Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë po na ndodh? Shikoni sa janë rritur shtrimet në Psikiatri gjatë këtij viti!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Çfarë po na ndodh? Shikoni sa janë rritur shtrimet në Psikiatri gjatë këtij viti!
KryesoreShendetesi

Çfarë po na ndodh? Shikoni sa janë rritur shtrimet në Psikiatri gjatë këtij viti!

Published: July 25, 2023
Shpërndaje

Çrregullimet mendore po përparojnë më shpejtësi në popullatën shqiptare. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë në 4-mujorin e parë të vitit aktual, numri u personave të shtruar në pavijonet e psikiatrisë u rrit me rreth 50%, duke arritur në 1.122 pacientë nga 749 që ishin në 4-mujorin e parë të 2022.

Shtrimet pësuan rritje edhe në shërbimet e tjera spitalore.

Në 4 mujorin e parë rreth 99,500 persona u shtruan në spitale me një rritje vjetore 15%. Aktivitetet e spitaleve publike kanë shënuar rritje për të gjitha shërbimet tregojnë të dhënat.

- Publicitet -

Teksa barra e sëmundjeve po përparon në popullatë për shkak të plakjes së popullsisë dhe stilit të jetesës, disa shërbime shihet se kanë mangësi si në stafe dhe ambiente.

Në një situatë të tillë janë edhe shërbimet spitalore për sëmundjet mendore dhe sëmundjet e zemrës.

Shqipëria ka një numër të ulët mjekësh për banorë, por numri i mjekëve psikiatër është shumë i ulët në raport me nevojat.

Mjekët psikiatër vlerësojnë se përhapja e sëmundjeve mendore në popullatë është me e lartë se raportimet zyrtare, pasi ka nën-diagnostikim të ulët për shkak të rezistencës që ka popullata për të pranuar sëmundjen.

Më herët mjeket psikiatër të spitalit psikiatrik në QSUT pohuan për Monitor se në spitalet psikiatrike gjithmonë shfaqet kjo tendencë, numri i pacientëve herë ulet dhe rritet. Kjo pasi disa pacientë kronikë të shtruar në psikiatri që përfundojnë mjekimin, rikthehen sërish për shtrime, pasi gjendja e tyre përkeqësohet nga përdorimi i substancave narkotike.

Pavarësisht se ankthi nuk mjekohet apo trajtohet nga spitalet psikiatrike, mjekët e poliklinikave pohojnë se rastet e pacientëve që vuajnë nga ankthi gjatë kësaj periudhe janë në rritje të lartë krahasuar me vjet.

Mjekja psikiatër Arjan Rreli pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Nr. 3 në Tiranë tha se pas ngjarjes së tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë së Covid-19 vijon tendenca rritëse e pacientëve me shenja ankthi dhe depresioni.

Mjekja psikiatër Rreli veçoi se ngjarjet e shumta në vend, duke përfshirë aksidentet me humbje jetësh apo vrasjet, të transmetuara nga mediat, por edhe përcjella e tyre nga modelet e tjera të teknologjisë së informacionit po ndikojnë negativisht në shtimin e këtyre pacientëve, duke u shkaktuar ankth dhe pasiguri.

Një tjetër faktor në shtimin e pacientëve me ankth mjekja psikiatër veçoi edhe ndryshimin e shpejtë të temperaturave.

Pandemia Covid -19, ndër simptomat më të rënda që la pas ishte shëndeti mendor. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për rritjen e kapaciteteve në shëndetësi për trajtimin e problemeve mendore.

Stresi, depresioni dhe sëmundjet mendore në përgjithësi u stimuluan nga disa ngjarje të paparashikuara vitit e fundit. Fillimisht tërmeti i vitit 2019, më pas pandemia Covid-19, lufta në Ukrainë dhe më pas çmimet e larta kanë krijuar destabiltet mendor dhe kanë përkeqësuar situatën e atyre me predispozitë depresioni.

Pas një stabilizimi në vitin 2022, numri i pacientëve në spitalin psikiatrik ju kthye rritjes. Mjekët pohojnë se të sëmurët neglizhojnë simptomat dhe trajtimin me medikamente deri sa vijnë në gjendje të rëndë që kërkojnë trajtim spitalor.

Një nga studimet më të mëdha të kryera (deri më tani) mbi efektet mendore që lë Covid-19, ka zbuluar se personat që shërohen nga virusi rezultojnë të vuajnë nga probleme psikiatrike ose neurologjike deri gjashtë muaj më vonë.

Studimi i botuar në revistën “Lancet Psychiatry” mori në vëzhgim të dhënat shëndetësore të mbi 23 mijë pacientëve që ishin rikuperuar nga Covid-19 dhe zbuloi se 34% e tyre kishin probleme neurologjike ose psikiatrike brenda gjashtë muajve.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Fjale me vend says:
    July 25, 2023 at 12:47 pm

    Po sigurisht me kete realitet edhe do cmenden njerezia. Tjetri fut 500 mije euro ne respirator, kurse ai tjetri rropatet gjithe jeten e mezi nxjerr muajin me buke. Nje turimajmun qe i thone Tigri, behet milioner , madje edhe zv/kryeminister e arratiset me pantallona te shkurtra e atlete te kuqe, kurse ai intelektuali merr pare borxh te rregulloje bolierin se i eshte djegur. Kontrast i madh social. Keto jane trauma te karakterit material, gjendjes ekonomike e financiare, por ka dhe trauma te tjera. Drogat, varesia nga narkotiket lene pasoja tek truri e mendja. Jane shtuar shume. Me dhimbje por drogat po e debilizojne rinine, po e bejne agresive, te papergjegjshme. Hashashistet i gjen kudo, dhe era e rende e kanabisit te cpon hundet ne mbremje ne rrugica e qoshe pallatesh ne mbremje. Nje i ri debil 18 vjecar, qe i ka prinderit te mrekullueshem e fisnike, kur e pashe me cigare i thashe: Shpejt e paske filluar helmin! Buzeqeshi e pastaj gjithe krenari m’u pergjigj: “Ca thu o xhaxh! Un kom pi hashash, e jo cigare !!! Me rob shpie!…”

    Reply
  • Arben says:
    July 25, 2023 at 12:53 pm

    Allbania urupiane
    Histori suksesi
    Skllevër të bindur

    Reply
  • Rush says:
    July 25, 2023 at 1:23 pm

    Ketu nuk ka asgje per tu shqetesuar. Keto gjera ndodhin edhe ne vendet e huaja, dhe per to behen libra dhe filma.

    Reply
  • Mali says:
    July 26, 2023 at 7:55 am

    Rritja eshe 1.76 here, mesoni arithmetike o gazetare!

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    July 26, 2023 at 9:20 am

    Nuk jane te semure te shtruarit ne psiQIatri,por ata ne krye te antishtetit e QIverri,perfaqesuar nga ‘TreMoskeDhjeret’:EDvin-Like-Sali!

    Zagaret e disinformacionit
    permes lehjesh,PSIQIATRI
    Kur ka plot tre dekada
    manikomio tere nje ASHQIPERI!

    Dhe pronare te manikomios
    jane tre PSIKOPATË
    SS-Serbi Sali,Like Skrapari
    dhe nje nudist i GJATË!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori
  • Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran
  • “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  • Shqipëria po humbet rininë: Deri në 2050 pritet të “zhduket” 43% e grupmoshës 15-24 vjeç

Komentet e Fundit

  1. Nje shqiptar on Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  2. nje shqiptar on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nastradini on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?