Një situatë alarmante e cila lidhej me ndojtjen mjedisore u konstatua dje në Gjirin e Lalzit, ku ujërat e zeza u derdhën drejtpërdrejt në det. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregonin ndotjen e bregdetit në një prej zonave më të frekuentuara nga pushuesit, ndërsa ky veprim erdhi në kulmin e sezonit turistik. Pas kësaj situate, ka reaguar edhe Ujësjellës Kanalizime Durrës, ku përmes një postimi në rrjetet sociale ka përgënjeshtruar situatën. Kjo duke pretenduar se ngjyrosja e errët e ujit është shkaktuar nga balta, llumi dhe sedimente të akumuluara në kanal, të cilat janë përzier dhe transportuar drejt vijës bregdetare si pasojë e lëvizjes së ujit nga baticat dhe zbaticat.
Sipas saj, gjatë ditëve të fundit, erërat e forta dhe dallgëzimi i shtuar kanë rritur forcën e dallgëve, duke mundësuar depërtimin e ujit në brendësi të kanalit. Në lidhje me këtë, ajo argumenton se sedimentet e akumuluara janë trazuar dhe transportuar drejt detit, duke krijuar një përqendrim të sedimenteve në pezulli, të cilat kanë shkaktuar ngjyrosjen e errët të ujit. Më tej, sqaron se nga verifikimet e kryera në terren nuk është konstatuar prani e ujërave të zeza në zonën e evidentuar.
REAGIMI
Mbi problematikën e grykëderdhjes së kanalit në Hidrovorin Hamallaj
Në orët e mëngjesit, në zonën e plazhit të Hidrovorit Hamallaj, është konstatuar një ngjyrë e errët e ujit në një segment të vijës bregdetare. Hidrovori Hamallaj, i pozicionuar rreth 1 km larg vijës bregdetare, gjatë periudhës së verifikimit ka qenë i mbyllur dhe pa shkarkime aktive drejt detit. Nga verifikimet e kryera në terren nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) rezulton se ngjyrosja e errët e ujit është shkaktuar nga baltë, llumra dhe sedimente të akumuluara në kanal, të cilat janë përzier dhe transportuar drejt vijës bregdetare si pasojë e lëvizjes së ujit nga baticat dhe zbaticat.
Gjatë ditëve të fundit, erërat e forta dhe dallgëzimi i shtuar kanë rritur forcën e dallgëve, duke mundësuar depërtimin e ujit në brendësi të kanalit. Si pasojë, sedimentet e akumuluara janë trazuar dhe transportuar drejt detit, duke krijuar një përqendrim të sedimenteve në pezulli, të cilat kanë shkaktuar ngjyrosjen e errët të ujit.
SHRUKD sqaron se nga verifikimet e kryera në terren nuk është konstatuar prani e ujërave të zeza në zonën e evidentuar.
Rezidencat që shtrihen në këtë zonë janë të lidhura me rrjetin e kanalizimeve, përmes të cilit ujërat e ndotura përcillen drejt Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura Lalëz, ku i nënshtrohen procesit të trajtimit përpara shkarkimit në det.
Theksojmë se Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura Lalëz është në funksionim 24 orë në 24, duke garantuar trajtimin e vazhdueshëm të ujërave të ndotura të përcjella në impiant.
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës vijon monitorimin e situatës dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe garantimin e kushteve të përshtatshme në zonën bregdetare.
Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta në Europë për lidhjen e popullsisë me sistemet e trajtimit të ujërave të ndotura. Në vitin 2024, vetëm 12.6% e popullsisë rezultonte e lidhur me impiante që ofrojnë të paktën trajtim dytësor të ujërave të ndotura, sipas të dhënave të Eurostat. Treguesi mat pjesën e popullsisë së lidhur me sisteme ku ujërat e ndotura i nënshtrohen të paktën trajtimit biologjik, përpara se të shkarkohen në mjedis. Të dhënat tregojnë gjithashtu një përkeqësim të fortë të treguesit në vitet e fundit.
Përqindja për Shqipërinë ishte 33.6% në vitin 2018, ra në 30.9% në vitin 2020 dhe më pas zbriti në 12.6 % në vitin 2024. Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria renditet në nivelet më të ulëta. Në vitin 2024, Serbia e kishte treguesin në rreth 15.5%, rreth 3 pikë përqindjeje më të lartë se Shqipëria. Diferenca është edhe më e madhe me vendet e Bashkimit Europian. Mesatarja e BE-së arriti në 80.7% në vitin 2023, ose rreth gjashtë herë më shumë se niveli i Shqipërisë në të njëjtin vit.
j.l./ dita

Po keta mashtrues DEBILE te Rlindjes vete e pranojne se shurren dhe mutin e pasanikeve barkderra te Lalzit e flakin ne det, citoj: “… Rezidencat që shtrihen në këtë zonë janë të lidhura me rrjetin e kanalizimeve, përmes të cilit ujërat e ndotura përcillen drejt Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura Lalëz, ku i nënshtrohen procesit të trajtimit përpara shkarkimit në det…”
KUSH I BESON IMPIANTEVE TE EDI RAMES SI INCENERATORET E HAJDUTERISE QE NUK KRYEJNE ASNJE INCENERIM?
Po shkoni ne Greqi te pakten o Ujesjelles – Kanalizime te Durresit qe te mesoni se flakja e shurres dhe mutit nga plazhet ne det perben veper penale dhe fajtori denohet me gjobe dhe burg, prandaj ne Greqi ne plazhet jane projektuar gropa septike, autobotet e mutit dhe shurres i mbledhin rregullisht fekalet cdo dite nga gropat septike dhe pas perpunimit i kthejne ne plehra organike per bujqesine, ketu ne L. A. California ka fabrike kompostimi te mutit dhe shurres qe grumbullohet nga kanalet e ujrave te zeza me permasa sa disa fusha futbolli dhe asnje gram nuk lejohet te derdhet ne det, vete gazeta DITA sqaron pas kesaj deklarate debilash te Institucioneve te Shtetit se Shqypnia ka ujin me te ndotur ne Ballkan ku rendit edhe Serbine pa det ne listen krahasuese te shteteve qe ujin e pijshem e kane me fekale dhe shurre, pastaj lumi i ndotur nga “sedimentet” anonime ka grumbulluar mutin dhe shurren gjate rruges se gjate edhe nga barktharret e Rilindjes per t’u zbrazur ne det,
prandaj:
CFARE SHTETI BUDALLA ESHTE KY?
SHIKONI UJERAT E ZEZA TE LUMIT ISHEM NUK RJEDH UJE POR MAZUT FEKALESH.CFARE BEN KJO QEVERI LESHI.PER BANORET AUTOKTONE NGA KASHARI FUSHEPREZE,URAGJOLES BILAJ,ISHEM JETA ESHTE BERE E PADURUESHME.NUK JEYOHET DOT.TE VJERI KY 2 METROSHI ,TE MARE ME VEHTE EDHE KELYSHET BASHKIAKE TE CILET JANE DELE DHE JO KRYETARE BASHKISH TE QENDROJNE MAKAR 20 MINUTA.KU I CUAN FONDET E DEPOZITIMIT DHE PASTRIMIT TE UJERAVE te ZEZA FRLLIQESIRAT 2 QEVERITE BERISHA DHE RAMA TE KASHARIT.PERSE KY SPAK I QELBUR NUK VEPRON.KU E KANE TAKSEN E PASTRIMIT QE NUK E DERDHIN PRANE BASHKIVE NE TE CILIN LAG LUMI ISHEM,QE DUHET TUA MARIN BASHKISE TIRANE DHE KAMEZ.PERSE HESHTIN NJEREZIT E THJESHTE?
Mm
Cfare shteti hahaha mire nuk doli nje person te mbushte nje bidon dhe ta conte per kontroll?
Aty fajin nuk e ka shteti por populli i cili pranon te notoje ne mut vetem mos te prishet imazhi partise…asnje meshire per ate popull.
Shyqyr qe nuk paska qen mut. Tani qe te qetesoni plazhistat, nxirrni nje komunikate tjeter te sqaroni se: balta ka cilesi kurative, perdoret per SPA dhe maska lekure/fytyre. Studime klinike kane vertetuar qe stimulon mbirjen e flokut per qerosat.
Po nuk ju duket si fenomen i njohur. Ne dimer u permbytet dhe shkaku pervec mbetje urbane, ndotjeve te njerzve ishin aluvionet/sedimentet.
Ju te komunales i pastruat kanalet? Ja sqaroni dhe kete njerzve ndoshta nuk do te ndodhte kjo qe ndodhi.
Komenti i dites…
Le te shkoje tullaci i Klanit Blendi Fevziu te pije shurren me fekale te katunareve te Ishmit dhe pasanikeve te Lalzit, qe te mos mashtroje me pastertine e ujit te plazheve shqyptare ku te vjen llokma e MUTIT direkt ne goje.
As qe behet fjale tu besosh operimin e impjanteve te trajtimit te ujrave te ndohtura ca patronazhisteve dallkauke, injorante, hajdute te rilindjes se Rames. Vetem nese analizat ujit qe del nga ITUN ne nje laborator te akredituar, dalin brenda parametrave, atehere thuhet qe impjanti punon mire! Gje qe edhe ato analiza mund te manipulohen si çdo gje nga rilindasit! Justifikimi i UKD se jane mbetje te akumuluara, eshte jo i besueshem dhe i dyshimte.
sedimente = mut milioneri.
Teorikisht eshte i pademshem per shendetin. Ta hane e t’ju behet “gjak e dhjame” gjithe atyre qe kane vila ne Gjrin e Lalzit.
Ky eshte Edi Rama.I ndertuar si nje manekin Vitrinash,, i mbushur me mut. Sa me shume njoh BUFONIN,Aaq me shume nderoj ish kryetarin e Komitetit Egzekutiv te Tiranes,Myqerem Tafain,qe vertete nuk ishte i afte te llapte mirazhe,kodra pas bregu si Edi Rama,por e mbante Kryeqytetin te paster,,te gjelberuar,FRYMEMARRES.Tirana ne vitet 80 ishte nje Park natyror.
Ore ti mbyt fare se gjithe xhambazet 35 vjecar qe kane vjedhur e kane shitur droge i kane ato banesa
Perse nuk i postoni materialet more redaksia e gazetes dita apo dhe ju humet asnjanesine?