeqytetit? Do të gjejnë më shumë mbështetje popullore në shtresat e gjera të popullsisë, sidomos të rinisë? Do të bien në intensitet? Do të përçahen e do të shpërndahen? Të gjitha këto mundësi janë reale.

- Publicitet -

Lëvizjet sociale dhe protestat qytetare zakonisht kanë sukses kur ato mbeten paqësore, gjithëpërfshirëse, të ligjshme e të përqendruara në kërkesa të qarta.

Historikisht, një qeveri ka dhënë dorëheqjen ose ka shpallur zgjedhje të parakohêshme jo thjesht për shkak të protestave në rrugë, por:

(a) kur protestat kanë mundur të gjejnë një mbështetje të gjerë e e qëndrueshme publike nga grupe të ndryshme shoqërore;

(b) kur kërkesat e tyre kanë qenë të qarta e konkrete, të tilla që publiku ka mundur t’i kuptojë e t’i mbështesë;

(c) kur ato janë karakterizuar nga një disiplinë e rreptë, jo e dhunshme, që ka ndihmuar në ruajtjen e legjitimitetit dhe të simpatisë së publikut;

(ç) kur ato janë pasqyruar në mediat e pavarura dhe kanë marrë vëmendje të shtuar publike;

(d) kur kanë bërë presion institucional mbi vendimet e qeverisë, veprimtarinë parlamentare, vendimet gjyqësore apo mekanizma kushtetues;

(dh) kur kanë mundur të krijojnë koalicione që janë shtrirë përtej një partie të vetme, ose disa partive, përtej një ideologjie apo një grupi interesi.

Shihini protestat e këtyre dy javëve me këtë sy. Ky nuk është thjesht vështrimi im; është përvoja botërore. Prej saj mund të mësojmë.

Sa dhe cilat nga këto krirere përmbushin protestat e sorme në Tiranë?

Është absurde, qesharake, por edhe për të ardhur keq kur sheh e dëgjon se frymën e këtyre protestave sot e mbështesin si Taulant Balla, ashtu edhe Sali Berisha! Partitë e vogla po se po. Të gjitha partitë duan t’i shpëtojnë zemërimit popullor, i cili nuk drejtohet vetëm ndaj kryeministrit, por edhe ndaj kreut të opozitës, jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj partive opozitare.

Partitë — këto që kemi — janë ato që mund “ta marrin në qafë” këtë lëvizje sociale.

Qytetarë protestues! Ruajuni prej tyre. Zbulojini, demaskojini, nxirrini nga radhët tuaja “hafijet” dhe skifterët e partive që duan t’ju përçajnë e t’ju kthejnë në rutinën e jetëve tuaja. Ju protestoni pikërisht kundër asaj rutine. Ju doni një ndryshim pozitiv në shoqërinë shqiptare, në qeverisjen e vendit dhe në jetën e familjeve tuaja.

Ç’duhet bërë që kjo lëvizje t’i përmbushë objektivat e saj?

(1) Mos lejoni dhunë dhe kaos në radhët tuaja; evitojini këto me çdo kusht; ruani karakterin paqësor të protestave.

(2) Mos e lini bulevardin. Ai duhet të mbetet sheshi i betejës suaj paqësore. Bulevardi është i Madh për kauza të mëdha; nuk ka pse zgjateni e lëvizni plot zhurmë rrugëve të kryeqytetit.

(3) Bëni kujdes me parrullat qe hidhni. Ato duhet të artikulojnë kërkesat dhe objektivat e protestës në përputhje me interesin publik dhe pëlqimet e masës së gjerë të qytetarëve.

(4) Boritë i acarojnë banorët e kryeqytetit; ato nuk acarojnë kryeministrin dhe as qeverine apo parlamentin. Kujdes me to. Boritë nuk mund e nuk duhet të zëvendësojnë zërin qytetar. Zhurmat e borive nuk janë fjalë; ato deshmojnë varfëri fjalesh. Fjalët dhe thirrjet e protestueve trondisin, borite jo. Ato u ngjajnë borive në një trafik të bllokuar ku lëvizja mbetet në vend.

(5) Kërkoni drejtësi, jo vdekje të këtij apo atij politikani! Gjuha e drejtësisë nuk është gjuhë urrejtjeje.

(6) Fjala është e lirë për këdo, por mikrofoni e megafoni në duart e çdokujt në protesta e vret mençurinë e fjalës dhe i largon ata që çmojnë dhe duan të dëgjojnë fjalë të mençura, jo sharje, britma e kërcënime.

(7) Që të mos humbisni mbështetjen e publikut të gjerë, ruani pastërtinë dhe koherencën e lëvizjes. Ruajuni sidomos nga provokimet dhe provokatorët. Këta mund të jenë kushdo që ju ka frikë ose që nuk e do ndryshimin e gjendjes.

(8) Artikuloni qartë çfarë kërkoni. Përpara se kërkesat tuaja t’i kuptojë e t’i mbështesë publiku i gjerë, këto kërkesa, për të cilat keni dalë në protestë, duhet t’i keni të qarta ju vetë.

(9) Nuk ka rëndesi se sa brohorisni, por çfarë thoni e çfarë kërkoni.

(10) Bëni një plan, qartësoni kërkesat, objektivat dhe metodat e veprimit. Këto duhet të jenë rezultat i një strategjie të menduar mirë, jo i një qasjeje laissez-faire.

(11) Protesta është një gjë serioze, jo tallava. Ajo vërtet është “festa” e të pakënaqurve dhe e të revoltuarve, por është një festë serioze, e organizuar me seriozitet, që drejtohet me seriozitet dhe zhvillohet me seriozitet.

(12) Në krye të protestave bëjuni vend të rinjve, vajzave dhe grave në veçanti. Këta janë “estetika revolucionare” e protestave.

(13) Përpiquni të joshni rininë e shkollave të mesme dhe studentët, edhe pse këta janë në prag të pushimeve verore. Kauza juaj qytetare është edhe kauza e tyre. Ky vit ka për Shqipërinë shumë tipare të përbashkëta me vitet 1960 në Amerikë dhe në Europën Perëndimore. Lëvizjet e mëdha sociale dhe ato të studentëve të atyre viteve sollën ndryshime rrënjësore në shoqëritë perëndimore; lëvizja juaj mund të ndryshojë Shqipërinë.

(14) Mbajini karg protestave fëmijët, mos i detyroni apo inkurajoni të mbajnë “fjalime”. Politika është punë për të rinjtë dhe të rriturit, jo për fëmijët. Politika nuk është lojë fëmijësh.

(15) Mos e folklorizoni protestën. Patriotizmi nuk është folklor, as thjesht kulturë popullore, por një ndjenjë sa historike, aq edhe moderne. Patriotizmi modern nënkupton respektimin i ligjit, kontributin për të mirën publike, mbrojtjen e interesit kombëtar dhe pjesëmarrjen qytetare në politikë.

(16) Lulet në duart tuaja, zërat tuaj të bashkuar në këngë dhe memet e mençura duhet të jenë sfondi i këtyre protestave.

(17) Gjendja e sotme ka dy individë, njëlloj përgjegjës për të, Berishën dhe Ramën, por e keqja nuk janë thjesht këta dy individë, por sistemi qeverisës që ata, së bashku, kanë instaluar dhe nuk duan të ndryshojnë.

(18) Afroni në radhët tuaja intelektualët e vërtetë të këtij vendi, ata që publiku i njeh dhe i vlerëson më shumë; sa më shumë prej tyre — akademikë, shkrimtarë, mjekë, artistë, njerëz të medias. Mos merrni për të tillë ata që janë sharlatanë. Ku janë intelektualët e vërtetë? Përse ju rrinë larg? Mos vallë nuk jeni bërë shumë tërheqës dhe bindës për ta? Afrojini. Me ta mund të fitoni më shumë sesa pa ata.

(19) Bëni presion mbi deputetët për të cilët keni votuar, edhe nëse ata nuk kanë qenë zgjedhja juaj. Ata duhet t’ju përfaqësojnë juve, qytetarëve, jo qeverinë dhe kryetarin e saj.

(20) Që të dalim nga dimri i gjatë i politikës së korruptuar, zgjateni deri në sukses beharin e këtij viti.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS, fokusi te investimi në Zvërnec dhe Sazan
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?