Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Anketa e KE-së: Çmimet në stratosferë, shqiptarët shqetësohen më pak se Europianët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Anketa e KE-së: Çmimet në stratosferë, shqiptarët shqetësohen më pak se Europianët
AktualitetEkonomi

Anketa e KE-së: Çmimet në stratosferë, shqiptarët shqetësohen më pak se Europianët

Published: August 24, 2022
Shpërndaje

Shqetësimet kryesore të aktualitetit sot në Shqipëri dhe Europë duket se janë inflacioni, çështjet e shëndetit, financat personale, situata e përgjithshme ekonomike dhe kushtet e jetesës, tregojnë të dhënat e barometrit standard të Komisionit Europian për periudhën 2021-2022. Barometri Standard është një publikim periodik, i cili bazohet në vlerësimet e qytetarëve rreth treguesve mbi të cilat qëndrojnë themelet bazë të një shoqërie demokratike si dhe perceptimi i përgjithshëm ndaj çështjeve të Bashkimit Europian.

Raporti tregon gjithashtu se si janë përgjigjur të anketuarit mbi situatën ekonomike dhe çështjet politike përgjatë muajve të fundit të vitit 2021 dhe pjesës së parë të vitit 2022. Kështu, rreth një mijë të anketuar në Shqipëri janë pyetur se cilat përbëjnë dy prej sfidave kryesore me të cilat janë përballur gjatë periudhës të marrë në studim sa më sipër. Kur shpejgojnë pritshmëritë e tyre rreth nivelit të përgjithshëm të çmimeve apo inflacionit, 51% e Europianëve shprehen tejet të shqetësuar rreth kësaj situate përkundrejt 38% të shqiptarëve, çka na lë të nënkuptojmë për një qëndrim më të tërhequr të vendasve rreth kësaj teme që kohët e fundit ka marrë vëmendje të shtuar nga të gjitha mediat botërore.

Ndërkohë që nëse do ta trajtojmë këtë raport duke parë dhe anën tjetër të medaljes duket se për të gjitha çështjet sa më sipër një shqiptar “bezdiset” më pak se një europian, me disa ndyshime të vogla. Po çilat janë “bezdisjet” e përditshmërisë së një shqiptari, bazuar gjithmonë mbi të dhënat më të fundit të barometrit standard të Komisionit Europian? Shifrat tregojnë se rreth 27% e të anketuarve janë të mendimit se kushtet e jetesës në Shqipëri përbëjnë një shqetësim serioz, përkundrejt 10% të të anketuarve europianëve të cilët cilësojnë se kjo çështje i shqetëson pjesërisht. Nga ana tjetër, rreth 14% e të anketuarve në vend shprehen se kushtet e punës në Shqipëri përbëjnë një problem thelbësor ndërkohë që për vetëm 8% të qytetarëve europianë kjo çështje përbën një sfidë të aktualitetit në të cilin po jetojmë. Problem shtesë për 8% të shqiptarëve përbën emigracioni, përkundrejt 3% të të anketuarve europianë. Nuk mund t`i shpëtonte optikës së problemeve për 6% të të anketuarve kriminaliteti në vend, ndërkohë që në Europë kjo tematikë duket se është menaxhuar, për sakohë që përbën problem për vetëm 4% të të anketuarve. Për ta përfunduar, duket se çështje si sistemi arsimor apo pensionet, taksat apo stehimi përbëjnë pak ose aspak problem për shqiptarët duke zënë një peshë të vogël, përkatësisht me 5% dhe 3% ndaj numrit të të anketuarve gjithsej.

- Publicitet -

Sa më sipër, dallojmë dy qasje sa të përafërta, po aq sa dhe të ndryshme të të perceptuarit apo të menduarit, mes një qytetari europian dhe një qytetari shqiptar. Padyshim, që për në thuajse çdo vend të botës, inflacioni, shëndeti, financat personale, situata e përgjithshme ekonomike apo kushtet e jetesës përbëjnë probleme madhore dhe tejet serioze. Ama, në ndryshim nga një europian mesatar i cili “bezidset” edhe për sistemi arsimor, strehimin apo pensionet, mjedisin dhe kushtet klimatike, një shqiptar normal, duket se të mësipërmet nuk e shqetësojnë dhe aq.

Zgjidhni dy problemet më të rëndësishme me të cilat po përballeni në këtë moment?

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?