Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!
Ekonomi

Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!

Published: October 16, 2023
Shpërndaje

Credins bank çeli në ambientet e saj ekspozitën më të re artistike nën titullin “Arben Bajo, një yll që nuk shuhet”. Në kuadër të 20 vjetorit të bankës, ekspozita është pjesë e aktiviteteve kulturore, të cilat janë ndërmarrë nga banka në këtë vit special. Klientet e bankes do të ketë mundësinë të njihen me 20 vepra arti, të cilat janë të skalitura me shumë mjeshtëri në materialin bronz. Artisti i madh i dimensioneve klasike, frymëzimin e gjente shpesh tek mitologjia si dhe antikiteti grek. Punimet e gdhendura janë një reflektim i shpirtit njerëzor. Kafshët apo nudoja, janë gjithashtu një tjetër formë e artit figurativ të shprehura më shumë pasion në shumë vepra të tij. Me një aftësi të thellë përceptimi në çdo detaj, artin e bukur të skulpturës e solli edhe në versionin modern, duke na dhuruar vepra unike. Bajo me artin pamor tridimensional, spikati për talentin e jashtëzakonshëm duke lënë pas vepra madhështore monumentale të realizuara si: shtatorja e At Zef Pellumbit, Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnje etj. Punimet e tij janë vlerësuar me çmime të ndryshme si dhe janë ekspozuar edhe në disa ekspozita ndërkombëtare.

Adhurimin për të bukurën, skulptori i madh e ka të trashëguar organikisht nga vendi i origjinës, qyteti i bukur i traditës kulturore, Gjirokastër. Studimet i kreu në liceun artistik në qytetin e Fierit dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë (1988-1992). Që në fillimet e tij do të evidentohej për aftësinë e të punuarit me një stil të veçantë, duke u identifikuar ndër vite si mjeshtër i madh në disiplinën e artit figurativ. Bajo gjithashtu do të mbetet edhe profesori i dashur i studentëve, i cili fal pasionit të madh frymëzoi brezat e rinj t’a donin artin e bukur të gdhendjes. Veprat e shumta të lëna pas, janë tashmë një pasuri kombëtare trashëgimore, të cilat e sjellin artistin Bajo më të gjallë se kurrë.

- Publicitet -

Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë muajit tetor dhe nentor dhe të gjithë artdashësit që janë të apasionuar pas punimeve autentike dhe kryeveprave, mund ti blejnë tashmë. Kjo ekspozitë u mundësua nga Credins bank dhe erdhi në ditëlindjen e 56- të skulptorit të madh, në shenjë respekti për punën e vyer të bërë ndër vite. Credins bank, e konsideron kulturën dhe artin si një rol pozitiv të rëndësishëm në zhvillimin emocional, shpirtëror dhe atë mental në shoqërinë e një vendi. Si e tillë, Credins bank i ka bërë jehone çdo aktiviteti kulturor, duke promovuar gjithmonë artistët në forma të ndryshme. Transmetimin e vlerave apo njohja me trashëgiminë kulturore, është investimi më i mirë që mund të bëhet për të patur një shoqëri dhe rini të emancipuar me qasje moderne dhe njerëzore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët. Por se asnjëherë nuk ka ditur. Dhe as ka dashur…
  • VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  • Të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi refuzon hyrjen e policisë
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Vena on VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës
  2. K R on VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës
  3. Vlora 97 on VIDEO: E pazakontë, forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë, çfarë do të thotë dalja e tyre
  4. K R on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  5. vezhgues i jashtem on Tensione në protestën për Muzeun Hebraik në Vlorë, protestuesit tentojnë të hyjnë brenda

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?