Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
KosovëLajmi i fundit

“Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç

Published: August 9, 2026
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Beograd, se Ukraina nuk do ta njohë Republikën e Kosovës.

Konjufca ka shprehur keqardhje për këtë qëndrim, duke theksuar se Kosova, që nga dita e parë e agresionit rus në shkallë të gjerë, ka qenë në mënyrë të palëkundur në krah të Ukrainës.

Ai ka përmendur mbështetjen e Kosovës për Ukrainën, përfshirë dënimin e pushtimit rus, përafrimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të BE-së, vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, ofrimin e ndihmës humanitare dhe strehimit për gazetarët ukrainas, si dhe dhënien e ndihmës dhe trajnimit ushtarak në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës.

- Publicitet -

“E bëmë këtë pavarësisht mosnjohjes së shtetit tonë nga Ukraina, sepse solidariteti me një popull që mbron lirinë, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial është çështje parimore”, ka shkruar Konjufca në platformën “X”.

Ai ka theksuar se është i rëndësishëm edhe dallimi mes qëndrimit të Kosovës dhe Serbisë ndaj luftës në Ukrainë.

Sipas tij, ndërsa Kosova ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, Serbia nuk është përafruar me sanksionet e Bashkimit Evropian të vendosura si përgjigje ndaj luftës ruse kundër Ukrainës.

Konjufca më pas ka hedhur poshtë çdo përpjekje për ta paraqitur Kosovën si precedent për pushtimin apo aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.

“Pikërisht për këto arsye, përpjekjet e Rusisë për ta përdorur Kosovën si precedent apo justifikim për pushtimin, okupimin apo përpjekjen për aneksimin e territorit ukrainas janë historikisht dhe ligjërisht të pavërteta. Nuk ekziston një paralele e tillë”, ka theksuar tutje Konjufca.

Ai ka thënë se Kosova mbetet e palëkundur në mbështetjen për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, por në të njëjtën kohë ka refuzuar çdo paraqitje të Republikës së Kosovës “përmes prizmit të integritetit territorial të Serbisë”.

“Një vendim i tillë do t’i forconte pikërisht parimet e lirisë, demokracisë dhe të drejtës ndërkombëtare që vetë Ukraina po i mbron sot”, ka deklaruar ai.

Një ditë më parë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi Serbinë dhe zhvilloi takim me presidentin e saj, Aleksandër Vuçiç. Gjatë një konferenceje për media, Zelensky deklaroi se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Kosova është prej vendeve që i ka dhënë mbështetje vazhdimisht Ukrainës prej kur ka nisur lufta me Rusinë në vitin 2022. Kosova pranoi të strehojë refugjatë ukrainas, nisi program për gazetarët ukrainas, i vendosi sanksione Rusisë dhe ofroi ndihmë humanitare dhe mjekësore.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • demo says:
    August 9, 2026 at 8:34 pm

    El hak,,vel hak.Armiqesise me Armiqesi.Nqs populli ukrainas mban qendrimin e Zelenskit ndaj Kosoves,,U SHOFTE.
    Nuk e meriton perkrahjen e popullit shqiptar.Deklarata e MPJ Shqiprise duhet te ishte e ashper dhe e drejteperdrejte.

    Reply
    • Dashi says:
      August 10, 2026 at 9:59 am

      Ngadalë o demo , mos ji kaq i rrepte , falja kësaj rradhe . Po si ore të shuhet populli ukrainas 40 milion banorë , për qef të një populli kosovar një milion e gjysëm ? Ç’është ky mallkim si plakat e liga ? Edhe tjetra , “MPJ e Shqipërisë , duhet të bënte një deklaratë të ashpër e të drejtpërdrejtë” , shkruan demo . Po me ç’rast o demo , apo si shpërblim për mercenarët e rrugaçët e VV-së famëkeqe , që dërgon në Tiranë karagjozi e bylmezi Kurti , për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë ? Dhe qeveria e Tiranës , duhet të bëhen armike me gjysmën e botës , që nuk e njef Kosovën shtet ?! Jo demo , Kosova të shikojë hallet e veta , se po çudit botën e tërë dhe Shqipëria të shikojë punët e saj , çdo gjë reciproke .

      Reply
  • Arratisur says:
    August 10, 2026 at 3:26 am

    bulldogu nazist i amerikes eshte antar i familjes sllave.
    Ne si shqiptare s’kemi pune me mbajt qendrim mbi sherret e brendshme te familjes se tyre cilido qofte antari, rusia serbia ukraina a ndonji tjeter shtet sllav.

    Reply
  • ANA says:
    August 10, 2026 at 7:26 am

    Kosova ka te drejte,sepse e mbeshteti dhe qendroi qe ne fillim ne krah te Ukraines-ndersa serbet jo vetem qe nuk i mbeshteten,por luftuan kunder tyre ne krah te ruseve.Zelensky beri nje gabim te madh diplomatik dhe tregoi mungese mirenjohjeje per shqiptaret,ai duhet te kishte vleresuar faktin se ne i kemi mbeshtetur me te gjitha menyrat qe ne fillim.Ai nuk shquhet per gjykimin e sakte gjeostrategjik,perderisa nuk mundi te mbroje popullin e tij nga sulmi i paralajmerruar ruse dhe kembengul ne politiken e gabuar kunder miqve dhe aleateve te tij.

    Reply
  • nastradini says:
    August 10, 2026 at 9:43 am

    Nuk mendoj se populli i Ukraines mbeshtet injorantin e korruptuar Zelensky lidhur me qendrimin e tij personal per Kosoven, por ajo qe te cudit jane deklaratat prej BUDALLI qe vijne kryseisht nga Shqypnia e Edi Rames, pir edhe kjo deklarata e Konjufces le shume vend per diskutim,

    sepse:

    Edhe Kosova edhe Ukraina jane VIKTIMA te agresoreve komuniste: Serbia sulmoi pabesisht Kosoven, ndersa Rusia sulmoi pabesisht Ukrainen, te dy sulmet ngjajne si dy pika uji dhe agresoret edhe Vucici, edhe Putini kane nje ideollogji: Ate te Baba Stalinit Bashkimit Sovjetik. Po te kishte llogjike deklarata antishqyptare e Zelensy-it, Ukraina nuk duhet te njohe as Maqedonine e Veriut, as Kroacine, as Malin e Zi dhe as Sllovenine, qe ishin po keshtu pjese e Jugosllavise se Titos, Federate Komuniste e sajuar ne epruveten e Partise Bolshevike ne Kremlin, atehere pse karagjozi hajdut Zelensky vecon Kosoven nga pjeset e tjera administrative te Jugosllavise se pjella te Partise Bolshevike te BRSS? Pergjigja eshte se Zelensky eshte KOPJE e Edi Rames dhe eshte pa shkolle dhe injorant qe nuk ka lexuar ASNJE faqe per historine e Kosoves, prandaj nuk e di se Prizreni ishte Kryeqendra e Shqyptarise qe ne Kohen e Qepes te Sulltanit te Turqise. Historia e Kosoves nuk eshte si historia e Ukraines dhe Krimese, as si Donbasi dhe Lugansku me histori dhe popullsi te trazuar qe nga Koha e Qepes e Ekaterines se Madherishme. Pastaj lirine ne Kosove e solli SHBA me nderhyrje ushtarake direkte ne perkrahje te shqyptareve te Kosoves, cfare MUTIN do Zelensky ne Beograd te Vucici, kur po i puth bythen Presidentit Trump per financime dhe armatime kunder Putinit dhe kur dihet se Donald Trump i tha ne Shtepine e Bardhe Zelenskyt: “Populli yt po vritet ne lufte me Rusine, gruaja jote ka blere ne vile disa dhjetra milioneshe ne Amalfi te Italise. Cfare kerkon ti o REZIL ne SHBA?”

    Reply
  • nastradini says:
    August 10, 2026 at 9:44 am

    Nuk mendoj se populli i Ukraines mbeshtet injorantin e korruptuar Zelensky lidhur me qendrimin e tij personal per Kosoven, por ajo qe te cudit jane deklaratat prej BUDALLI qe vijne kryseisht nga Shqypnia e Edi Rames, por edhe kjo deklarata e Konjufces le shume vend per diskutim,

    sepse:

    Edhe Kosova edhe Ukraina jane VIKTIMA te agresoreve komuniste: Serbia sulmoi pabesisht Kosoven, ndersa Rusia sulmoi pabesisht Ukrainen, te dy sulmet ngjajne si dy pika uji dhe agresoret edhe Vucici, edhe Putini kane nje ideollogji: Ate te Baba Stalinit Bashkimit Sovjetik. Po te kishte llogjike deklarata antishqyptare e Zelensy-it, Ukraina nuk duhet te njohe as Maqedonine e Veriut, as Kroacine, as Malin e Zi dhe as Sllovenine, qe ishin po keshtu pjese e Jugosllavise se Titos, Federate Komuniste e sajuar ne epruveten e Partise Bolshevike ne Kremlin, atehere pse karagjozi hajdut Zelensky vecon Kosoven nga pjeset e tjera administrative te Jugosllavise se pjella te Partise Bolshevike te BRSS? Pergjigja eshte se Zelensky eshte KOPJE e Edi Rames dhe eshte pa shkolle dhe injorant qe nuk ka lexuar ASNJE faqe per historine e Kosoves, prandaj nuk e di se Prizreni ishte Kryeqendra e Shqyptarise qe ne Kohen e Qepes te Sulltanit te Turqise. Historia e Kosoves nuk eshte si historia e Ukraines dhe Krimese, as si Donbasi dhe Lugansku me histori dhe popullsi te trazuar qe nga Koha e Qepes e Ekaterines se Madherishme. Pastaj lirine ne Kosove e solli SHBA me nderhyrje ushtarake direkte ne perkrahje te shqyptareve te Kosoves, cfare MUTIN do Zelensky ne Beograd te Vucici, kur po i puth bythen Presidentit Trump per financime dhe armatime kunder Putinit dhe kur dihet se Donald Trump i tha ne Shtepine e Bardhe Zelenskyt: “Populli yt po vritet ne lufte me Rusine, gruaja jote ka blere ne vile disa dhjetra milioneshe ne Amalfi te Italise. Cfare kerkon ti o REZIL ne SHBA?”

    Reply
  • nje shqiptar says:
    August 10, 2026 at 1:32 pm

    Megjithate o Dashi i Partise me mire te shuhet Ukraina ( jo 40000000) por edhe 4 miljard te jete se sa Populli kosovar 1,5 milion por edhe 100000 te jete . Ti je urrejtes jo vetemi kosovareve por edhe i te gjithe shqiptareve qe jane kunder palloshit te Belindes !!

    Reply
    • Dashi says:
      August 11, 2026 at 7:24 am

      Po pse o shqiptar , kush tha që të shuhet populli kosovar? Demua tha , të shuhet populli i Ukrainës , ndërsa unë them që asnjë popull në botë të mos shuhet , as kosovarët e as ukrainasit . Ndërsa partia që përmënd ti , as që hyn fare në këtë diskutim .

      Reply
  • 1thundrak says:
    August 10, 2026 at 3:30 pm

    Dashi eshte palloshi…

    Reply
    • Dashi says:
      August 11, 2026 at 9:52 am

      Ç’është e vërteta i ngjaj një çikë dhe jam krenar për këtë , sidoqoftë të falënderoj për komplimentin, sidomos kur vjen nga 1 thundrak .

      Reply
  • Artan says:
    August 10, 2026 at 4:25 pm

    Ja fut pordhes o intelektuhale. Kosova nuk ka pasur statusin e republlkes ne Jugosllavi. Une e kuptoj pse Zhelja e ka thene kete,eshte vend ne lufte dhe interesi qe ka nga Serbia eshte shume me i madh seaa nga Kosova. E kuptoj nese e ka thene i pyetur ne konference shtypi,po nese e ka thene nga vetja e vet per t’i bere qejfin Vucicit,kjo eshte e papranueshme. Shqiperia nuk mund te beje gruan e mire me te gjithe. Ashtu sic nuk duhet t’i njohe paloqestinezet nese nuk njohin Kosoven,ashtu nuk duhet edhe te jape “mbeshtetje pa kushte” Ukraines.Vertet armiku me i madh i shqiptareve,madje me shume se serbet e greket,jane muzhiket,por perkrahje te njeanshme nuk mund te kete. Shqiperia duhet t.i kujtoje me lezet Ukraines se eshte ajo.anetare e NATO-s e jo.Serbia.Apo e beri Putana Zhelen ta harroje NATO-n. Harro mushke Valarene se Ali Pashën e prenë.

    Reply
    • Mësues historie says:
      August 11, 2026 at 9:49 am

      Themelet e shtetit shqiptar pas lufte 1944, i hodhi Bashkimi Sovjetik, Rusia e sotme . Shqipëria doli nga nga lufta si një enklavë e Afganistanit dhe gjithçka, që nga buka, e çdo gjë që haet vinte nga Moska , u ngritën fabrika, uzina, u hap universiteti e shkolla të tjera profesionale , të gjitha me programe të gatshme sovjetike . Çdo gjë që kapje me dorë, që nga lapsi e deri te avjonët e tanket, vaporët e nëndetëset, ishin të gjitha made in BRSS dhe që t’a marrësh vesh ti Artan , të gjitha këto ishin falas , pa lek, nuk kishte nevojë BS për lekët tona . Kjo vazhdoi deri në vitin 1962, pra 1944-1962, pra për 28 vjet rresht, derisa aventurieri Enver Hoxha, i vetmi që doli kundra rusëve duke i kritikuar e ofenduar në mbledhjen e 81 partive, sepse Hoxha mbronte marksizëm- leninizmin , ndërsa BS, aty ku lindi komunizmi po e shkelte me këmbë . U prenë menjëherë marrdhëniet diplomatike të të gjitha llojeve BS-Shqipëri , u mbyllën ambasadat e Shqipëria mbeti si peshku pa ujë dhe u lidh me Kinën, që edhe kjo lidhje mbaroi si me Moskën . Por è kishim fjalën te shprehja jote Artan që armiku ynë më i madh është Rusia . Ka mundësi të na sqarosh, ku konsiston kjo armiqësi dhe përveç të mirave që përmënda më lart, çfarë të këqija e armiqësi ka bërë Rusia ndaj Shqipërisë .

      Reply
      • Mësues historie says:
        August 11, 2026 at 11:50 am

        Dhe kjo vazhdoi deri në vitin 1962 gjithse 28 vjet ( të lexohet 18 vjet)

        Reply
  • xxx says:
    August 11, 2026 at 12:10 pm

    Urrejtja e zagareve te Ramutit ndaj Kosoves qenka me e keqe se ajo e serbit.

    Si munden me plot goje te urojne te shuhet populli i Kosoves para nji tjetri.

    Vdekje gjarperinjve filoserb te Ramutit!

    Reply
    • Ballkanik says:
      August 11, 2026 at 4:02 pm

      Unë po të kisha mendtë e tua XXX , isha mbytur në det e kisha shpëtuar edhe unë edhe lexuesit e gazetës .

      Reply
  • nastradini says:
    August 11, 2026 at 5:18 pm

    O @ Mësuesi ENVERIST i Historise te Murtajes se Kuqe Bolshevike:

    PO A E DI TI O BAJGE KOMUNISTE SE KUSH E MBOLLI NE SHQYPNI MURTAJEN E MORRIT TE KUQ BOLSHEVIK, QE SHKATERROI DHE PO ASGJESON SOT SHQYPNINE?

    Ja ta tregon nastradini: Qe ne 1941 Partia Komuniste e Titos mori urdherat nga Kremlini per te themeluar Partine Komuniste te Shqypni dhe Tito dergoi bedelin e tij KILLER Vukmanoviq Tempo, i cili kishte bere kerdine ne Maqedoni dhe qe i shkroi nje telegram nga Tirana Bosit te tij: “Ne Tirane kam gjetur nje njeri, qe per pushtet dhe para shet edhe nenen e vet”. Bosi komunist Josip Broz Tito i kthen menjehere pergjigje: “Te lumte, ke gjetur njeriun e duhur, vepro menjehere!” Kjo korespondence gjendet ne Arkivat e shtetit ne Beograd, hidhu ne kryeqytetin e Serbise qe ta lexosh si mesues historie dhe te mos hedhesh llogje budalli me BAMIRESINE e sovjetikeve dhe kineze falas badihava, qe nuk ishte fare falas dhe badihava, por qe i mbeti borxh i pashlyer i Enverit ndaj “vellezerve” komuniste me gisht ne bythe, sepse mire Shqypnia qe e mbajti KILLERIN me te madh ne Bote, sadistin Baba Stalinin me permendore gjigande deri ne 1991, po pse u renuan ekonomikisht te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore nga BAMIRESIA e BRSS?

    AJO QE VUAN SOT SHQYPNIA DHE KOSOVA E KA ZANAFILLEN TE MURTAJA E MORRIT TE KUQ BOLSHEVIK QE MBOLLI ENVERI NE SHQYPNI, QE NE MUKJE 1943,

    njashtu:

    Ajo qe vuan sot Ukraina e ka zanafillen te Murtaja e Morrit te Kuq Bolshevik qe mbollen KILLERAT e 33 milione ukrainas dhe ruse, Lenini dhe Stalini dhe prandaj Zelensky nuk ka pse t’i puthe BYTHEN komuniste Vuciqit te Serbise, qe eshte bedeli i Putinit ne Ballkan dhe prandaj Ministria e Jashtme shqyptare te mos e vertise BYTHEN si “Kurvat ne Bordello” me deklarata boshe per te justifikuar nje President te korruptuar si Zelensky, qe nuk e ka zgjedhur kush.

    Reply
  • nastradini says:
    August 11, 2026 at 7:54 pm

    BAJGAT e Enverit po bejne feste me deklaratat debile te Sekretarit te Shtetit Rubio, qe ka bere Biten te gajaset me prodhimet e ilaceve dhe anijeve famoze shqyptare te Kohes se Qepes te Gulagut te Enverit dhe brohorrasin me gjithe zerin:

    JA QE EDHE RUBIO NA DHA TE DREJTE!

    Kjo eshte nje ESTRADE e vertete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 07 shtator 2026
  • Skandali që ka tronditur partinë e anti-shqiptarit Nigel Farage
  • Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë mjete, humb jetën një person
  • SHBA rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët nuk shohin përparim

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Populli on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Kadiu on Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës
  5. info analitike on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?