Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Memollën, kryebashkiaku pritet të arrestohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Memollën, kryebashkiaku pritet të arrestohet
AktualitetKronike

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Memollën, kryebashkiaku pritet të arrestohet

Published: February 9, 2026
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me 1 vit burg, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për veprën penale të “korrupsionit në zgjedhje”.

SPAK pritet të nxjerrë urdhër-arrestin dhe kryebashkiaku do të shkojë në qeli.

GJKKO ka refuzuar kërkesën e Memollës për konvertim të masës.

- Publicitet -

Në komunikatë shkruhet:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), sot më 09.02.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 5/70 akti, datë 14.11.2025 regjistrimi, mbi ankimet e të pandehurve B.Xh., I.T., E.M., N.T., ndaj vendimit nr. 41, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar si vijon:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.M. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

2. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3. Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin E.M. për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit N.T. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

5. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh., për kryerjen e veprës penale “ Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

8. Në bashkim të dënimeve, në zbatim të nenit 55 të K.Penal, dënimin përfundimisht të të pandehurit B.Xh. me 1 (një) vit burgim.

9. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.T., për kryerjen e veprës penale “ Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

11. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin I.T. dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

12. Në zbatim të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, provat materiale sipas urdhërit për bashkimin e provës materiale me fashikullin e gjykimit të datës 27.10.2023, konkretisht aparatet celularë të sekuestruar shtetasve B.Xh. dhe H.D. t’u kthehen këtyre të fundit, ndërsa provat e tjera materiale të mbeten pjesë e dosjes.

13. Shpenzimet procedurale gjatë fazës hetimore si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkëlidhur, në ngarkim të të pandehurve në mënyrë solidare.

14. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 8, datë 24.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Shpenzimet procedurale u ngarkohen solidarisht të pandehurve.

3. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs brenda 45 ditëve në Gjykatën e Lartë, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Tiranë, më datë 09.02.2026.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • pilo Lala says:
    February 9, 2026 at 3:07 pm

    Mos lini asnje nga PS ne karrige, futini te gjithe ne burg. Atij Ilir Beqajt nuk eshte keq ti beni edhe ndonje torture psikollogjike, nuk thote gje ai. Mos lini asnje , Ballukun, filloni me te tjeret se shume po ja zgjasni burgun.
    Vetem mos na shqetesoni Fatmir Mediun, Malltezin, Flamur Noken, Saliun.
    Fatmir Mediut i jepni ndonje fond per ta ndihmuar se po shkon 6 here ne vit ne Amerike, po varferohet.

    Reply
    • Aldrin says:
      February 9, 2026 at 3:23 pm

      Mos u shqeteso, ja jep Ramuti vete fondet, sic ja dha gruas se Agron Malajt, te grupit te zjarrit per te bere studime me parate e shtetit ne Angli.
      Ashtu sic emeroi Dashnorin e PiSave Kryeinspektor
      Keshtu qe, kete sarkazmen tende, merrre e fute ne gryke, andej nga e nxorre
      Kellire e ndyre patronazhiste

      Reply
  • Asnjëansi says:
    February 9, 2026 at 5:46 pm

    Aldrin – rrugaç, jevg, zagar, gojëmut, kokëbosh . Interneti nuk është për idiotë banale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?