Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AP: Bjellorusia mund të jetë duke ndërtuar kamp ushtarak për grupin Wagner
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > AP: Bjellorusia mund të jetë duke ndërtuar kamp ushtarak për grupin Wagner
AktualitetBote

AP: Bjellorusia mund të jetë duke ndërtuar kamp ushtarak për grupin Wagner

Published: July 2, 2023
Shpërndaje

Imazhet satelitore të analizuara nga agjencia e lajmeve Associated Press, tregojnë atë që dukej të jetë një kamp i sapondërtuar i stilit ushtarak në Bjellorusi, ndërsa sipas komenteve të një grupi gueril bjellorus dhe disa zyrtarëve, ai mund të përdoret për të strehuar luftëtarët e grupit mercenar Wagner.

Imazhet e siguruara nga kompania “Planet Labs PLC” sugjerojnë se dhjetëra tenda u ngritën brenda dy javëve të fundit në një ish-bazë ushtarake jashtë Osipovichit, një qytet 230 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën. Në një fotografi satelitore të bërë më 15 qershor, nuk ka asnjë shenjë të rreshtave të strukturave të bardha dhe jeshile që janë qartësisht të dukshme në një imazh të mëvonshëm, të datës 30 qershor.

Udhëheqësit e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe luftëtarëve të tij, iu ofrua strehim në Bjellorusi, javën e kaluar, pasi Minsku ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund asaj që dukej të ishte një kryengritje e armatosur nga grupi mercenar.

- Publicitet -

Trupat e Wagner-it që kishin luftuar përkrah forcave ruse në Ukrainë, morën nën kontroll një bazë ushtarake në Rusinë jugore dhe marshuan qindra kilometra drejt Moskës, në dukje, pa hasur rezistencë.

Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha se vendi i tij, një aleat i ngushtë i Moskës dhe i varur prej saj, mund ta përdorte përvojën dhe ekspertizën e grupit Wagner dhe njoftoi se ai u kishte ofruar luftëtarëve një “bazë ushtarake të braktisur” për të ngritur kampin.

Aliaksandr Azarau, udhëheqës i grupit gueril “BYPOL”, i cili përbëhet nga ish-ushtarakë dhe është kundër Presidentit Lukashenko, i tha të enjten agjencisë së lajmeve Associated Press, përmes telefonit, se pranë Osipovichit po ndërtohej një vend për mercenarët e grupit Wagner .

Andriy Demchenko, zëdhënës i forcës kufitare të Ukrainës tha të shtunën për gazetën ukrainase “Ukrainska Pravda”, se në Bjellorusi mund të vendosen deri në 8,000 luftëtarë të grupit Wagner.

Në formë reagimi ndaj një skenari të tillë, ai tha se Ukraina do ta përforcojë kufirin e saj me Bjellorusinë në një gjatësi prej 1,084 kilometrash.

Zoti Lukashenko e ka lejuar më parë Kremlinin që ta përdorte territorin e Bjellorusisë për të dërguar trupa dhe armë në Ukrainë. Ai ka mirëpritur gjithashtu një prani të vazhdueshme të armatosur ruse në Bjellorusi, përfshirë kampe dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake, si dhe dislokimin në vendin e tij të disa prej armëve taktike bërthamore ruse. Zëdhënësi Demchenko tha se prej kësaj jave, rreth 2,000 trupa nga njësitë e rregullta të ushtrisë ruse ndodhen të stacionuara në Bjellorusi.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
  • Në gjurmët e kontrabandës së cigareve në kufirin Bosnjë-Mal i Zi
  • Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?