Janusz Bugajski
Nga SHBA për DITA
Ndonëse politika e jashtme është rrallëherë çështje kryesore e fushatava për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, lufta Rusi-Ukrainë mund të marrë vëmendjen më të madhe në garën e këtij viti.
Si Joe Biden ashtu edhe Donald Trump do të pretendojnë se kanë një zgjidhje për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe do të akuzojnë njëri-tjetrin se ka tradhtuar interesat e Amerikës.
Gjatë muajve në vazhdim, deri në zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm, lufta në Ukrainë do të arrijë një pikë kritike. Ose Rusia do të ndërmarrë një ofensivë madhore dhe do ta thyejë mbrojtjen e Ukrainës ose ukrainasit, të armatosur me tërësinë masive të armative që vijojnë t’i vijnë, do ta shpartallojnë frontin rus, duke çliruar pjesët më të mëdha të territorit të pushtuar. Në secilin prej rasteve, Uashingtoni do të jetë në qendër të vëmendjes.
Meqë shumica e popullit amerikan e ka mbështetur ndihmën ushtarake për Kievin, fitorja e Ukrainës do t’i forconte pozitat e Bidenit. Ai do të pretendojë se politikat e tij ishin të drejta dhe do të fajësojë Trumpin se ka vonuar muaj me radhë ndihmën ushtarake, e cila ishte kaq të nevojshme. Në rastin tjetër, republikanët me pikëpamje internacionaliste të Kongresit, për çdo triumf të arritur nga pala ruse, do të fajësojnë Bidenin se ka furnizuar Ukrainën me armatime, teksa i mungojnë objektivat e qarta strategjike.
Disa senatorë republikanë deklarojnë se Biden nuk e ka artikuluar kurrë se disfata e Rusisë është thelbësore për sigurinë globale. Gjithashtu, Trump mund ta kuptojë se pozicionimi kundër fitores së Ukrainës mund t’ia ulë popullaritetin në mesin e shumicës së votuesve amerikanë dhe mund të fillojë të kritikojë Biden se nuk e ndihmuar mjaftueshëm Kievin.
Zyrtarët e Bidenit vijojnë të druajnë se një disfatë përfshirëse e Rusisë në Ukrainë do të çonte në kolapsin tërësor të shtetit rus dhe në destabilizimin e shumë rajoneve. Prandaj, mosfurnizimi i Ukrainës me armët më domethënëse, si raketat me rreze të gjatë dhe avionët luftarakë, lidhet me idenë e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë se një marrëveshje paqeje është ende e arritshme.
Si Biden ashtu edhe Trump do të pretendojnë se ata dinë të merren më mire me Rusinë. Trump fajëson Bidenin se lejoi që lufta të shpërthente dhe pretendon se mund ta përfundojë në pak kohë konfliktin në fjalë pasi ai e kupton Putinin. Trump është i bindur se marrëdhëniet e mira personale dhe politikat e transaksioneve do t’i japin atij mundësinë të arrijë një marrëveshje.
Të shumtë janë ata që kanë frikë se kjo nënkupton se Ukraina duhet të dorëzojë Krimenë dhe disa rajone të tjera lindore.
Trump nuk është internacionalist, madje anon nga izolacionizmi, ashtu si liderët amerikanë në fillimet e Luftës së Dytë Botërore. Gjasat që ai të emërojë (në poste të ndryshme drejtuese) republikanë tipikë janë të pakta; ai do të mbështetet tek nativistët – pra, ata që i japin prioritet amerikanëve të lindur në vend në krahasim me të ardhurit – dhe proteksionistët – pra ata që mbrojnë edhe me taksa të fryra industritë vendase -, të cilët mundohen ta kufizojnë rolin global të Amerikës.
Ata janë disi naivë për sa i përket objektivave imperialiste të Moskës dhe mund të mashtrohen nga Putini me premtimet se Kremlini nuk do ta rifillojë luftën, pasi të konsolidojë përfitimet aktuale. Për më tepër, Trump nuk e kupton se si një fitore e mundshme e Rusisë do ta inkurajonte Kinën dhe Iranin që të implementojnë axhendat e tyre ekspansioniste.
Një skenar po aq i rrezikshëm sa fitorja e Rusisë në Ukrainë është tërheqje ushtarake e Amerikës nga Europa. Të dyja do ta bënin më të afërt një luftë NATO-Rusi. Trump ka paralajmëruar se SHBA nuk do të mbrojë shtetet që nuk arrijnë të japin 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) për mbrojtjen. Ai mund të ulë numrin e trupave amerikane në kontinent dhe të përpiqet për një marrëveshje përfshirëse me Moskën në lidhje me sigurinë europiane.
Shqetësimet për qëllimet e Trump nxitën Kongresin e SHBA të shtojë në ligj nenin që dega legjislative duhet të miratojë çdo tërheqje të SHBA-së nga NATO. Por kjo mund të mos mjaftojë që Trump të mos i bindet nenit pesë për garantimin e sigurisë dhe të refuzojë të dërgojë trupa amerikane të luftojnë, edhe nëse një anëtar i NATO-s pushtohet.
Një President amerikan që është skeptik ndaj NATO-s do të nxiste përçarje transatlantike, do të inkurajonte agresionin e Rusisë ndaj fqinjëve të saj dhe do të nxiste ndasi midis aleatëve europianë. Ulja e numrit të ushtrisë amerikane nga NATO ose tërheqje nga Aleanca do të shkaktonte vakum në lidershipin e Europës.
Kjo mund të inkurajonte Gjermaninë dhe Francën të ndiqnin planet e veta për “autonomi strategjike”. Gjithsesi, pa një komponent të rëndësishëm ushtarak, kjo iniciativë nuk do të pranohej nga Britania e Madhe, Europa Qendrorë, vendet nordike dhe anëtarë të tjerë të NATO-s, që janë të kërcënuar më drejtpërdrejt nga Rusia.
Një mandat i dytë presidencial i Trump do ta vinte Poloninë në pozitë veçanërisht të rëndësishme për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe ndikimit ushtarak. Varshava mund të llogarisë se nëse Aleanca më e gjerë po bëhet e panevojshme, atëherë asaj do t’i duhet të krijojë një “NATO vullneti” më të vogël, për t’i bërë ballë Rusisë.
Polonia, gjithashtu, do të përpiqet të zhvillojë marrëdhëniet e saj të sigurisë me Uashingtonin, pavarësisht nëse zgjidhet Biden apo Trump. Në fakt, Trump mund të parapëlqejë lidhje më të ngushta ushtarake me Varshavën, për të shpërfillur NATO-n. Ai ka lavdëruar Poloninë për shpenzimet e saj për mbrojtjen dhe ka marrëdhënie të ngushta personale me presidentin polak Andrzej Duda.
Megjithatë, frika e Biden nga Rusia dhe paparashikueshmëria e Trump mbeten shqetësimet më të mëdha si për Poloninë ashtu edhe për Ukrainën.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Ke vajtur ne fis o bugaski,,Ne fillim vitet 90 Anaizat e mprehta per Evropen Lindore,lexoheshin si te ishe Profet.Tash je bere si Ylli Rakipi ne pijetoren e fshatit,E kam pare filanin me fistekun ne tavoline.Nuk e deshen veten,qe i pashe.,mos u habisni fare se Amerika nuk do humbjen e Rusise,prandaj nuk dergojne rraketa me rreze te gjate.Sa ta marre Trumpi,pushon lufta me Urdhrin e peshkut. Shko futi nje dore tavell,o Bugajskij!
Shpresa e US e UK dhe e IZRAELIT eshte Kina, sepse ke mbeshtet Kina peshon dhe fitorja strategjike. Por Kina ka nje problem te madh, Korene e Veriut , qe mbeshtetet hapur nga Rusia dhe fshehtas nga Europa dhe Amerika Latine.
Nje sulm befasishem nuklear i Korese se Veriut ndaj Kines e ben Kinen te vleje sa Uganda ne te tera drejtimet…
Ky polski Bugajski befason perhere me miopine aq te thelle politike qe demostron.
NATO eshte atje ne lufte me Rusine mor loqe qe kur Rusia invadoi Ukrainen, pra ka 2 vite!
Kush kujto se e mba akoma pa pushtuar ate gjysem Ukraine qe ka mbetur…ai President Komediani qe sorollatet si trumcak i trembur?
Nje Opinion:
Z.Bugaiski na dha nje katalog te gjere te opinioneve te ndryshme qe qarkollujne ne midiat e ndryshme.
Te gjitha variantet qe pershkruan Ai kane probabilitete te caktuara te panjohura, qe mund te ndodhin.
Besoj se Ai ka bere disa perafrime intuitive, por te dhenat nuk jane te plota dhe eshte e veshtire te nxjerri
ndonje perfundim se kush eshte varianti me i mundeshem. Pra ai po na jep nje mjegullnaje mundesish
ku truri jone do notoje, do analizoje por e ka te veshtire te parashikoje.
Por po te jete se Ai kerkon nga ne te bejme nje perafrim intuitiv duke u bazuar edhe ne interesat e fuqive
kryesore qe kane ne dore fatin e botes, une mendoj, besoj, shpresoj se do gjendet nje zgjidhje qe respekton jo vetem raportin e forcave ushtarake por inkludon edhe nivelet ekonomke, teknologjike, dhe deshiren per nje paqe afat gjate
nga te gjithe popujt e zones Euro-Atlantike.
Nuk mund te digjet zona Euro-Atlantike, per interesat e Zelenskit dhe grupit te tij, qe mund te perfaqesoje ne rastin
me te mire nje popullata qe eshte me pak se 2% e popullates te zones Euro Atlantike po te inkludojme zonen qe kufizohet nga malet e uraleve.
Ne po ndeshemi me nje paradoks:
Ndersa Zelenski kerkon qe perendimi te ndihmoje me biliona dollare Ukrainen,
Ai nuk eshte ne gjendje te bindi poullin e tij te mbroje vendin dhe 30% e popullates
eshte larguar e shume te tjere ne keto momente po largohen drejt perendimit.
Pra lind pytja:
A eshte e drejte qe e gjithe popullata e zones Euro-Atlantike te sakrifikoje “shumat maramendese”
qe kerkon Zelenski, kur Ai nuk eshte ne gjendje te mobilizoje popullin e tij, qe te sakrifikoje per
mbrojtjen e Ukraines?
EDIIIIIII !1! O Ediiiiiiiiiiii!
Cofi Escobari.U kap i korruptuar nga Serbia.Pas 2 muaj e shporrin edhe Borrelin,,Lacaku nuk zgjidhet me,.
Ti hash mutin Kosoves.
Shko merr nje brisk Rubie t`ja rruash mbare e prape Albin Kurtit.
Zajednica nuk ka.Zajednicat jane vdekja Kosoves.
Nje nga mendjet me te spikatura intelektuale te pamvarura ne Amerike, Jeffrey Sachs ( American economist and public policy analyst, professor at Columbia University) me te drejte ne nje emision televiziv ne nje kanal televiziv amerikan fajeson politiken amerikane ne Ukraine dhe arrin deri atje ku thote qe Biden “””” HAS DESTROYED UKRAINE”””dhe jep argumentet e tijte cilat koincidonin te njejta me amerikanin (e ndjere) Sergej Kryshov ( i biri i Nikites kryshovit i cili ne nje gazete amerikane thoshte para 5 vitesh : Une jam qytetar amerikan me origjine ruse dhe ukrainase dhe deklaroj qe Krimeja i takon Rusise dhe Amerika me Naton nuk duhet te pezihen me Rusine se kjo e fundit kurre nuk dorezohet..e ka treguar historia..
.Nuk ka rendesi cfare thote “folkloristi politik” Bugajevski se kush eshte ne krye te Amerikes Biden apo Trampi,,Rendesi ka fakti se Amerika & Nato ka deshtuar 100% dhe kjo jo per merite te Putinit por te gabimeve te perendimoreve qe big profesori nderuar Jeffrey Sachs thote ne intervistat e tij.
Perendimi nuk eshte angazhuar 100% per jete a vdekje kunder Rusise.
Zhelenski kaq e pati yndyren.Te dorehiqet vete,.Komanda ti kaloje ushtarakeve.
Lufta nuk behet me Aktore,,Ekonomia nuk behet me piktore.