Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ANALIZA: Çfarë mund të bëjë Europa ushtarakisht për Kievin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ANALIZA: Çfarë mund të bëjë Europa ushtarakisht për Kievin?
AktualitetBote

ANALIZA: Çfarë mund të bëjë Europa ushtarakisht për Kievin?

Published: January 7, 2024
Shpërndaje

Në fund të dhjetorit SHBA i ofruan Ukrainës të sulmuar nga Rusia edhe njëherë armë dhe pajisje ushtarake në vlerë prej 250 milionë dollarësh, ndoshta një fond të fundit.

Pak ditë më vonë, SHBA deklaroi se mjetet financiare për mbështetjen e Ukrainës janë konsumuar. E për sa kohë Kongresi Amerikan nuk miraton mjete të reja financiare për Ukrainën, nuk mund të miratohet një paketë e re ndihme. Shtrohet pyetja, si dhe për sa kohë do mund t’i zëvendësonte furnizimet amerikane pjesa tjetër e perëndimit – deri sa Kongresi të vendosë për 110 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën dhe Izraelin?

Rezervat e predhave të artilerisë janë konsumuar

- Publicitet -

Një nga komponentët më të rëndësishëm të ndihmës ushtarake amerikane ishin predhat 155 mm të artilerisë, një municion standard që përdoret edhe nga vendet e NATO-s. Por dy vjet pas luftës dhe furnizimeve të vazhdueshme për Ukrainën janë konsumuar shumë nga rezervat e partnerëve perëndimorë.

Europa megjithë premtimet për mbështetjen e Ukrainës dhe nevojave të veta, nuk e ka rritur sa duhet prodhimin. Këtij boshllëku në rezervat vetjake i shtohet tani edhe mungesa e SHBA si furnizuese. Nga shkurti 2022, vetëm SHBA e ka furnizuar Ukrainën me 1,5 milionë granata. BE ka premtuar, se Ukraina deri në pranverë 2024 do të mbështeste Ukrainën me 1 milionë granata. Por shifrat të thonë, se janë dërguar vetëm 300.000 granata, shumë më pak se ishte planifikuar.

Disa vende të BE e kanë kuptuar nevojën për furnizim: Gjermania psh. planifikon të verë në dispozicion deri në vitin 2024 200.000 granata të tilla. Edhe Britania e Madhe, Finlanda, Norvegjia dhe disa vende të tjera kanë bërë premtime të afërta.

Pa mbështetjen e SHBA krijohen ngushtica furnizimi

Së fundmi u shfaqën në front madje predha 155 mm të prodhuara në Indi, megjithëse origjina e tyre e saktë nuk dihet. Pavarësisht njoftimeve të bëra furnizimet e vendeve të tjera janë në sasi shumë më të vogla krahasuar me furnizimet e SHBA. Nëse SHBA mbetet e pavendosur në mbështetjen ushtarake për Kievin, artileria ukrainase do të përballet me ngushtica serioze furnizimi. Megjithë premtimet perëndimore, prodhimi i municionit kërkon kohë, edhe nëse vendosen linja të reja prodhimi në punë.

E po qe se SHBA ndal furnizimet e sistemeve më komplekse të armëve, pasojat do të ishin edhe më të rënda. Bëhet fjalë për raketat e sistemeve të mbrojtjes ajrore, NASAMS dhe Patriot si edhe raketa për sistemin HIMARS dhe tanket mbrojtës AT-4 e Javelin. Vërtet që ka vende të tjera, që i posedojnë armë të tilla, si Australia, Norvegjia, Holanda, Lituania etj, po sasia e municioneve që kanë ato në dispozicon është shumë më e vogël se ajo e SHBA.

Edhe nëse vende të tilla teorikisht do të zëvendësonin mungesën e furnizimeve të SHBA, kjo nuk do të zgjaste shumë, sepse rezervat e këtyre vendeve do të shteronin shumë më shpejt se ato të SHBA. Kjo vlen edhe për raketat HIMARS, Javelin tanket At-4 dhe sistemet e tjera.

Aleatët para dilemës

Edhe sikur këto vende do të ofronin një pjesë të konsiderueshme të rezervave të tyre për Ukrainën, pyetja tjetër që shtrohet është, -nëse kjo do të ishte e mundur-, sa kohë do u nevojitej atyre për të rimbushur rezervat. Vendet që kanë sisteme të armëve të prodhuar në SHBA janë para një vendimi të vështirë: Sa më shumë që ata furnizojnë Ukrainën, aq më shumë do të kufizoheshin kapacitetet e tyre të mbrojtjes. Në të njëjtën kohë ata e dinë, se sasitë më të vogla që ata ofrojnë, krahasuar me furnizimet e SHBA, edhe dallimin e kanë më të vogël. Dilema nuk është e re, ajo ekziston që nga fillimi i shkallëzimit të luftës. Por tani që furnizimet e SHBA kanë rënë, ajo është shumë akute.

Nga këndvështrimi i Ukrainës ka një rëndësi vendimtare, nëse dhe kur i miraton Kongresi ndihmat e tjera ushtarake. Nëse kjo nuk ndodh në javët e ardhshme, mbrojtja e Ukrainës do të vështirësohej hap pas hapi.

Artikulli u publikua në faqen online të ZDF/ I përgatitur nga Christian Mölling,  drejtor studimor i Shoqatës Gjermanie për Politikën e Jashtme, (DGAP) dhe András Rácz, studiues i asociuar në programin “Siguria dhe Mbrojtja” i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme, (DGAP) me qendër në Berlin.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  • EMRAT / Protesta te parlamenti, Policia: 19 të arrestuar dhe 12 nën hetim
  • Pengimi i arrestimit të Ballukut, kreu i SPAK: Dëmton hetimin, imuniteti nuk duhet të ekzistojë fare

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  2. K R on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. Detari on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. pyetje nga publiku on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?