Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestimi i gazetarit amerikan, DASH: Rusia në shkelje të ligjit ndërkombëtar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arrestimi i gazetarit amerikan, DASH: Rusia në shkelje të ligjit ndërkombëtar
AktualitetBote

Arrestimi i gazetarit amerikan, DASH: Rusia në shkelje të ligjit ndërkombëtar

Published: April 11, 2023
Shpërndaje

Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë që të kenë qasje tek gazetari i gazetës Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili u ndalua në fund të muajit të kaluar, duke shkelur kështu ligjin ndërkombëtar, tha të hënën zëvendës zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.

Patel u tha gazetarëve gjatë një seance informimi se Moska e ka njoftuar zyrtarisht gjatë fundjavës Uashingtonin për arrestimin, por Shtetet e Bashkuara ende po përpiqen të kontaktojnë nëpërmjet zyrtarëve konsullorë zotin Gershkovich, i cili është arrestuar që më 29 mars, me akuza për spiunazh.

“Në këtë pikë është shkelje e detyrimeve të Rusisë sipas konventës së marrëdhënieve konsullore dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha zoti Patel.

- Publicitet -

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik ranë dakort në një traktat të nënshkruar në vitin 1964 se një zyrtar konsullor do të lejohet të vizitojë një shtetas të ndaluar apo të arrestuar të palës tjetër, brenda dy deri në katër ditë nga ndalimi, në varësi të vendndodhjes.

“Kemi theksuar nevojën që qeveria ruse ta mundësojë këtë qasje sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi zoti Patel.

Departamenti i Shtetit njoftoi gjithashtu të hënën se Sekretari Blinken mori vendimin për ta përcaktuar të padrejtë ndalimin e zotit Gershkovich, duke i bërë thirrje ndërkohë thirrje Rusisë edhe për lirimin e shtetasit tjetër amerikan Paul Whelan.

Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Avokatët e gazetës Wall Street Journal e kanë vizituar gazetarin, dhe gazeta ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje që Rusia të lirojë zotin Gershkovich dhe i kanë hedhur poshtë si qesharake pretendimet për spiunazh. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?