Nga SHBA për DITA
Janusz Bugajski
Sulmi që Moska ndërmorri kundër Ukrainës është shndërruar në një luftë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ndonëse lufta është në një fazë ende të vakët, ajo mund të nxehet në mënyrë domethënëse gjatë vitit të ardhshëm. Qëllimi i Moskës është të përçajë Perëndimin dhe të pushtojë territore që dikur i përkisnin perandorisë sovjetike.
Sulmet e saj joushtarake ndaj Perëndimit kanë filluar mbi dy dekada më parë, kur Putini u bë president, veçanërisht përmes sulmeve dezinformuese, korruptimit të politikës dhe varësisë energjetike. E pikërisht për shkak të reagimit të dobët të Uashingtonit, Kremlini e përshkallëzoi sulmin në luftë të armatosur ndaj Ukrainës.
Në shkurt të 2022-it, Putini i dha një paralajmërim Uashingtonit, sipas të cilit NATO duhej të anulonte vendimin e saj për të përfshirë Europën Qendrore në Aleancë si dhe duhej të hiqte të gjitha armët pranë kufijve të Rusisë. Për më tepër, ndërsa Ukraina aspironte anëtarësimin në NATO për t’u vetëmbrojtur, Moska donte ta ndalonte me çdo kusht këtë proces.
Sipas përllogaritjeve të saj, Kievi nuk do të rezistonte gjatë, mbështetja e Perëndimit për Ukrainën do të ishte e përçarë, nuk do të kishte sanksione ekonomike dhe popujt e Perëndimit do të lodheshin shpejt nga lufta. Për më tepër, Moska vijon të mbështetet mbi retorikën se fitorja e Rusisë është e pashmangshme.
Kremlini e konsideron të ardhmen e Ukrainës vendimtare për të ardhmen e Rusisë, pasi pa nënshtrimin ose zhdukjen e tërësishme të Ukrainës, federata ruse do të shpërbëhet. Në fakt, kjo është pikërisht çfarë duhet t’i inkurajojë qeveritë perëndimore që të mbështesin Ukrainën të fitojë luftën. Nëse Uashingtonit i duhet të zgjedhë mes kapitullimit të Ukrainës të shoqëruar me fuqizimin e Rusisë dhe fitores së Ukrainës që shoqërohet me shpërbërjen e Rusisë, atëherë qëllimi nuk mund të jetë veçse shpërbërja e perandorisë së fundit të Europës.
Alternativa e parë, pra fitorja e mundshme e Rusisë në Ukrainë, i ka bindur disa anëtarë të NATO-s se kjo do të thotë një luftë më përfshirëse në të ardhmen. Ministrat e Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Polonisë, Norvegjisë dhe disa aleatëve të tjerë janë të mendimit se Perëndimi duhet të përgatitet për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë. Paralajmërimet e tyre synojnë të tërheqin vëmendjen në tre pika: së pari, Europa nuk mund të vazhdojë të varet nga SHBA-të, veçanërisht nëse Trump zgjidhet sërish president; së dyti, Europa vijon të jetë e papërgatitur dhe e keqpajisur ushtarakisht; dhe, së treti, çfarëdo lëshimi territorial nga ana Ukrainës kundrejt Rusisë do ta inkurajonte Moskën që të përballej ushtarakisht drejtpërdrejt me NATO-n.
Ndonëse mundësia kërcënuese e një lufte bërthamore ngjall frikë në mesin e zyrtarëve perëndimorë, (duhet kuptuar se) liderët e rusë nuk do të bënin vetëvrasje duke i përdorur ato kundër NATO-s, pasi sulmet bërthamore të NATO-s do të zhduknin të gjitha qytetet kryesore të Rusisë nga faqja e dheut. Ashtu si elita sovjetike, klika aktuale e zyrtarëve të korruptuar rusë ka për qëllim të mbijetojë dhe të mbrojë të ardhmen e vet politike dhe pasurinë e tyre. Megjithatë, një rrezik domethënës, që po shfaqet në horizont është hezitimi i mundshëm i Uashingtonit për të ndërhyrë në rast se Rusia sulmon ushtarakisht në territoret e NATO-s. Shkatërrimi i disa objekteve infrastrukturore apo ushtarake pa një kundërpërgjigje nga Aleatët nën udhëheqjen e SHBA-ve, do ia shtonte ambiciet Moskës.
Atëherë, Uashingtoni do të ishte përballë një zgjedhjeje të vështirë: ose do të braktiste aleatët e tij ose do të detyrohej të hynte në një tjetër luftë europiane. Prandaj, vendosja e forcave dhe bazave amerikane përgjatë frontit lindor të NATO-s, që nga Estonia e Polonia deri në Rumani e Shqipëri është e rëndësishme dhe shfaq angazhimin e SHBA-ve.
Një luftë e drejtpërdrejtë SHBA-Rusi mund të shmanget, nëse, përgjatë muajve të ardhshëm, Ukraina armatoset plotësisht dhe kështu mund ushtrinë ruse, pasi, tashmë, forcat e saj ushtarake i kanë treguar aftësitë e veta. Në të njëjtën kohë, SHBA dhe BE kanë ekonomi dhe burime shumë më të mëdha se Rusia dhe pikëpyetja e vetme është vullneti dhe vendosmëria e liderëve të Aleancës për t’i siguruar Ukrainës armë dhe municione.
Ndërsa disa vende europiane, tashmë, po i zgjerojnë industritë e veta të mbrojtjes dhe po e shtojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, vihet re edhe konsensusi i fortë dypartiak për NATO-n dhe Ukrainën në të dy dhomat e Kongresit të SHBA. Sondazhet e fundit të opinionit publik, gjithashtu, tregojnë se shumica dërrmuese e popullit amerikan mbështet armatosjen e Ukrainës. Shumë republikanë me peshë janë të vetëdijshëm për urgjencën dhe rëndësinë e mposhtjes nga Kievi të një prej kundërshtarëve kryesorë të Amerikës.
Gjysma e ushtrisë profesioniste të Rusisë tashmë është shpartalluar në Ukrainë dhe duke shpenzuar më pak se 5% të buxhetit vjetor të Amerikës për mbrojtjen, ky misioni mund të përmbushet.
Që politikëbërësit ndërkombëtarë të Uashingtonit të trimfojnë, në plan aftagjatë, ata duhet të inkurajohen të përmbushin parimet e tyre, ndërsa izolacionistët të mos votohen në nëntor. Në të njëjtën kohë, administrata Biden duhet të përdorë mënyra të guximshme dhe inovative për të armatosur Ukrainën, duke përfshirë përdorimin e miliarda dollarëve asete të ngrira të shtetit rus në Perëndim dhe dhënien e armëve të tepërta, të cilat nuk janë më të nevojshme për forcat amerikane.
Beteja kyçe e kësaj lufte midis Rusisë dhe Amerikës është fitorja e Ukrainës, duke çliruar të gjitha territoret e veta. Kjo do të parandalojë një konflikt më të gjerë dhe një luftë mirëfilltazi të zjarrtë midis Amerikës dhe Rusisë.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Postulati është: « Përgatitja për luftë, largon luftën »
VO:
-Analizë e shkëlqyer e Amerikanit Bugajski.Europa u kujtua shumë von për të ndihmuar Ukrainën.Kjo duhet të ndodhte qëkurse Rusia pushtoi KRIMENË.Ndaj Putini avancoi më tej për të pushtuar Ukrainën.
-Ukraina duhet të mbrohet e çlirohet me çdo çmim nga pjesët e pushtuara.Ndryshe Putini do të vazhdo më tej.
-Europa duhet të armatoset dhe secili Shtet të mbroi veten,duke bër pjesën e vet brënda NATO.
-Krijimi i Bazave të NATO në Shqipëri janë inkrajuse për Shqipërinë dhe më gjërë.
•SHKATËRRUESIT E PASURISË USHTARAKE MË TË MADHE NË BALLKAN NGA SUNDIMTARËT E PD 92,TË S.BERISHËS E KO..TË MBI 130 MILD.$,DUHET TË NDËSHKOHEN SEZBËN.
-FLM DITA,BUGAJSKI.
Nese bie Ukraina,Rusia pushton me tej .Futja ne lufte me Naton do te coje ne luften berthamore,as mos e vini ne dyshim,ndaj Rusia duhet mposhtur buze Dnieprit.
OPINION / EDITORIAL GAZETA SOT
Shqipëria përballë Rusisë
SHKRUAR NGA HAJRO LIMAJ, KOLONEL USHTARAK
9 MARS 2024
Shqipëria përballë Rusisë
Jam ne përfundim te librit te gjashte; ‘ Zbulimi dhe diplomacia ushtarake. Nga Lufta e Ftohte ne integrimin ne NATO’. Si nje nga aktoret e zbulimit strategjik te Luftës se Ftohte ( 9 vjet ne thellësi te shteteve objekt zbulimi) dhe te krijimit e te konsolidimit te diplomacisë ushtarake problemet e sigurisë i shikoj dhe i vlerësoj edhe për nje te ardhme afat mesëm dhe afat gjate. Po te jap shembullin konkret. Arkivat e NSA-së amerikane, publikuan pak kohë më parë një listë të deklasifikuar të objektivave bërthamorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1956 dhe që përfshinte mbi 1100 pozicione në Evropën Lindore, Rusi, Kinë dhe Korenë e Veriut. Harta e publikuar tregon të 1100 objektivat bërthamore nga ajo listë, dhe tregon se sa katastrofike mund të kishte qenë një luftë bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Nga 1100 raketat për këto objektiva, 2 prej tyre ishin drejtuar kundër Shqipërisë komuniste, e cila deri në vitin 1968, kur u largua zyrtarisht nga Traktati i Varshavës, ishte zyrtarisht pjesë e bllokut lindor të udhëhequr nga Moska. Konkretisht, njëra prej raketave bërthamore amerikane ishte parashikuar të godiste Tiranën, dhe tjetra Qytetin Stalin, siç njihej deri në vitin 1991, për shkak se aty gjendej baza e madhe e avionëve luftarakë. Objekt ishte,por pa rakete te komanduar edhe Baza Ushtarako-detare e Pashalimanit, ku ishte dislokuar flota ushtarake Ruse. Me prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe me largimin nga Shqipëria e Flotës Ushtarake Detare dhe Ajrore, Amerika e hoqi Shqipërinë nga rrethi I kuq për sulm te mëtejshëm ushtarak. Strategjia e saj ishte përafrimi mundshëm i Shqipërisë drejt Perëndimit, për te cilën u aktivizua diplomacia me kollare. Shqipëria prej 15 vjetësh është anëtare e NATO-s. Është i vetmi vend I Ballkanit qe kërkon me këmbëngulje ngritjen e bazave ushtarake ajrore, ne Qytetin Stalin dhe ne pritje bazën detare ne Porto Romano. Shqipëria aktualisht nuk ka sistemet bashkëkohore te mbrojtjes ajrore. U be ceremonia në Kuçove për bazën ajrore taktike. Vetëm dy avionë amerikane. Nuk erdhi as sekretari i përgjithshëm i NATO-s, as komandanti nga Brukseli,as komandanti I FA te NATO-s ne Europë. “Është një aset që i përket Aleancës. Në koordinim me NATO-n nëse do të shihet e arsyeshme do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Kjo bazë është moderne dhe ka edhe standarde më të larta të operimit”, “Është një aset që i përket Aleancës. Në koordinim me NATO-n nëse do të shihet e arsyeshme do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Kjo bazë është moderne dhe ka edhe standarde më të larta të operimit”, deklaroi zv/kryeministrja. Hapja e bazës së Kuçovës nga NATO nuk ka kaluar pa vëmendje në Rusi. Televizioni shtetëror, “Russia Today” (Televizioni i Putinit) ka bërë një artikull të gjatë, ku ka marrë në pyetje ekspertë për të analizuar hapjen e bazës. Këta ekspertë e shohin hapjen e bazës si karshillëk ndaj Rusisë, teksa shprehen se më e rrezikuar është Serbia. Madje njëri prej tyre deklaron se më vonë SHBA mund të vendosë armë bërthamore në Kuçovë….. PO TRAMPI PO I AFROHET SHTEPISE SE BARDHE. ??!! PO RUSIA QE KERCENON ME PERDORIMIN E ARMEVE BERTHAMORE. ??!! PO IRANI QE NA KERCENON PER QYTEZEN E MUHAXHEDINEVE QE NGRITEM NE QENDER TE VENDIT ? Është fuqia e 13 ushtarake nga 127 vende te botes. Zhvillimet gjeopolitike globale ne te ardhmen, ashtu siç diskutohet e trajtohet mund te sjellin ndryshime kapitale,deri ne pikëpyetjet e NATO-s. Këtë pozicion qe kishte Amerika ne ato vite kundër neve qe ishim pjese e Traktatit te Varshavës, me vendosjen e bazës ushtarake te Kuçovës dhe te bazave detare te NATO-s (Amerikës ) a mund ta marre Federata Ruse kundër nesh ??!!! Prandaj duhet menduar shume thelle dhe shume larg. Ne jemi te vendosur me NATO-n, po te ndodhin ndryshime kapitale me ketë aleance ????. Po shtetet e tjera rajonale ne Ballkan dhe me gjere te cilat jane ne NATO perse nuk e bëjnë këtë vrapim ??? Amerika është pa diskutim aleati kryesor strategjik i Botes Shqiptare,por filozofi diplomacisë Kisingeri shkruan: “AMERIKA NUK KA ALEATE TE PERJETSHEM,POR KA INTERSA TE PERJETESHME”.
Ju rekomandojmë
Ore kot o pyes une, sa paguhet ky Bugajski per keto anal-izat?
I shkruan per qejf.
Paguhet gratis aq sa vlen piçka e sat’eme, sharabajge greke.
Qeke ene shum i kulturum ti POEDHOKRATO, e di ku duket? Aty ku thu “Paguhet gratis”. Ene i rrot mullini me 4 klase e di qi nuk ka pages gratis o teveqel, o paguhesh me pare, o e ke gratis. Debil congjenital.
Po or kerric grek po, merr pagese materiale piçken e sat’eme, qe s’vlen hiç, nje 0 zero me gjithe leshin e asaj arape me xhufka. Ndersa ti hale e zeze biles ke vlere negative, sepse na qelb ambientin shqiptar.
DEBIL GREK KATRAN ME SHKRONJA TE ZEZA.
PORDHOKRATO ta kam thene edhe here tjeter, kur perdorje nje pasaporte tjeter, DRIKAR, me duket, a DEBILI JON, po shkumezon pak si shume, tregon qe po fermentohesh e po qit fllucka. Si fillim ti ke nevoje per KrruSumFenolin Forte me dy doza ne dite, pastaj shohim e bejme, derisa te nxjerresh ate kartabythen, me fal pasaporten tjeter,
PO, Krrum Sum Piçke e Katran Satum per kete do kemi nevoje t’i fusim me radhe te gjithe KARIN.
Ndersa ti grekobythe qelbesire, trukalbur, ja çfare destinacioni do kesh:
do te nxjerre nga haleja ku je strukur si mi muti, si fillim, dhe
si perfundim do te marre zvare dhe do perfundosh ne RUBBISH-BIN.
PORDHOKRATO ty te shpetokan vetem zinxhiret, kujdes se infarkti shpesh vjen mas flluckave.
EUROPA DINAKE
VETEM LLOMOTIT
SE NUK KA ME BURRA
SI KISHTE DIKUR
SHULCIT E MAKRONIT
NGA FRIKE E PUTINIT
SHURRA JU SHPETON
KURSE AMERIKA
ESHTE PAK E ZENE
PO BEN.LLOGARI
SA SHUME PERFITON
Nje Opinion personal ne lidhje
me problematikat qe trajtojne;
Mr. Bugajski dhe Z. Hajro Limaj.
Amerika me Rusine ndahen nga oqeanet dhe kane toka te pafundeme.
Po te gjejne nje mirekuptim serioz dhe te ndjehen te sigurte qe nuk do
sulmojne njeri tjetrin ato do e gjejne nje zgjidhje optimale te ketij ngerci.
Po te arrihet kjo, do jete nje fitore e madhe per zonen Euro_Atlantike.
Shtete qe mund te desherojne, ne kontinentin tone, te dalin te fituar,
pas luftes ne Ukraine, per te patur territore qe i kane zoteruar para
disa shekujsh dhe i fryne zjarrit per lufte do dalin “si rruar dhe qethur”.
ATO mund te jene edhe shtete te vogla apo te mesme nga pikpamja e
territorit qe zoterrojne si dhe nga pikpamja e forces ushtarake
Amerika nuk besoj te sakrifikoje popullin e saje per keto lloj shtetesh
qe jetojne me “enderra perandorake”. Eshte me mire qe “ngaterrestare” te
tille te mos jene antare te aleances po te behen shkak per plasjen e nje lufte
nukleare.
Un besoj se Amerika dhe Rusia megjithe se kane botekuptime te ndyshme per
shkak se kane eksperienca historike te ndryshme ne lidhje ekonomine e tregut,
inisiativen private, te drejtat e njeriut, etj mund te gjejne nje botekuptim ne lidhje
me ato “faktore determinante”, qe sigurojne nje paqe dinjitoze ne shekullin e 21-te.
Bota Euro_Atlantike me nje popullate me te vogel se “1.1 miliard njerez” perfaqeson (1/7)
e popullsise se botes. Disa Shtete Aziatikej , sic e dime te gjithe, po shndrohen
ne superfuqi ose ne fuqi shum te medha.
Zona Euro-Atlantike kerkon nje integrim, qe fillon me formulimin
e nje botekuptimi, ku cdo shtet i kupton limitet e tij, por e dine
se bashku bejne nje force formidabel.
Kjo kerkon thellimin e integrimi ekonomik, hap pas hapi, duke krijuar, kur ti vije koha,
nje treg te perbashket, qe aleanca te jete dicka organike, e natyreshme dhe e respektuar
nga te gjithe vendet e zones E.A , qe jane te perqendruar nga e ardheshmja.
Ne qofte se zonen “Euro_Atlantike” ka shtete qe kane “Endra Super te Medha”, problemi
i arritjes te nje stabiliteti fundamental veshteresohet, por po te kujtohen se ne jeme vetem
(1/7) e botes do binden se nuk ka rruge tjeter drejt nje te ardheshme ne paqe.
Ne kete shekull mendoj se Amerika do ket nje rol kryesor, si dirigjenti i orkestres perendimore,
Per te arritur ne nje paqe te qendrushne, si perfaqesus i perendimit,
per te biseduar me Rusine, per gjetjen e nje zgjidhje optimale per te
gjithe shtetet, pavaresisht, se disa kane nje ekonomi shume me te madhe se te Rusise.
Per Zotin or ti, ky Ben Gjiza e meriton te jete Sekretari i Pergjithshem i OKB. Eshte shume i pergatitur ne te gjitha komponentet e kerkuara.
Eh more Arben Tashko, ti je njeri i drejte, pa hile, p djallezi e dinakeri e i drejtperdrejte, e sikur te mendonin si ty Amerika dhe Rusia qe kane toka te pafundme do ta gjenin mirekuptimin e mirekuptuar, po nuk jane kaq naive sa une Amerika me Rusine qe t’i bashkojne tokat e pafundme qe kane te dyja per te ardhur paqja boterore. Une them qe me mire te fle tani, se sikur po gogesij, se neser do cohem heret te ze radhen ne dyqanin e qumeshtit per qumesht. Une jam ne vitin ’84 akoma do edhe nje vit te vdese Enveri.
JETOJNE SHQIPONJAT ARBERORE DHE NE MAJE TE MALIT.
Frymon poshte tyre nje mize e zeze gjirizi ne Bythe te Kalit.
“Sulmi që Moska ndërmorri kundër Ukrainës është shndërruar në një luftë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.”
– Për çfarë arsye qenka një luftë midis USA dhe Federatës Ruse? Çfarë lidhje ka?
Ukraina nuk është as anëtare në UE dhe as në NATO. Nqs Rusia sulmon një vend anëtar të NATO atëherë në bazë të artikullit Nr.5 të Traktatit të Aleancës Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO do të gjendeshin direkt në luftë me Rusinë.
Vetë artikulli Nr.1 i ktij Traktati mbështet idenë e një aleance Difensive pra jo sulmuese.
Në fund të fundit meqenëse ju z. Jonuz shkruani që kto dy vende janë në luftë, a nuk do ishte më e udhës që ktë luftë ta bënin jo nga Europa por Ngushtica e Beringut sepse janë edhe më afër me njeri tjetrin, pothuajse vetëm 4 kilometra distancë.
Fjale me vend,
Un besoj se mund te arrihet nje paqe e qendryshme ne “Zonen Euro-Atlantike”
ne situaten e sotme boterore.
1. PARA “37 – 38 vitesh” , situata ishte ndryshe ne kete bote qe po tkurret.
2. ATO ishin dy superfuqite e vetme globale dhe e kishin humbur besimin tek
njera tjetra.
3. Por 83 vite me mare, kur kishte filluar lufta e dyte boterore, Amerika me
Anglineu bene “aleatet te ngushte me Rusine” dhe dolen fitimtare.
4. Por pas luftes besimi reciprok avulloi se “Demokracite Europjane” u tkurren
ne menyre te jashtezakonshme dhe dy superfuqite nuk arriten te gjejne nje
mirekuptim te aresyshem qe te vazhdonin ta mbanin miqesine dhe mirekuptimin
pas luftes. F illoj nje distancim i shpejte qe nuk u arrit te frenohej per te patur
nje bashkepunim ekonomik te favorshem per te dyja krahet.
Analizat e sotme tregojne se:
5. Rusia ka dale me humbje te medha ekonomike nga perkrahja e
“kampit komunist te lindjes” dhe shpenzimeve te medha per
mirembajtjen e Traktatit te Varshaves.
6. E njejta gje ka ndodhur dhe me Ameriken qe ka dhene nje kontibut
te madh per ta rindertuar e fuqizuar ekonomin e Europes Perendimore,
si dhe kontributin e jashrezakoneshem per “financimin pothuaj se total”
te NATOS, pothuaj se per 70 vite.
Sot situata eshte mjaft me e komplikuar;
7. Ndryshimet klimaterike po sjellin deme te medha, me teper se te gjitha
superfuqite e fuqite e medha sot ne kete bote qe po ndryshon shpejt
dhe fuqi te tjera te medha po dalin ne skene qe kane nevoje per lende
te para e shume gjera te tjera, ku se shpejti do perfshihet edhe uji i pishem.
8. Gjeneratat e reja pas nje apo dy dekatash do kerkojne me shume nga te gjitha
dhe po te jene ne krye te pushtetit te vendeve perkatese mund te veprojne ne
menyre te nxituar e me pasoja te renda.
9. Kjo eshte nje aresye e forte qe zona Euro-Atlantike duhet te jete e bashkuar
per te shmangur cdo te papritur me te cilen mund te ndeshet. Sa me te forte
te jemi, aqe me e madhe eshte mundesia per te patur nje paqe te qendrushme.
te tjera
e me
Mire.
Do të isha kurioz si do replikonte Demo me Arben Tashkon për komentin e mësipërm të tij.
QI o breshke QI se u ka ardhur ‘Dita’!?
Per tere ju alabake,tru shpelare
‘Tashko’,Bugajski e Hajro LIMA
Shqiptaret 33 vjet pa shtet
ju pellisni se ju ha VRIMA!
Shqiptaret si asnjehere ne histori
kane ngelur pa Zot ,atdhe,SHTET
Ju alabake pellisni per ‘luften e yjeve’
e jeni bere per tu QIRË,’Vaj me DET’!
Dhe kjo e ashtu quajtura dikur ‘DITA’
Qe na jepte dikur informacion,SHPRESË
Ështe kthhyer ne paçavure ‘intelektuHALESH’
Alabake,antishQIptare surrat PEKMEZË!
Jam shume i sigurte qe nje shkrim pacavure si ky i Jonuzit, asnje gazete serioze dhe me profesioniste te kualifikuar ne bote, nuk do ta publikonte!
Le te provoje ta dergoje kete shkrim pacavure tek WSJ (Wall Street Journal) apo NYT (New York Times) dhe me bet 10,000 USD nqs ja publikojne!
Le ta provoje ta publikoje kete shkrim lecke benzinatosh edhe ne gazetat me filo-atlantiste te UE-se, si
Süddeutsche Zeitung, Bild, Der Spiegel, Le Monde, El Pais, apo Il Giornale e La Repubblica te Italien, dhe jam gati ti jap parate e bastit kujtdo qe merr guximin ta provoje fatin ne bast.
Flas me kompetence dhe rrezikoj me deshire 10 mije USD bast, sepse kam 30 vjet jashte shtetit dhe burim kryesor informimi per ngjarjet nderkombetare kam eksluzivisht mediat e huaja qe kane korrespondetet e tyre ne cdo cep te globit ku ka konflikte dhe interes mediatik, sesa mediat shqiptare qe nuk kane asnje korrespondent terreni ne ngjarjet dhe eventet nderkombetare, gazetar te asociuar me AFP, apo thjesht nje intelektual analist te fushes qe shpjegon me pa anshmeri eventet nderkombetare!
Lind pyetja: Pse e publikon gazeta DITA atehere?
Pergjigja eshte e thjeshte fare dhe banale: Jonuzi e din shume mire ndjenjen anti-ruse qe pershkon shoqerine shqiptare, e din fort mire edhe simpatine e pakushtezuar dhe te padiskutueshme te shqiptarit te nivelit te ulet-mesem ndaj Amerikes (me shume nivel i ulet sesa i mesem) dhe mbi kte premise, i propozon lexuesit te ulet-mesem shqiptar, pikerisht ksoj lloj pacavuresh mediatike.
Harron mavria i shkrete, qe ka edhe nje kategori lexuesish shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise, qe informohen nga alternativa te tjera informacioni, qe jetojne ne vende te tilla qe pro-amerikanizmi i verber nuk i sherben aspak ceshtjeve Europiane dhe narrativa propagandes Oksidentale nuk pi uje askund!
Me dhjetra e dhjetra jane artikujt ne shtypin perendimor te hartuar nga specialiste te fushes militare apo te analisteve prestigjioze ne TV e huaja, qe c’montojne kte pacavure te Jonuzit.
Si sugjerim personal do ti jepja Nuzit (Jonuzit- prej Vaqarri apo Domje apo Shkallnuri) te shqyrtonte analizat e Gjeneralit USA -Douglas Mc Gregor apo te tjere specialiste te fushes Militare dhe Gjeopolitike, si Scott Ritter, Tucker Charlson etj, dhe ti sillte si alternativa te nje prove pa anshmerie ne ate qe shkruan.
Nqs dikush nga lexuesit shqiptare ka perplesitete apo paqartesi, deshire per te ditur me shume dhe paanshmerisht, i sjell une informacion bio, ne vend te Jonuz brekedhjerit!
C’eshte lufta?P:vazhdim I poltikes me mjete te tjera.
C’eshte politika?P:ekonomi e centralizuar.(ndryshe nga ky gjatovina yne qe leviz si pordhe neper breke me Carter e kujton se ben politike.Kur kthehet ne shqiperi na sjell nje tufa fotosh. )
G 7dhe G20 I kane ndare rolet dhe detyrimet ekonomike ,thjesht per te shmangur luftrat.
Ukraina po pervijohet nje poligon ku europa,rusi,amerika,anglia hoqen qafe stoqet e luftes se dyte boterore.Edhe Kore e veriut nuk mbeti prapa duke boshatisur depot.
Kina eshte jashte kesaj loje per shume arsye.
Si mendoni percfare arsye rusi te hyje ne lufte me USA?
Per Zotin ky Ben Gjiza sikur ka qene ne nje klase me kete Bajgajskin dhe kan pas zysh Nadiren e Zarajve
Beno, me duket se po ta lu dypikpytsi. Varja pak, mos ia thyej ndjenjat.
….tha ai qe s’ka kokrra. Nje pyetje kisha une per ty o leshko, ju pa kokrra si beni seks? Apo perdorni bythen?
Ngaqe ke kokrra, o biri im bio dypikpyts, prandaj ia thashe. Babait i takon te kujdeset per ndjenjat e te birit, edhe kur ato jane te shtremberuara.
Kartan, ti si i pakokerr qe je s’ke si te kesh bij e bija, ke nje ilusion qe buron nga gjendja jote e crregulluar mendore, po po deshe pergjigju pyetjes sime, si ben seks, me bythe?
Shkrim idiot!
Ky soji flet si zedhenes i Pentagonit dhe jo si analist i pavarur.
O Bugaiski!E di ti qe 24 ore me pare Papa luti Ukrainen te ngreje flamurin e bardhe? Dmth te dorzohet pa kushte?Ka 20 vjet qe analizat e Bugajzkiit. jane jasht orbite.
Eshte bere si ushtari japonez ne ishujt e Paqesorit ,qe nuk e dinte kapitullimin e Japonise.
E o demo,rrofsh e qofsh.Kujt I thua per keto filma ?
Ti meru me bigbrother qe te kenaqet populli dhe me princin e oborrit mbreteror.
Ke me se te meresh dhe varja shqiperise e Kosoves.
Me shqiperine meret Rama,me Kosoven kosovaret.