Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ
AnalizaKronike

Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ

Published: July 23, 2026
Shpërndaje

Gjykata Administrative e Apelit nënshkroi një muaj më parë një kontratë qiraje prej 10,848 eurosh në muaj për një ambient prej 350 metrash katrorë në kullën “Aba Center” në qendër të Tiranës për të akomoduar ndihmësit e saj ligjorë dhe një pjesë të dosjeve në pritje të gjykimit – një kontratë që u konsiderua “pa logjikë ekonomike” dhe u rrëzua të mërkurën nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Përmes një kërkese dorëzuar KLGJ-së, Gjykata Administrative e Apelit e justifikoi marrjen e ambienteve me qira në njërën prej godinave më të shtrenjta në Tiranë me mungesën e hapësirave në godinën aktuale.

Sipas kërkesës që BIRN e disponon, Apeli Administrativ ka punësuar me kontrata të përkohshme 25 ndihmës ligjorë në kuadër të një projekti për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, por sistemimi i tyre në ambientet e gjykatës ishte i pamundur.

- Publicitet -

Gjykata thekson më tej se ka bërë një studim të tregut, prej nga ka rezultuar se ambjentet që plotësojnë kushtet për të ushtruar veprimtarinë kanë mesatarisht një kosto prej 30 euro m2. Përmes letrës së nënshkruar nga zv.kryetari i Gjykatës, Ardian Dvorani, KLGJ-së iu kërkua një fond total prej 8 milionë lekësh për të përballuar qiranë dhe shpenzimet utilitare për shtatë muajt e mbetur të vitit, të ndara në gati 76 mijë euro pagesë qiraje, 500 mijë lekë për energjinë elektrike dhe 50 mijë lekë për faturën e ujit.

Burime zyrtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit i thanë BIRN se kontrata me kompaninë Gener 2 për ambientet me qira ishte lidhur prej një muaji dhe 25 ndihmësit ligjorë ishin akomoduar në ambientet e qendrës tregtare “Aba Center”, së bashku me dosjet në pritje të gjykimit.

Të pyetur nga BIRN për procedurën e ndjekur në marrjen me qira të ambienteve, burimet thanë se kishin bërë shpallje të hapur së bashku me kriteret, së cilës i ishte përgjigjur vetëm kompania Gener 2.

Gjatë mbledhjes plenarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor të mërkurën, anëtarja Gentiana Muçaj kërkoi rrëzimin e kërkesës së Gjykatës Administrative të Apelit.

“Marrja e një ambjenti me sipërfaqe 350 m2, me qira mujore rreth 11 mijë euro në muaj, pa përfshirë aty dhe shpenzimet për shërbimet utilitare, është jashtë logjikës ekonomike,” tha Muçaj, duke shtuar më tej se kjo kontratë nuk garantonte sigurinë e dosjeve.

Muçaj ngriti gjithashtu shqetësimin se kjo kontratë mund t’i vendoste gjyqtarët në kushtet e konfliktit të interesit dhe propozoi që Gjykata Administrative e Apelit të kërkonte ambiente shtesë në ndonjë institucion shtetëror apo mes objekteve të sekuestruara që gjenden pranë gjykatës.

Anëtari i KLGJ-së, Albens Tabaku theksoi nevojën për ambiente shtesë të Gjykatës Administrative të Apelit, një problem që sipas tij do të shfaqet së shpejti edhe në gjykatat e tjera.

Propozimi i Muçajt për rrëzimin e kërkesës së Apelit Administrativ u hodh në votim dhe mori shumicën e votave, me përjashtim të Ridvan Hados, Klodian Kurushit dhe Tabakut.

Rrëzimi i kërkesës nga KLGJ e kthen Gjykatën Administrative të Apelit në gjendjen fillestare. Një drejtues i Gjykatës pretendoi në kushtet e anonimatit se kjo do të sillte pengesë për të zgjidhur problemin e stokut të çështjeve të prapambetura.

“I kemi bërë kërkesa të përsëritura KLGJ-së dhe qeverisë për të na ndihmuar me objekte, por nuk na kanë dhënë asnjë zgjidhje,” tha ai, duke pretenduar se kontrata ishte lidhur përmes një procedure ligjore, sikurse kanë bërë edhe shumë institucione të tjera publike.

Reporter.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Zdromsi says:
    July 23, 2026 at 8:47 am

    Si tha Shitesi i Fiqve me logjiken e Liderit Global:
    “Bej cfare te dua me pronat e Bashkise (dhe shtetit)”.
    “Aleances se Qelbesirave” beri qe institucionet publike te mbeten rrugeve si evgjiter.

    Reply
  • capi says:
    July 23, 2026 at 11:08 am

    Po perse duhet te merren gjykates me kesi gjerash, nuk kane administrate sic do institucion. Apo ku eshte leku, bejme ndonje tender. Po kur bllokohet WC keta e lajmerojne hidraulikun, apo marrin shtupen dhe xhbllokojne vet. Q. r. e apeloni vendimin ne Gjykate Kushtetuese, kemi ca njerez tane atje.

    A ju jeni seprapthi, nuk shikoni dosjet qe ju jane bere mullar, po merreni me kesi gjerash.

    Reply
  • Dursakja says:
    July 23, 2026 at 12:25 pm

    Edhe kjo është një vjedhje me projekt të kahershëm, prandaj o shqiptar Largoni fëmijët që kanë investuar dhe ata në adoleshencë për t’i shpëtuar, së bashku me to shpëtoni dhe ju.
    Ky vend nuk është më i shqiptarëve por i zurpatorëve (grabitqarë pas 1990).
    Largohuni se jeni kthyer në skllevër të tyre, le të hanë kokën me njëri _tjetrin grabitqarë të majtë e të djathtë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  • A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?
  • Anulohet koncerti i Kanye West në Kazakistan
  • Kërcënoi Vjosa Osmanin me ‘vdekje’, arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes
  • ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror

Komentet e Fundit

  1. Arratisur on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  2. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?