Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas skandalit seksual me spiunen kineze, Huang qëndroi vetëm 11 ditë larg NVIDIA, rimerr postin e CEO-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pas skandalit seksual me spiunen kineze, Huang qëndroi vetëm 11 ditë larg NVIDIA, rimerr postin e CEO-s
BoteLajmi i fundit

Pas skandalit seksual me spiunen kineze, Huang qëndroi vetëm 11 ditë larg NVIDIA, rimerr postin e CEO-s

Published: November 23, 2026
Shpërndaje

Jensen Huang është rikthyer në drejtimin e gjigandit teknologjik, vetëm 11 ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv (CEO), pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një lidhje të dyshuar me një biznesmene që autoritetet amerikane e dyshojnë për spiunazh në favor të Kinës.

Vendimi u bë i ditur të hënën nga kompania dhe hyn në fuqi menjëherë.

Bordi drejtues votoi për rikthimin e Huang në postin e presidentit dhe CEO-s, duke e rikthyer gjithashtu si anëtar të bordit.

- Publicitet -

Sipas Reuters, rikthimi i tij vjen pas presionit në rritje nga punonjësit, aksionarët dhe partnerët e biznesit, si dhe pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili javën e kaluar kishte shprehur dëshirën që Huang të rikthehej në krye të kompanisë.

Aksionet e NVIDIA-s u rritën me më shumë se 31% në tregtimin paraprak pas publikimit të lajmit.

Huang dha dorëheqjen më 12 nëntor, pas publikimit të pretendimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një me një biznesmene që dyshohet nga autoritetet amerikane se kishte lidhje me shërbimet kineze të inteligjencës.

Pekini i ka mohuar këto akuza.

Largimi i tij shkaktoi reagime të shumta në Silicon Valley, Tajvan dhe Uashington.

Një peticion që kërkonte rikthimin e tij mblodhi më shumë se 180 mijë firma, mes tyre edhe atë të miliarderit Elon Musk.

Bordi drejtues i NVIDIA-s deklaroi se, pas një serie diskutimesh me Huang, ishte bindur për sinqeritetin dhe aftësinë e tij për të drejtuar kompaninë.

Gjithashtu, pas konsultimeve me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane, bordi tha se nuk sheh rrezik për sigurinë kombëtare nga rikthimi i tij.

Ndërkohë, kompania bëri të ditur se Colette Kress do të vazhdojë të mbajë detyrën e drejtoreshës financiare (CFO).

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dëmtimi i Yamal, do të mungojë në ndeshjen kundër Sabah
  • Pas skandalit seksual me spiunen kineze, Huang qëndroi vetëm 11 ditë larg NVIDIA, rimerr postin e CEO-s
  • Rreziqet që kërcënojnë sot në Shqipëri vlerat e antifashizmit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore
  • Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu
  • I mbijetoi fundosjes së Titanikut, unaza me diamant shitet për shumën marramendëse

Komentet e Fundit

  1. Vani on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  2. Dursakja on Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun
  3. https://vids.xvideosporn.cc/ on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  4. Nik on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  5. Durrsaku. on VIDEO: Lara Colturi shkruan histori, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?