Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Apeli i Posaçëm riçel gjykimin për pasurinë e Lefter Kokës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Apeli i Posaçëm riçel gjykimin për pasurinë e Lefter Kokës
AnalizaKronikeLajmi i fundit

Apeli i Posaçëm riçel gjykimin për pasurinë e Lefter Kokës

Published: September 17, 2026
Shpërndaje

Nga Edmond Hoxhaj

Gjykata e Posaçme e Apelit pranoi kërkesën e prokurorit Dritan Prençi për riçeljen pjesërisht të gjykimit të çështjes për aferën e incineratorit të Fierit, lidhur me pasurinë e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dhe vlerësoi që të administrohen edhe aktet e incineratorëve të Elbasanit dhe Tiranës.

Trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit, që po shqyrton çështjen penale për aferën e incineratorit të Fierit, vendosi me shumicë votash të mërkurën, më 16 shtator, të pranojë kërkesën e prokurorit Dritan Prençi për riçeljen pjesërisht të gjykimit lidhur me ekspertimin e pasurisë së ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Gjykata vlerësoi që të administrohen edhe aktet e incineratorëve të Elbasanit dhe Tiranës.

- Publicitet -

Prokurori Dritan Prençi kërkoi në gjykimin e Shkallës së Parë konfiskimin e pasurive të Kokës, në vlerë ekuivalente me vlerën e korrupsionit të përcaktuar prej ekspertëve. Për arsye se Shkalla e Parë konkludoi në një vlerë më të vogël nga ajo e vlerësuar prej SPAK, prokurori Prençi kërkoi që ajo të rishikohet gjatë gjykimit në Apel.

Ndërkohë, u rrëzua kërkesa tjetër e prokurorit Prençi për riçeljen pjesërisht të hetimit gjyqësor për sigurimin e provave të tjera, kërkesë që ishte kundërshtuar nga avokatët e të pandehurve me argumentin se po kërkoheshin prova që ishin marrë në gjykimin e zhvilluar në Shkallën e Parë. Kryesuesja e trupit gjykues, Tereza Merkaj, bëri me dije se u vlerësua që çështja mund të zgjidhet në gjendjen në të cilën janë aktet dhe, për këtë arsye, nuk u pranua kërkesa e SPAK për riçeljen pjesërisht të hetimit gjyqësor.

Gjykata vendosi ta shtyjë seancën për më 23 shtator, në orën 09:30, për t’u konsultuar me listën e ekspertëve dhe për caktimin e tyre.

Dymbëdhjetë nga pesëmbëdhjetë të akuzuarit për skemën korruptive të koncesionit të incineratorit dhe fushës së plehrave të Fierit janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në shtator të vitit 2023. Apeli e riktheu çështjen për rigjykim në dhjetor të vitit 2024, por Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë vendimmarrje. Gjykata e Lartë e riktheu çështjen në Apel, duke vlerësuar se ajo duhej të zgjidhej drejtpërdrejt në shkallën e dytë.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë “Rama” për të shpallur një emergjencë mjedisore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më vonë koncesionet e incineratorëve të Fierit dhe Tiranës.

Dy duzina zyrtarësh dhe biznesmenësh u akuzuan si të përfshirë, mes tyre ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tragjedi e rëndë në Spanjë, raportohen dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave
  • Çfarë tregojnë sondazhet për zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA?
  • Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave
  • Mister mbi vendndodhjen e Flávio Bolsonaros pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil
  • Arrestohet në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?