Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aplikimi me 3 raunde, në secilin raund konkurrohet me 10 preferenca
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aplikimi me 3 raunde, në secilin raund konkurrohet me 10 preferenca
AktualitetShoqëri

Aplikimi me 3 raunde, në secilin raund konkurrohet me 10 preferenca

Published: July 4, 2022
Shpërndaje

Konkurrimi për universitetin do të nisë zyrtarisht në datën 29 korrik. Deri në këtë afat,të gjithëmaturantët do të duhet të shlyejnë detyrimisht faturën e aplikimit për universitetin në një nga bankat e nivelit të dytë, ose pikat e Postës Shqiptare. Në urdhrin më të fundit të miratuar nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit (QSHA) dhe Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, janë detajuar afatet se kur do të bëhet aplikimi për universitetin për kuotat e vitit të ri akademik 2022-2023.

Gara edhe për pranimet e reja të këtij viti do të zhvillohet me tre raunde aplikimi, në të cilat maturantët dhe të gjithë kandidatët e tjerë që plotësojnë kushtet e përcaktuara, do të mund të garojnë duke zgjedhur deri në10 degë (preferenca) të ndryshme studimi. Para plotësimit të këtij formulari maturantët duhet të kenë shlyer tarifën e konkurrimit për universitetin në vlerën prej 2000 lekësh. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar grafikun dhe kalendarin e plotë të datave të aplikimit për universitetin, afateve të regjistrimit, ankimimit dhe çregjistrimit për të tre raundet e pranimeve të reja të parashikuara për pranimet e vitit të ri akademik 2022-2023.

Afatet e aplikimit për Raundin e parë

- Publicitet -

Të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë përfunduar me sukses studimet e shkollës së mesme, dhe që plotësojnë kriterin e mesatares minimale të konkurrimit, do të mund të nisin aplikimin për kuotat e pranimit që do të plotësohen në raundin e parë zyrtarisht në datën 29 korrik. Maturantët kanë afat deri në datën 3 gusht për të bërë plotësimin e formularit me të dhjetë preferencat e konkurrimit për kuotat e pranimit të raundit të parë. Lista e fituesve për këtë raund do të bëhet ndërmjet datave 29-30 gusht.

Mbetet i njëjtë edhe për këtë vit, procesi që do të ndiqet për regjistrimin e fituesve të shpallur nga aplikimet e raundit të parë. Sipas procedurave të përcaktuara, për raundin e parë, regjistrimet e fituesve do të zhvillohen në datat 2 deri në 15 shtator. Procedura e regjistrimit të fituesve të këtij raundi do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe. Çka do të thotë se vija e fituesve do të spostohet me përfshirjen e fituesve të rinj për çdo fazë 48-orëshe të mbylljes së regjistrimeve. Kështu çdo aplikant fitues duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve. Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar.

Pas përfundimit të afateve të regjistrimit, aplikanti fitues në këtë raund, ka të drejtë që të ndryshojë degën e studimit, për të hyrë sërish në garë për kuotat e raundit të dytë. Ky kandidat, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër si fitues, ka të drejtë që të çregjistrohet në datat e përcaktuara 16 dhe 17 shtator, për të vijuar sërish aplikimin për kuotat e raundit të dytë. Për këtë ai duhet të paraqesë një kërkesë për çrregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku dhe është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryen këtë proces brenda afatit të vendosur, ky kandidat nuk ka më të drejtë që të ndryshojë degën e studimit për vitin e ri akademik.

Afatet e aplikimit për Raundin e dytë

Aplikimet për raundin e dytë do të iniciojnë në përfundim të regjistrimeve të fituesve të shpallur në raundin e parë. Konkurrimi në këtë raund, do të zhvillohet vetëm për kuotat e mbetura të paplotësuara nëçdo program studimi. Kështu maturantët dhe kandidatët e tjerë do të mund të plotësojnë formularin me dhjetë preferenca, duke u bazuar vetëm në vendet e lira të raportuara nga çdo strukturë e arsimit të lartë në vend. Sa i takon afateve të aplikimit për këto kuota, maturantët do të mund të konkurrojnë në raundin e dytë duke plotësuar formularin në datat 22-24 shtator.

Regjistrimet për fituesit në raundin e dytë do të zhvillohen në datat 3deri në datën 12 tetor, ku do të zhvillohen në 5 faza 48-orëshe, sikundër ndodh edhe në pranimet e raundit të parë. Ndërsa çregjistrimet për ata që duan të ndërrojnë degën e studimit në këtë raund do të zhvillohen në datat 13-14 tetor.

Afatet e aplikimit për Raundin e tretë

Ndërsa aplikimet për kuotat e lira të raundit të tretë do të zhvillohen gjatë muajit tetor. Sipas afatit të përcaktuar në urdhrin e QSHa-së maturantët dhe kandidatët e tjerë që nuk janë regjistruar në asnjë program studimi universitar deri në këtë fazë, do të mund të garojnë për kuotat e Raundit të tretë duke plotësuar formularin e preferencave në datat 19-21 tetor. Procedura do të jetë e njëjtë edhe në këtë raund. Procesi i regjistrimit të fituesve në këtë raund do të bëhet në 3 faza 48-orëshe që do të zhvillohen përkatësisht në datat 28 tetor-2 nëntor.

Kushtet për të konkurruar për universitetin

Janë përcaktuar tashmë kushtet për të gjitha kandidatët që kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik2022–2023. Në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, mund të garojnë të gjithë maturantët dhe kandidatët, që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë, minimalisht me note mesatare 6.5.

Në programet e studimit të gjuhëve të huaja, aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë kandidatët që kanë mesatare minimalisht 7. Në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, të cilat japin akses në programet e ciklit të dytë master në fushën e mësuesisë,  mund të konkurrojnëtë gjithë maturantët që kanëminimalisht notë mesatare të studimeve të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7.5.

Kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, minimalisht me notë mesatare 6.5, mund të aplikojnë edhe në programet e studimit të gjuhëve të huaja dhe në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, të cilat japin akses në programet e ciklit të dytë “Master” në fushën e mësuesisë, por këta kandidatë pajisen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore me numër të veçantë matrikullimi, i cili nuk i lejon të ndjekin më pas programet e ciklit të dytë “Master” në fushën e mësuesisë.

Përjashtohen nga detyrimi i plotësimit të kriterit të notës mesatare kandidatët që aplikojnë përt’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, si dhe kandidatët me origjinëshqiptare nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci që do të konkurojnë për kuotat e veçanta të këtyre kategorive.

Në rastet e transferimit të studimeve nga brenda apo jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik, që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016–2017 dhe në vijim.

Si llogaritet mesatarja e universitetit

Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve të tillë: Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, si dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

Si do aplikohet në portalin online?

  • Aplikimi për çdo maturant dhe kandidat që plotëson kushtet e përcaktuar do të kryhet nga portali online “u-albania”, duke aksesuar në adresën: ualbania.al. Pasi të hyni në këtë faqe duhet të klikoni mbi butonin “Aplikimi A2/A3”.Në faqen pasardhëse, ju shfaqen 2 butona, ku ju duhet të klikoni mbi butonin “Maturant”, për të hyrë në hapësirën e maturantit.
  • Më pas, për t’u futur në platformë do shkruani ID-në tuaj të maturës dhe numrin personal të Letërnjoftimit (ai që fillon dhe mbaron me shkronjë), për të kryer identifikimin.Në seksionin e faturës, mund të shkarkoni faturën për arkëtim, me të cilën do të kryeni pagesën pranë Postës Shqiptare ose në bankë. Në seksionin e aplikimit, deri në momentin që nuk është bërë konfirmimi i faturës nga mbikëqyrësi, do ju shfaqet mesazhi “Nuk mund të aplikoni sepse nuk keni konfirmuar pagesën!”. Pas konfirmimit të faturës, do ju shfaqen fushat për të zgjedhur preferencat.
  • Bëni kujdes, fatura që duhet të shlyeni në bankë, përmban një kod 6-shifror unik (kodi i aplikimit), i cili gjenerohet për çdo faturë. Ky kod do ju duhet për të konfirmuar pagesën pranë mbikqyrësit të shkollës, dhe për të përfunduar plotësimin e preferencave gjatë plotësimit të formularit A2.Pasi të keni kryer pagesën, paraqituni me pjesën e poshtme të faturës (të shënuar më sipër me ngjyrë) dhe me mandatin e pagesës te mbikëqyrësi i shkollës suaj, për të konfirmuar pagesën në sistem.Kujdes! Mund të konfirmoni pagesën vetëm me kodin e faturës me të cilën e keni kryer pagesën në bankë.
  • Pasi pagesa e faturës suaj të jetë konfirmuar do ju shfaqet mesazhi “Fatura juaj është konfirmuar” në seksionin e faturës dhe vetëm më pas ju do të mund të nisni me plotësimin e dhjetë prefrencave. Lexoni me kujdes rregullat e degëve për mesataren. Tashmë ju mund të plotësoni preferencat tuaja, fillimisht duke zgjedhur Universitetin dhe më pas Programin e studimit. Ju keni mundësi të zgjidhni deri në 10 preferenca. Pasi të keni plotësuar preferencat dhe të jeni të bindur për zgjedhjet që keni kryer, klikoni mbi butonin “Konfirmo”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për protestën dhe kryeministrin
  • Gazeta gjermane, shkrim për Sazanin, Zvërnecin dhe protestat: “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit”
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina
  • E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar la pas gruan dhe djalin e mitur

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Tymnaja e “patriotëve”
  2. Aldrin on Tymnaja e “patriotëve”
  3. Ethem Lalaj on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. Aldrin on Tymnaja e “patriotëve”
  5. Aldrin on Tymnaja e “patriotëve”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?