Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Analiza e Bugajskit në DITA: Si po mbështet Vuçiç imperializmin putinian dhe naiviteti i amerikanëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Analiza e Bugajskit në DITA: Si po mbështet Vuçiç imperializmin putinian dhe naiviteti i amerikanëve
KomunitetKryesore

Analiza e Bugajskit në DITA: Si po mbështet Vuçiç imperializmin putinian dhe naiviteti i amerikanëve

Published: September 4, 2023
Shpërndaje

Nga Janusz Bugajski

Botuar në DITA

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk mund ta fshehë mbështetjen e vet ndaj Rusisë perandorake. Takimi i tij me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Samitin Ballkanik të mbajtur në Greqi në gusht presupozohej të tregonte qëndrimin e paanshëm të Serbisë midis Rusisë dhe Ukrainës.

- Publicitet -

Në të vërtetë, regjimi në Serbi i mbështet plotësisht qëllimet imperialiste të Moskës në Ukrainë dhe politikat e saj anti-amerikane (në nivel) botëror.

Beogradit i duhet që Rusia të jetë e fuqishme, me ndikim global dhe e aftë të sfidojë ndikimin amerikan si dhe të mbështesë aspiratat rajonale të Serbisë. Pjesa më e madhe e elitës politike dhe segmente të konsiderueshme të shoqërisë ushqejnë ndjenja negative ndaj SHBA-së dhe NATO-s prej ndërhyrjes së saj ushtarake për Kosovës, në vitin 1999.

Për Vuçiçin dhe ithtarët e vet, ky veprim është i pafalshëm, pasi kjo pengoi zotërinë e tij, Millosheviç, të dëbonte tërësisht shumicën shqiptare të Kosovës.

Vuçiç u takua me Zelenskin që ta bindte atë të mos e njohë Kosovën, duke pretenduar se bëhej fjalë për një situatë të ngjashme me territoret e pushtuara të Ukrainës. Në fakt, krahasimi i Vuçiç mes Ukrainës dhe Serbisë është krejt anasjelltas.

Ndërsa Kosova u çlirua prej Serbisë nga NATO dhe fitoi pavarësinë e saj që të parandalohej gjenocidi, Rusia pushtoi territoret e Ukrainës me qëllim që të kryente gjenocid dhe të zhdukte identitetin ukrainas. Një krahasim më bindës Vuçiç mund ta bënte mes Serbisë dhe Rusisë.

Shtypja koloniale e Rusisë ndaj dhjetëra kombeve të nënshtruar është e ngjashme me shtypjen e shqiptarëve të Kosovës nga Beogradi dhe përpjekjet e tij për të kontrolluar Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Qeveria e Vuçiçit, në fakt, e ka forcuar lidhjen e saj me Kremlinin e Putinit pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022. Provat që tregojnë pro-imperializmin e Vuçiçit janë shterruese. Në aspektin ekonomik, Beogradi nuk ka vendosur sanksione ekonomike, financiare, tregtare apo energjetike ndaj Rusisë pasi ajo sulmoi Ukrainën, pavarësisht presioneve të BE-së dhe SHBA-së për të respektuar linjën politike të Perëndimit.

Përkundrazi, Serbia vijon të përfitojë nga marrëveshjet tregtare, investimet, marrëveshjet energjitike dhe korrupsioni zyrtar me Moskën.

Në frontin e sigurisë, Serbia vazhdon të blejë armatime të shumëllojshme nga Rusia dhe ka forcuar lidhjet e saj institucionale dhe të inteligjencës me Moskën. Qendra e përbashkët e spiunazhit në Serbinë jugore, e krijuar si një qendër “humanitare”, i siguron Kremlinit informacione të inteligjencës për forcat e NATO-s dhe SHBA-së në rajon, ndihmon në trajnimin e agjentëve dhe sabotuesve, përgatitet për destabilizim më të gjerë rajonal, si dhe thellon varësinë e Serbisë nga Rusia.

Faqja e parë DITA

Zbulimet e fundit tregojnë se agjencitë qeveritare serbe po rekrutojnë luftëtarë që të luftojnë kundër Ukrainës. Sipas burimeve të inteligjencës franceze, Moska, fillimisht, është duke rekrutuar një grup prej 500 ushtarësh privatë (mercenarësh) serbë, të cilët do të dislokohen menjëherë.

Grupi, që përbëhet nga serbë të rekrutuar në disa shtete të Ballkanit, është planifikuar të mbërrijë në një kamp të përkohshëm diku në Moskë, në fillim të shtatorit. Vetë rekrutuesit ose kanë qenë të përfshirë në forcat speciale të Millosheviçit që kanë kryer gjenocid në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë ose kanë luftuar me grupin Wagner në Ukrainë në 2014-ën dhe në Siri pas 2016-ës.

Një “njësi serbe”, pra, po krijohet si pjesë e Divizionit të 106-të të Gardës Ajrore të Rusisë. Ndërsa luftëtarë të huaj nga shumë vende luftojnë për të mbrojtur Ukrainën nga imperializmi rus, përveç çeçenëve të Kadirovit, Serbia do të jetë e vetmja që do të ketë njësi ushtarake kombëtare në Ukrainën e pushtuar, që do të luftojë pro imperializmit rus.

Dhe ndryshe nga serbët, ka çeçenë pro-pavarësisë, batalionet e të cilëve luftojnë përkrah ushtrisë ukrainase për të larguar forcat pushtuese ruse.
Zyrtarët amerikanë, me naivitet, vazhdojnë të marrin me të mirë administratën e Vuçiçit, e cila pretendon se shteti i pavarur i Kosovës është territori i vet perandorak, ashtu si Rusia pretendon se Ukraina është trashëgimia e saj historike dhe kulturore.

Një qasje e tillë dritëshkurtër nga amerikanët nuk e largon Serbinë nga Rusia, por thjesht e inkurajon Beogradin që të kërcënojë fqinjët e vet.

Javët e fundit, qeveritë e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, i cili është gjithashtu kreu i Partisë Progresive Serbe në pushtet, pohoi se njohja e Kosovës nga ana e tyre do të vijë dita që do t’i lëndojë vetë ata, ashtu si (ndodhi me) Ukrainën.

Nëse kërcënime të kësaj natyre nuk dënohen nga Uashingtoni dhe Brukseli me kërkesën që fajtori të largohet nga detyra, atëherë Vuçiç do të arrijë në përfundimin se kjo është një tjetër dritë jeshile për agresion.
Beogradi dëshiron që Rusia ta fitojë luftën kundër Ukrainës dhe të shtërë në dorë territoret ukrainase për dy arsye thelbësore.

Së pari, kjo do të fuqizonte statusin e Rusisë, në rang global, që të sfidojë interesat amerikane dhe evropiane. Dhe së dyti, kjo do i jepte dorë axhendës së Serbisë për të rimarrë Kosovën dhe për të dominuar Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi me ndihmë të intensifikuar nga një Moskë më këmbëngulëse.

Llogaritë e Vuçiçit e bëjnë mposhtjen e Rusisë në Ukrainë edhe më të domosdoshme për Ballkanin Perëndimor.

—

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    September 4, 2023 at 12:26 pm

    Po aq sa per interesa ekonomike, ne historine njerezore, luftrat jane bere edhe per dominim FETAR. Sot orthodhoksizmi, duke pare renien pikiat perballe kristianizmit eshte hedhur ne lufte a vdekie per mbijetes.Myslymanizmi eshte ne piken me te ulet ne historine e tij, kurse budizmi kerkon hapesira te reja jashte oborit tradicional Azise.Nuk do te jete e larget koha e perplasies se eger Kristianizem-Budizem

    Reply
  • Arben.T says:
    September 4, 2023 at 5:34 pm

    Besoj se Rusia duhet te kete maredhenie te mira me Ameriken.
    Te fitosh Ukrainen e te humbasish Siberine do jete tragjike per Rusine
    Para 160 vitesh Rusia pushtoi nje territor te madh te Mancurise, dhe Kina
    do kerkoje ta rimare kur te ndjehet me e fuqishme.

    Po keshtu ne se Rusia do jete ne gjendje shum te veshtire ekonomike,
    mund te filloj te shese Kines pjese te Siberise, sic shiti dikur Alasken.

    Un shpresoj se Amerika dhe Rusia mund te gjejne nje gjuhe te perbashket
    per te miren e popujve te tyre dhe stabilitetit te botes qe i sherben te gjitheve,
    perfshire edhe Ballkanin e “hapur perendimor”.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 6, 2023 at 8:16 am

    VO:
    1.Analiza e Amerikanit Bugajski është reale.Lufta e paparalajmëruar e Putinit ndaj Ukrainës po e lë pa GJUMË SHBA+BE.Por,jan kujtuar shumë von.Pushtimi Krimes 2014 duhej ndaluar me çdo kusht.
    2.Fakti që Putin “PUSHTOI” BE & MË GJËRË ME NAFTË E GAZ JA u hëngri mushkëritë këtyre Shteteve dhe tanimë rreket me TO.
    3.SHBA+BE po e SERVILOSEN Sërbinë si FËMIJ I LLASTUAR,duke mos e penalizuar për sanksionet ndaj Rusisë dhe njëkohësisht të Sërbisë ndaj KOSOVËS MARTIRE.
    4.SHBA+BE mendojnë se do e kthejnë Sërbinë në PERËNDIM,Por kjo nuk mund të ndodh kurrë përderisa të jet në pushtet Putini e Putinizmi.
    5.Lënia e Ukrainës në mëshirën e fatit.. është paaftësi e BE+SHBA.Nuk mundet të çlirohet Ukraina pa Pilot,Tankist,etj, pasi përgatitja e tyre sipas Perëndimit do kohë.Dhe deri Ather Ukraina do të shuhet si Shtet.
    6.Mos futja e Ukrainës në NATO tregon FRIKËN E PERËNDIMIT NDAJ PUTINIT.Kjo është MARRËZI.Kjo po ndodh edhe me Kosovën,që për faje të Albin Kurtit,që nuk po zbaton direktivat e SHBA+BE.. po merret më qaf populli Kosovar mbi 2000.000.
    7.Në të 6 vëndet ballkanike SPIUNAZHI RUS ka gjetur helmin e tij.
    •Edhe Shqipëria po kërcënohet nga berishizmi i shpallur non grata nga DASH+ANGLIA për Korrupsion madhor e minim të DEMOKRACISËetj,Përderisa SPAK është i tredhur prej tij 92.
    -FLM DITA,BUGAJSKI.

    Reply
  • Spak says:
    September 6, 2023 at 9:37 pm

    Gazmend bardhi! Cfare ironie! Bardhi po e ben per te miren e Opozites! Cfare mentaliteti?! bashkimi me Saliun eshte vetvrasje! Bythqiret te tille ngelin! Ata jane pa Parti! Do te jete Bardhi kryetar i grupit po i kujt Partie! Rithemelimit,Madiut apo Likes! Keta s’kane parti, nuk jane te regjistruar ne gjykate! Njeres te vegjel!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Mega-dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë

Komentet e Fundit

  1. demo on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. demo on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  3. Koha on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?